11/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 qershor 2000

Llotaria SHBA

Zhduken avokatët Ministria: Ishte mashtrim Faqe 5

A do të na qetësojë futbolli?

EDITORIAL Nga Agim BAÇI Mbrëmë, topi i rrumbullakët ka mbërritur mjaft sy në ekran. Evenimenti më i madh futbollistik i kontinentit të vjetër, i ka mbledhur qetësisht njerëzit rreth e rrotull ekranit. E këtij herë, ata që janë mbërthyer më shumë janë njerëz të ndryshëm, që për shumë kohë, mbushin trotuaret. Ky top i rrumbullakët, që shpesh nuk vepron “sipas logjikës”, ndodh të rregullojë logjika krejt të tjera jashtë fushës së blertë. Kjo, sidomos tek ata njerëz të një vendi të varfër, që vrasin kohën në papunësi e që janë një këmbë pranë atyre ngjarjeve, që nga gazetaret paraqiten si “të zeza”. E kanë kryer këtë “detyrë” mjaft kampionate më parë, kur krimi është i shpeshuar skutat. Shpresojmë që një gjë e tillë të na e trashëgojë dhe topi që nisi mbrëmë rrugën e vet, për të përfunduar më 2 korrik. Kështu, gazetat, në vend të kronikave të zeza, mund të japin një ndeshje. Në vend të një zënke mes burrit dhe gruas, mund të japin tonin e lartë të debatit të futbollit. Të sharat mund t’i drejtohen fushës së blertë, apo arbitrit. Mund të shajmë që nuk ka fituar skuadra jonë. Le të hedhim edhe dyshimin se ndonjë ndeshje mund të jetë e parashikuar, d.m.th e shitur. Le të themi me të gjithë nervat tona fjalë pa fund për futbollin. Le të themi fjalë pa fund... ama vetëm fjalë. Topi i rrumbullakët meriton vëmendje. Bashkë me vrapin e tij të çmendur le të na marrë edhe kronikat e zeza. Bisedat pa fund të politikes le t’i harrojmë. Le të mbyllim njërin sy për atë që politika quan manipulim. T’i shikojmë partitë si shpëtimtare e të klithim bashkë. Futbolli e meriton të na e marrë mendjen, të na mbajë të gozhduar dhe me zërin e lartë. Le të marrim pas magjisë së rrumbullakët për të harruar marrëzitë e tjera... Futbolli e jep këtë privilegj. Po a do të mundet ta kemi këtë privilegj, për t’u hutuar kënaqësisht?

“EURO 2000” faqe 21-22-23

Vritet pengu 18-vjeçar

Nuk pagoi 50 milionë lekë Gjendet i pajetë trupi i 18-vjeçarit, i cili u mor peng në pasditen e së enjtes. “Na jep 50 milionë, përndryshe do të të vrasim”. Ky ka qenë kërcënimi i shtetasve, Arm[?]lindo Bin...[?] 18 vjeç dhe Erion Hoxhës 20 vjeç, drejtuar shtetasit, Gentian Buci, i cili dje në orët e para të mëngjesit u gjet i vrarë me pushkë dhe i varrosur në një breg të lumit në fshatin Zhulat të rrethit të Gjirokastrës. Grupi hetimor ka arrestuar dy vrasësit dhe ka gjetur 300 metra larg ngjarjes armën e krimit. Arrestimi i dy vrasësve ka ardhur si rezultat i një telefonate që kanë bërë të afërm të djalit të marrë peng.

Vrasjet në familje

16 të vdekur në vitin 2000 Speciale Faqe 4

Mediu: Pjesëmarrja s’ka vlerë

KQZ pa zgjidhje dhe jashtë funksionit Faqe 2

Krimi është në ofensivë

Nëntë të vrarë në një javë Faqe 9

Dy fëmijë janë rëndë

Shfaqet fruthi në Tiranë Faqe 20

Shqiptarët: Rrallë tregu i zi

Rriten çmimet e vizave legale Ambasadat në Tiranë, tashmë kanë një muaj që kanë ndër-ruar çmimet legale të vizave. Këto të fundit janë ngritur, sikur duan të sfidojnë tregun e zi, në një kohë që megjithatë këtë paradoksi vazhdon të sundojë këtë treg, duke i dhënë tregut të zi, jo vetëm të drejtën që të jetë tregu më masiv, por, çuditërisht edhe më i sigurt. Rrallë ndodh që kush pajiset tek trafikantët e vizave të kthehet, ose të ofendohet në kufi... Faqe 5

SHBA: Greqia si Pakistani

Uashingtoni kërkon masa antiterror Kryetari i Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbimet Sekrete, akuzoi Greqinë se ishte treguar mjaft neglizhente në eliminimin e grupit terrorist që kreu vrasjen e Atasheut Britanik. “Ka kohë që jam tejet i shqetësuar me dështimin e Qeverisë Greke në trajtimin e këtij grupi”, tha senatori Richard Shelby, një republikan nga Alabama, duke iu referuar grupit terrorist “17 Nëntori”. Faqe 3

REPUBLIKA, çdo ditë 24 faq[e?] Vetëm 20 lekë

Çdo ditë me “Republikën” edhe “EURO 2000”

Kronika, analiza, komente, kuriozitete, parashikena. Gjithçka nga Kampionati Europian i Futbollit, në Belgjikë, Holandë... dhe Tiranë. Vetëm 20 lekë për 2 gazeta bashkë