01/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 korrik 2000

Zhdùket njeriu që fshehu zar fat e llotarisë amerikane

Kërkimi Faqe 3

Cilët janë fituesit e Llotarisë Amerikane

“Republika” vazhdon botimin e listave Faqe 15

PS hap dhe mbyll Kongresin Ruçi mund Majkon

PS hap dhe mbyll Kongresin Ruçi mund Majkon Faqe 6

“Republika” nuk është gjethe fiku

EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Drejtor i gazetës “Republika” Disa ditë më parë, Qeveria Shqiptare deklaroi me pompozitet se i akordoi shtypit shqiptar një fond ndihme prej 60 milionë lekësh nga buxheti i shtetit. Vendimi i Qeverisë vjen më tepër se dy vjet pas kërkesës këmbëngulëse të mediave për krijimin e lehtësirave fiskale dhe doganore, me qëllim uljen e kostos së botimit. Por “çuditërisht” pas dy vjet shurdhërie, pikërisht në vigjilje të zgjedhjeve lokale, pushteti në fuqi u “kujtua” për kërkesat e harruara të shtypit. Në fakt, vendimi i Qeverisë pasoi reflektimin e dobësive të theksuara profesionale dhe financiare të disa prej gazetave proqeveritare. Në këtë aspekt, ndihma financiare e Qeverisë ka ardhur në kohën e duhur. Çdo shqiptar, që të paktën di shkrim e këndim, nëse do t’i hidhte një sy shumave të përkaktuara për çdo gazetë do ta kuptonte se i vetmi kriter shpërndarjeje ka qenë ai politik. Pra, shpëtimi nga falimentimi i gazetave proqeveritare dhe përdorja e tyre e mëtejshme për fushatën e pritshme elektorale. Në këto kushte, gazeta “Republika” e sheh veten në pozicion të vështirë. Qeveria është përpjekur ta përdorë atë dhe disa gazeta të tjera opozitare për të mbuluar qëllimin e saj të vërtetë. Por “Republika” nuk mund të bëhet gjethe fiku për Qeverinë. Ajo nuk mund të njohë vendime, qofshin ato qeveritare, prapa të cilave fshihen qëllime të dyshimta. “Lëmosha” e shtetit nuk është mënyra për të ndihmuar shtypin shqiptar. Përkundrazi ajo është fytyra e tij e madhe. Nëse Qeveria vërtet dëshiron të ndihmojë shtypin, ajo e di se ç’duhet të bëjë. Por nëse ka për qëllim të shpërndajë instrumentat e veta të propagandës, atëherë le ta bëjë, kjo është puna e saj.

30% e fëmijëve pa vaksina

Në Shqipëri epidemitë hyjnë “pa doganë” Vaksinimi nuk do të realizohet as 70 për qind. Fushata e vaksinimit të projektuar për të filluar në shtator, quhet tani është vënë në diskutim. Mjekët e infektivit në Poliklinikën Qendrore të Tiranës shprehen për “Republikën” se “shërbimi shëndetësor në rrethe ka kohë që nuk funksionon në rregull”. Një pjesë e madhe e popullsisë se zulton të mos jetë në asnjë regjistër, ndërsa kartelat shëndetësore pothuajse kanë dalë jashtë përdorimit. Rreth dyzet për qind e popullsisë që banon në zona të largëta të vendit, rrezikon të mbetet e pavaksinuar. Kjo sepse nuk ekziston më kontrolli sanitar, ndërsa duke përfshirë të gjithë vendin, fusha do të mbulojë vetëm 70%.

Zbardhet supervjedhja e Bankës

Kejdi Korte rekrutoi policë e bankierë Prokuroria e Tiranës “kopsit” përfundimisht dosjen penale në ngarkim të supermashtruesit, Kejdi Kote. I akuzuar për grabitjen e shumës marramendëse prej 250 milion lekësh në Bankën e Kursimeve, shumë e grabitur me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, 26-vjeçari Kote rrezikon që të dënohet deri në pesëmbëdhjetë vjet burg. Kështu e përmban neni akuzues, ndërsa mësohet se të njëjtin fat do të kenë edhe 15 bashkëpunëtorët e rrjetit të tij, të cilët kishin si aktivitet të përditshëm falsifikimin e dokumenteve dhe vjedhjet me anë të dokumenteve fals. Kejdi Kote e ka pranuar akuzën. Faqe 4

Dështon projekti grek, tani me Italinë

Teatri Faqe 22

Zani, përjetësisht në burg

Gjykata lë në fuqi pretencën e prokurorit Faqe 5

PR fillon fushatën

Pritet shpallja e listës së kandidativëve Faqe 2

Kukësi ultimatum qeverisë

Peticion Kryeministrit dhe Ministrit të Rendit Faqe 7

Çdo ditë me “Republikën” edhe “EURO 2000”

Kronika, analiza, komente, kuriozitete, parashikime Gjithçka nga Kampionati Europian i Futbollit, në Belgjikë, Holandë... dhe Tiranë. Vetëm 20 lekë për 2 gazetat bashkë Faqe 11,12, 13, 14