Kaos me emrat e fituesve
Fillojnë skarcimet
Faqe 2
Ndeshje “Gjelash”
Grusht shteti në Oborr
EDITORIAL
Nga Neritan ALIBALI
Shkarkimi rrufe i tre ministrave dhe emërimi i katër të tjerëve ka lënë me gojë hapur gjithçmën e Shqipërisë. Në fakt, pakush e di arsyen e vërtetë pse Meta e bëri shuk dhe e hodhi në kosh një të pestën e kabinetit të tij.
Edhe qytetarët më të vëmendshëm nuk mund të thonë me saktësi, nëse Hajdaraga u shkarkua se përzuri kompaninë greke nga Shqipëria apo, ta zëmë, se përplasi makinën e shtetit në një aksident rrugor; se Ilir Panda kërkoi shkarkimin e 12 gjyqtarëve, apo se duhej sakrifikuar në kalkulimet politike të Aleancës për Shtetin; se Demeti kundërshtoi shtetëzimin e banesave të pronarëve të ligjshëm, apo se Partisë Socialiste i doli dikasteri i tij për “shfrytëzim”. Por një gjë dihet me saktësi: Që ky grusht në shtet, jepet pikërisht në kulmin e acarimit të luftës së klaneve brenda Oborrit Socialist.
Fitorja e padiskutueshme e Nanos në Kongresin e fundit me sa duket e ka detyruar Metën të përdorë dajakun në tufën e tij. Pushtimit të posteve kyçe në parti nga njerëzit e Nanos, Ruçi dhe Malaj, Kryeministri Meta i përgjigjet me forcimin në Qeveri të pozitave të njerëzve të tij, Gjoni dhe Legisi. Në këtë mënyrë Nano dhe Meta po e përdorin partinë dhe Qeverinë si kuat të një gare, së cilës në zot ia di fundin.
Zgjedhjet lokale janë në prag, dhe pak përtej pragut janë edhe zgjedhjet parlamentare. Nga qëndrimet e fundit të Nanos në forumet drejtuese të PS-së, vihet re tendenca për t’ia faturuar bazës një rezultat të mundshëm të pakëndshëm në zgjedhje.
Në të njëjtat pozita ndodhet edhe Meta. Paralelisht, të dy “gjelat” përpiqen t’i bëjnë bisht zgjedhjeve dhe të vazhdojnë luftën me njëri-tjetrin. E kjo ndjeshë “gjelash”, domosdoshmërisht çon në prishjen njëri pas tjetrit të “qymezave” të tyre.
Zbulohet kartela mjekësore
ERIETA Zbardhet një provë e re. Vjen përgjigja e ADN
Në kartelën mjekësore të Erieta Avdulit janë shënuar plot gjëra, por këto nuk janë bërë publike.
Sipas njërit prej ekspertëve të Laboratorit Qendror të Kriminalistikës, është vërtetuar se Erieta nuk ka qenë shtatzënë, megjithëse këtë e konfirmon edhe vizita që ka bërë Erieta dhe këtej i ka treguar në E-mail, motrës së saj Ble[t]a, ku i shkruan se “mezi po pres të mbajro[?] punën dhe të bëj një vizitë tek doktori, sepse kam frikë se kam mbetë...”, ndërkohë që po në këtë mesazh me poste elektronike ajo i thotë që “kam disa ditë me të vjella, por shpresoj të më ketë xanë gripi...”
Faqe 7
Ambulancat dalin në rrugë
Nxehtësia dhe smogu shtojnë urgjencat
Në këto ditë të nxehta vape, njerëzve u bie të fikët në rrugë. Qytetarët nuk arrijnë të shkojnë deri në urgjencë, por u pushton zemra nëpër trotuare. Vetëm dje ka pasur 7 vetë të sëmurë në gjendje të fikëti, duke ecur në rrugë. Dy prej tyre ishin pleq që qëndronin në Tregun e Ri të Tiranës. Mjekët thonë se është vera e parë që qytetarët në mënyrë kaq masive kërkojnë ndihmën e parë në rrugë. Kjo, sepse, temperaturat kanë arritur kulmin dhe qytetarët qarkullojnë më shumë.
Faqe 4
Meidani sërish nën akuzë
Kërkohet pavlefshmëria e dekretit presidencial
Ky dekret është bazuar mbi propozimin e kryeministrit Majko, i cili nuk ka qenë në detyrë kur Rama ka dhënë dorëheqjen nga detyra si nënkryetari i SHIK-ut. Zëvendëskryetari i SHIK-ut akuzon gjithashtu Presidentin Meidani për shkelje kushtetuese, pasi çilësimi i tij në dekret për paftësi në detyrë, konsiderohet si qëndrim poshtërues.
Faqe 6
Zhargoni i rrugës mbërthen radiot
Kulturë
Faqe 14
Italia, betejë kundër skafeve
Deklarohet marrëveshja 5 vjeçare e luftës
Faqe 9
Pse na mbyt pisllëku
Mungon zbatimi i ligjeve për ambientin
Faqe 11
Nuk ka fonde për shkollat
Ministria mbledh drejtorët e drejtorive zinxhirë
Faqe 13