21/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 korrik 2000

RYSHFETI

2 milionë dollarë për Ilir Metën 8 milionë për të blerë AMC-në Faqe 3

Zoti i faltë shqiptarët!

Për të qarë e për të qeshur EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Parlamenti Shqiptar, me unanimitet të plotë vendosi t’u japë fëmijëve të deputetëve aktualë status diplomatik. Ndërkohë, 250 fëmijë të sëmurë kërçënohen çdo ditë nga vdekja për mungesë gjaku në spitale. Para komedisë së Parlamentit dhe tragjedisë së fëmijëve duhet të mbyllësh gojën. Dhe të lutesh. Sepse nuk mund të bësh asgjë më Për shembull, komedia e shitjes së AMC-së po i afrohet fundit. Fundit të një kaposhi të katandisur në një thele. Për “kaposhin” flitet se janë hedhur shumë para. Dhe shqiptarët, si gjithmonë janë kuriozë të dinë kush i mori. E kush i mori paratë? Sepse askujt nuk i njihet faqja në Shqipëri. Madje, nuk i hyn as gjëmb në këmbë. Sepse e vetmja gjë që dinë të bëjnë me qejf shqiptarët është të marrin njëri-tjetrin nëpër gojë. Edhe pushtetarët. Dhe s’bëjnë asgjë më shumë. Dhe nuk u bën ndonjë përshtypje shumë semurë mbyllësh gojën. Dhe të lutësh. Sepse nuk mund të bësh asgjë më shumë. Por edhe po të bërtasësh nuk arrin asgjë. Sepse askush nuk ka nge të të dëgjojë. Shoqëria shqiptare është e shurdhër, ndërsa shteti është i zënë me punë, duke luajtur çdo ditë komeditë e veta. Fundit. Fundit të një kaposhi të katandisur në një thelë. kush i mori paratë? Kryeministri, ministri, apo drejtori? Qytetari shqiptar duhet të vrasë mendjen dhe ta gjejë vetë të panjohurën. Por edhe po nuk e gjeti, punë e madhe! Në fakt, punë e madhe nuk është edhe po e gjeti. hyn as gjemb me gjithë shumë të madhe fakti që 250 fëmijë lëngojnë për një pikë gjak. E jo më të dhurojnë ndonjë gram prej gjakut të tyre. Zoti i faltë shqiptarët dhe mjekatarët! Nuk dinë se ç’bëjnë!

KOKKALIS

Pas AMC-së, Cosmote kërkon të blejë Albtelekomin Pas AMC-së, Cosmote kërkon të blejë Albtelekomin Faqe 3

Një fëmijë shitet 30 mijë USD

Mafia shqiptare, trafik foshnjash në Gjermani Gazeta britanike “The Times” boton në numrin e djeshëm një shkrim me titullin “Mafia shqiptare shet fëmijë në Gjermani”. “Policia gjermane në bashkëpunim me atë italiane në bazë të hetimeve të përbashkëta mes tyre kanë zbuluar një rrjet mafiozësh me protagonistë shqiptarë të përfshirë në trafikun e prostitucionit, ku fëmijët e lindur prej tyre shiteshin për çiftet e pasura të Perëndimit me një çmim 30.000 dollarë secili. Deri tani nga ky rrjet trafikantësh janë shitur 30 foshnje të sapolindura. Trafikantët i detyrojnë prostitutat të ngelen shtatzane dhe më pas i dërgojnë në disa klinika të Mynihut për të kryer lindjen.

20 vjet për t’u parë efektet

Robert Çeku komenton anëtarësimin në OBT “Kina ka më shumë se tre vjet që ka kërkuar të bëhët antare e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe nuk është pranuar, ndërsa Shqipëria fitoi këtë të drejtë vetëm pas një viti përpjekjesh”. Me këtë fakt, Robert Çeku, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Shef i Departamentit të Politikave Ekonomike në Partinë Republikane, ka evidentuar formalitetin e pranimit të Shqipërisë në OBT. Kina, sipas tij është një vend që realisht zotëron një ekspansion të konsiderueshëm mallrash.

Rritja e çmimeve, faji i shtetit

Kapitalizmi kaotik çon në anarkinë e tregut Njerëzit nuk duan të dinë se cili është deficiti i buxhetit, inflacioni e të tilla tema të përgjithshme. Ata nuk kanë para të jetojnë, rrugë ku të ecin dhe energji për ndriçim. Këto janë problemet e përditshme që nuk hyjnë në treguesit makroekonomikë. Pas pyllit të shifrave makroekonomike nuk duken drurët. Faqe 4

Gjak nuk ka! Ministrat refuzojnë dhurimin

Thalasemikët . Gjak nuk ka! Ministrat refuzojnë dhurimin. Faqe 13

REPUBLIKA, çdo ditë 24 faqe vetëm 20 lekë

Rrugët mbushen me lapidarë

Shqipëria, e para në Europë për aksidente . Rrugët mbushen me lapidarë. Faqe 6

Mafia e vizave, dosja në Itali

Prokuroria shqiptare tërhiqet nga hetimi . Mafia e vizave, dosja në Itali. Faqe 8

Ministria rrit çmimin e Festivalit

Folkloriku i Gjirokastrës kërkon fonde shtesë . Ministria rrit çmimin e Festivalit. Faqe 21