Skafi me 30 klandestinë shqiptarë përplaset me motovedetën italiane
Faqe 9
Serbë e malazezë
RED AKSIONALE
REDAKSIONALE Për dy ditë rresht, shtypi socialist ka akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu, si trafikant droge, prostitutash dhe vizash. Po t’i referohesh akuzave të hedhura në treg, del se zoti Mediu i kapërcenka dukshëm përmasat e kryemafiozit amerikan të viteve ’20, Al Kapone, duke u barazuar vetëm me kreun e mafias kolumbiane, Pablo Eskobar(!)... Akuzat janë jo vetëm qesharake, por e tejkalojnë aq shumë logjikën normale të gjërave, sa që bëhen krejtësisht të pabesueshme. Është tepër e qartë se sulmet kundër kryetarit të PR-së nuk janë gjë tjetër vetëm se prologu i një fushate të dhunshme ele- elektorale, strategjia e së cilës është përcaktuar deri në detajet më të imta në kancelaritë e fshehta socialiste. Hartuesit e akuzave ndaj kreut republikan, të cilët ndodhen në nivelet më të larta të qeverisë aktuale, janë ekzaltuar aq shumë në intrigën e tyre, sa që kanë harruar
Intrigë me doza elefantesh
se duke akuzuar Medi-un, ata kanë akuzuar Shërbimin e tyre Informativ, i cili nuk ka kryer detyrën e tij kushtetuese, për mbledhjen e provave ndaj “ketij trafikanti të kalibrit të madh” për t’ia dorëzuar Drejtësisë. Duke akuzuar kryetarin e PR-së ata kanë akuzuar Prokurorinë e tyre, e cila nuk ka hapur çështje penale ndaj një personi publik të përzier “në afera të paligjshme”. Duke akuzuar Medi-un, kanë akuzuar organet e Rendit, të cilat, pavarësisht se kanë deklaruar suksese në luftën kundër Drogës, paskan lënë pa prekur huaja në Tiranë. Por qëllimi i akuzatorëve nuk është thjesht të sulmojnë qytetarin Fatmir Mediu, por Partinë Republikane, e cila ka kërkuar me insistim të luftohet krimi i organizuar, i cili është shtrirë dukshëm në nivelet më të larta të pushtetit. PR ka kërkuar dhe kërkon zbatimin e Dënimit me Vdekje, kundër kriminelëve, trafikantëve të drogës, fëmijëve dhe femrave. Sipas kësaj logjike, i bie që kryetari i PR-së, duke shprehur qëndrimin e partisë që drejton, të kërkojë dënimin e vet kapital. Intrigat e socialistëve, kanë për qëllim të dëmtojnë PR-në në zgjedhjet e pritshme lokale. Ato mbështeten në parimin: “Shpif, shpif, se diçka do të mbetet”. Por kjo logjikë nuk do të kalojë. PR dhe kryetari i saj do të reagojnë ndaj shpifjeve të PS në rrugë institucionale.
Çfarë i tha Kosta prokurorit një ditë pas zhdukjes së Erit
Fakte të reja për Çështjen “Avdyli”
Jashtë vëmendjes së Prokurorisë së Përgjithshme nuk do të mbeten as provat që mbajnë në burg ish-komisarin Dritan Avdyli.
Burime të ndryshme, disa prej të cilave në Prokurorinë e Tiranës pohuan dje në mesditë se “hetuesit kanë arritur të zbulojnë se Vangjel Kosta nuk ka qenë në shtëpi natën e zhdukjes së Erieta Avdylit”, ndërsa shtojnë më pas se më 31 mars Vangjel Kosta është takuar me kryeprokurorin e Tiranës, Thoma Jano. Faqe 7
Solis, 300 ilegalë drejt Greqisë
Skandali
Solis,
300 ilegalë
drejt
Greqisë
Faqe 13
Anarki në tregun e valutës
Banka blen dollarë në tregun e këmbizmit
Faqe 11
Gaxhai, burgim të përjetshëm
Gazmend Brakën e ndjek fati i Zani Çaushit
Faqe 9
Po vdesin 15 fëmijë
Leucemia, nuk ka ilaçe dhe analiza të sigurta
Faqe 15
AMC, shitja është e falsifikuar
Sot, Kontrata. Bllokohet operatori i dytë deri më 2002
“Cosmote arrin të mundë përfundimisht qeveritarët tanë, të ngarkuar për hartimin e kontratës dy palëshe për shitjen e kompanisë shqiptare Albania Mobil Communication (AMC).
Lëshimin e radhës që kemi qenë të detyruar të bëjmë, nënlistën e lëshimeve të deklaruara në shtypit të fundit është regjistruar tani edhe dhënia e ekskluzivitetit të tregut të celularëve për dy vjet një vazhdim për Cosmote. Me pak fjalë, atyre iu është plotësuar kërkesa për moslicensimin e operatorit të dytë deri në vitin 2002”. Faqe 2
Trafiku i drogës. Kapoja në Ministri
Kupola është përgjuar. 4500 telefonata zbulojnë sekretin
Zvicra jep alarmin. Trafiku i drogës organizohet vetëm nga shqiptarë, ndaj na jepni të dhëna dhe mundësinë hetuese me qëllim që të arrestohen kapot e këtij trafiku.
Ky ka qenë pak a shumë thelbi i një telefonate, e cila dje ka mbërritur nga Zvicra dhe ka vënë në lëvizje prokurorët shqiptarë. Sipas hetuesit, shqiptarët ishin organizatorë të rrjetit të shpërndarjes së drogës në Zvicër. Faqe 5
Serbë e malazezë ndërtuan 1500 m larg kufirit shqiptar