Skandal me Llოტarinë SHBA
3 mijë shqiptarë të mashtruar
. Skandal me Llotarinë SHBA. 3 mijë shqiptarë të mashtruar. Faqe 7
Hapu Sezam!
REDAKSIONALE. “Paraja hedh ujin përpjetë”. Ky e kanë shumë mirë para-socialistët shqiptarë. Një shifër marramendëse elekt[o]rale po përgatitet në kancelaritë e partisë së tyre. 2 miliardë lekë mendohen, të paktën deri sa të derdhen për propagandën që do të bombardojë trutë e shqiptarëve. Vetëm sa janë menduar, sepse, një Zot e di sa do të hidhen më pas. Natyrisht, njerëzit, ata të zakonshmit, nuk mund të dinë se prej nga ku rrjedhin kaq shumë para drejt thasëve të PS-së. Nuk është çudi që ata të besojnë se Nano mund t’i ketë gjetur ato, siç thuhet rëndom në të tilla raste, “me urdhrin e peshkut”. Dhe vërtetë, ai e ka bërë këtë.
Për tre vjet rresht, pushteti në Shqipëri ka drejtuar segmentet shqiptare të krimit të organizuar, traf[ik]et e paligjshme dhe kontrabandës ndërkombëtare. Me një pjesë të parave të tyre po paguhen sot posterat dhe spotet, me të cilat PS do të tentojë sërish të n[ë]nsërisë shqiptarët me përrallën e bukur të qetësisë dhe sigurisë për jetën.
PS-së i është bashkëngjitur sakaq, tufa e bashibozukëve “bashkudhëtarë” civilë, të aftë që të nxjerrin dhjamë nga pleshti, që ofrojnë para në këmbim të karrikeve rotulluese të pushtetit aktual. E sikur të mos mjaftonin vetëm këto, edhe vetë shteti është vënë në funksion të fushatës. Naftë, goma, dieta e shërbime, gjithçka në një fushatë që është mbështetur vetëm tek paraja. Ndërkohë dje, policët shqiptarë morën rrugat. Pa shërbimin nga taksa e hequr e solidaritetit. Tjesht, një shumë simbolike parash, që nuk iu del as të mbajnë me bukë familjet e tyre. E ndërsa Qeveria derdh paratë lumë për partinë e saj, policët kanë humbur shpresën për shërbimin e premtuar. Sepse Sezami nuk hapet për ta. Ai hapet vetëm për pushtetin...
Lista e studentëve që duhet të paraqiten nesër, nga ora 9.00 - 14.00 dhe 15.00 -17.00 në Ambasadën Italiane, si dhe dokumentat me të cilat duhet të jenë të pajisur
. Faqe 13
Trafikanti i drogës “Sonila” fillon të flasë
. Funksionarë të Rendit Publik, badigardë e këshilltarë kanë komunikuar me turkun Xhevdet Çelik. Faqe 3
Fushata e PS, 2 miliardë lekë
Socialistët hapin thesin për zgjedhjet
. Fushata e PS, 2 miliardë lekë. Socialistët zhvarrosin paratë e akumuluara për fushatën e tyre të zgjedhjeve lokale të 1 tetorit. Kështu kryefinancierja e partisë së tyre shkon dhe ankohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fondin e akorduar nga buxheti i shtetit për fushatën, më të madhe të koalicionit qeverisës, grupi i financave që ajo drejton në selinë qendrore të partisë së saj, llogarit shuma kolosale shpenzimesh për fushatën e PS-së.
Nga burime tepër të besueshme të “Republikës” brenda shtabit qendror elektoral të socialistëve shqiptarë mësohet se shuma e llogaritur për t’u shpenzuar në këtë fushatë në të majtët shqiptarë arrin në rreth 1,2 miliardë lekë.
Faqe 3
Mediu: Besojmë në vlerat që mbrojmë
PR mbështetet tek familja, prona dhe dinjiteti
. “Një komb nuk mund të zhvillohet e të ketë vlera në qoftë se nuk ndahet nga krimi, i cili ka mbërthyer sot strukturat shqiptare dhe në përgjithësi shoqërinë shqiptare. PR do të kthejë qërinë shqiptare. PR do të kthejë edhe një herë sytë nga lufta kundër krimit, vdekja e krimit në emër të jetës së qytetarëve shqiptarëve, në emër të fëmijëve dhe të familjeve tona”. Kështu ka deklaruar në konferencën e djeshme për shtyp Fatmir Mediu, kryetari Partisë Republikane. Faqe 2
Ambasadat, kushte të tjera për vizat
Dyfishohet numri i dokumentacionit të kërkuar
. Vitin e fundit kontrolli për verifikimin e dokumentacioneve, që qytetarët shqiptarë paraqesin për vizë në ambasadat e huaja, është forcuar gjithnjë e më shumë. Jo vetëm kaq. Vështirësitë në dhënien e vizave tashmë janë bërë gjithnjë e më të dukshme. Për vitin 2000, janë ulur me 1000 vetë kuotat vjetore, për shqiptarët të cilët dëshirojnë të punësohen në Itali. Faqe 14
Eli Fara, magjia e këngës popullore
. Faqe 21
Jozefina Topalli qëllohet në Vlorë
Pritë e armatosur për Nënkryetaren e Parlamentit
. Jozefina Topalli qëllohet në Vlorë. Faqe 9
Ramiz Alia kërkon strehim politik
Ish Presidenti strehohet tek Antoni Athanas në SHBA
. Ramiz Alia kërkon strehim politik. Faqe 9
25 të vdekur në 7 ditët e javës
Kronika e javës/Krime, ekzekutime, aksidente
. 25 të vdekur në 7 ditët e javës. Faqe 6