Paralajmërim i frikshëm i specialistëve
Kanceri pritet të bëjë “kërdinë”
Faqe 9
Nuk ka pagë në fushatë
EDITORIAL
Faqe 9
Nuk ka pagë në fushatë
Ministria e Rendit garantoi që fushata e zgjedhjeve do të shkojë edhe e qetë. Një gjë e tillë është thënë vetëm një ditë pas deklarimit të zotit Poci, se incidenti i zonjës Topalli është një sajëse e kësaj të fundit. Ndërkohë, nga njerëzit e Selisë Blu janë bërë betime dhe përbet- ime se në rast të një historie të ngjashme, reagimet do të jenë të ndryshme.
Deputeti Braho bën një artikull në gazetën e partisë së vet dhe denoncon një plan të zotit Berisha për të vrarë një lider të PD. Akuza ka ngjashmëri me ngjarjen e Azemit. Me që jemi në prag të shtatorit, memoria freskohet. Nga Prokuroria ende nuk ka ndonjë deklarim optimist për zbardhjen e krimit ndaj Azemit. Dihet që në meshtaror, në mes-fushatë më saktë, skadon afati 2-vjeçar i hetimeve dhe Prokuroria duhet të flasë ose të arkivojë çështjen.
Është e vështirë me këto që po na dëgjojnë veshët të parashikosh paqe në fushatë. Ministri Poci vetë është deklaruar në disa ditë rresht, në mënyrë kontradiktore, në lidhje me incidentin e Vlorës. Fillimisht u premtua për zbardhje të çështjes. Ulqini, kryetari i PS-së në Tiranë, foli për banda rivale dhe një ditë më pas doli që zonja Topalli e kishte sajuar vetë rengun. Më tej, topi kalon në PD. Zoti Berisha mallkoi socialistët në pushtet, ndërsa Topalli tregoi gjithë ç’i kishte ndodhur, duke mos harruar as ndjenjat mëse-mësore, ndërsa një oficer i Gardës rrezikon vendin e punës. Të gjitha këto nuk janë thjesht deklarime, por lajmërojnë klimë të nxehtë në një fushatë, ku një kandidat cënohet fizikisht, një tjetër moralist, një tjetër profesionalisht, ndërsa dikush nga vendndodhja. Jemi ende në ditën e fundit të gushtit. Fushata nis në shtator, kurse armët e bastioneve politike janë ngrehur. Dhe më pas nis batërma, siç ndodh rëndom, ndërsa votuesit duhet të shprehen për kandidatët e tyre, të cilët mbështeten nga njerëz-kallashnikovë.
Vriten dy vetë, plagoset polici
Plumba në Kavajë për motive qesharake
Për disa bagëti që kullosnin në kullotën e tërave ka ndodhur një tragjedi. Dy persona të vdekur dhe një polic i plagosur në gjendje të rëndë ka qenë rezultati i një ngjarjeje të ndodhur dje në një fshat të Kavajës. Gjithçka ka ndodhur rreth 07.40 të mëngjesit të djeshëm, kur 14-vjeçari Kudret … nga fshati Gosë e Vogël, … bagëtitë e tij për të kullotur në tokat e Beqir Seferit. Por, kjo gjë i ka ngritur nervat 45-vjeçarit Seferi, i cili nuk ka pritur që të merret vesh më parë …, dhe i drejtuar kështu armën e zjarrit. Disa plumba kallashnikovi e kanë shënuar për vdekje, djalin 14 vjeç, i cili është plagosur rëndë dhe pas kësaj është dërguar për në spitalin e Rrogozhinës.
Faqe 5
Socialistët, hi syve OSBE-së
Nano dhe Meta, gogolët televizivë të fushatës
Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, vendos të fitojë në mënyrë të paligjshme minuta për propagandë elektorale, duke i zhvilluar të gjitha aktivitetet e fushatës së bashku me kryeministrin Ilir Meta. Në këtë mënyrë, Nano përveçse do të ruajë nga trupa e Gardës së Republikës, të cilët do të shoqërojnë kryeministrin gjatë gjithë fushatës, do të marrë edhe minuta nga Televizionet dhe radiot publike e shtetërore.
Faqe 4
Qeveria, borxh 3,8 miliardë
Punonjësit e AMC-së denoncojnë mashtrimin
Kompania italiane IMI, e cila mori përsipër menaxhimin e shitjes së shoqërisë së celularit shqiptar, ka përfituar 8,5 milionë dollarë. Albanian Mobile Communication (AMC) duke qenë se i përket sektorit strategjik, nuk mund të privatizohej nga vetë Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, por nën kujdesin e një kompanie ndërkombëtare të specializuar për këtë proces. Një gjë e tillë parashikohet edhe në ligjet shqiptare.
Faqe 7
Nuk ka demokraci pa pronë private
Shoqata kombëtare “Pronësi me Drejtësi”
Faqe 14
Më 3 shtator, PR hap fushatën elektorale
Ditën e diel, datë 03.09.2000 ora 11.00, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, PRSH hap fushatën elektorale. Duhet të marrin pjesë të gjithë kandidatët e PR për Kryetarët e Bashkive dhe Komunave të vendit si dhe Kryetarët dhe Sekretarët e degëve, të PR në rrethe.
Kryesia
“Për një Tiranë që meriton më shumë”
PR prezanton kandidatët për Bashkitë e Kryeqytetit
Faqe 2,3
PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE 1991
PER TIRANEN
Dr. Maksim Haxhia, juristi i shquar që do të drejtojë Tiranën