05/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 shtator 2000

ABUZIMI

Fonde të reja për fushatën e ministrit 21 qiraxhinj paguajnë për Edi Ramën Faqe 3

Është koha për të ndryshuar

REDAKSIONALE Që prej 10 vjetësh në Shqipëri flasin për ndryshime. Ndryshime të mëdha, ndryshime të thella, ndryshime radikale, për të shk- lura nga rrënjët te këqen mallkuese që na mbërtheu për më shumë se gjysmë shekulli... Parti masive, lidere karizmatikë, militantë fanatikë të ekzaltuar, demagogë fusha- atash dhe pushtete demagogjikë kanë folur dhe vazhdojnë të fla- sin për ndryshime, pa tentuar madje as të ndryshojnë tekstet e fjalimeve dhe premtimeve të shumëlistuara elektorale. Emrat e kandidatëve venë e vinë, postet ndërrohen dhe sloganet elekto- vendit... Ndërkohë që ajo, Sh- qipëria, rri aty ku ishte, e zbehtë dhe gjithmonë e më shumë shpresëvarrë. Ndërkohë që ata, shqiptarët, zhyten më keq në varfërinë dhe shpresëmungimin e tyre. Ndërkohë që ne, banorët e fundit të kësaj toke (një pjesë e madhe ka marrë arratinë nëpër botë, ku “me letra” dhe ku ilegale), rrimë aty ku jemi mësuar të rrimë, duke pritur të ndjejmë sadopak, qoftë edhe si një fllad të lehtë e zhurmëpakë, atë për të cilën po na një fjalë e urtë e popullit tonë. Tani, më shumë se kurrë është koha për të ndryshuar. Tani më shumë se kurrë është koha për të mos lejuar të na gënjejnë jo për të dytën, por për të disatën herë. Gënjeshtarët janë në pushtet dhe presin të tallen përsëri me ata që presin t’u besojnë. Ndërsa republikanët, ata që besojnë në atë që thonë, janë pranë njerëzve, pranë së vërtetës së hidhur të tyre, me ëndrrën, dëshirën, mundësinë dhe forcën për të ndryshuar gjithçka. atash dhe pushtete demagogjikë kanë folur dhe vazhdojnë të flasin e vijnë, postet ndërrohen dhe sloganet elektorale retushohen, duke u bërë më mallëngjyese, ose më të ashpër (sipas rastit dhe pozicionit politik të partisë përkatëse në raport me masat dhe pushtetin), shtabet e kandidatëve dhe ekipet fushatke të tyre shkarkohen dhe emërohen rishtaz, fondet ngrihen dhe ulen, sipas rastit dhe tyrе. letra” dhe ku ilegale), arrijmë sadopak, qoftë edhe si një flad të lehtë e zhurmëpakë, atë për të cilën po flasin qysh prej 10 vjetësh, Erën e Ndryshimeve të Mëdha. A ka shpresë? Po të mos ishte edhe kjo fjalë, pa dyshim që do të kishim vdekur! Por a duhet të presim? Pa dyshim që jo! “Nëse më gënjeve një herë, faji ishte i yti. Por nëse do të më gënjesh për herë të dytë, faji do të jetë i imi”, thotë ... për të ndryshuar gjithçka. Ata nuk kanë gënjyer ndonjëherë. Ndoshta sepse nuk kanë patur mundësinë të bëjnë një gjë të tillë, ndoshta edhe sepse nuk dinë të gënjejnë. Koha do të tregojë shumë të vërteta, siç ka treguar shumë gënjeshtra deri më sot. Është koha të ndryshojmë, duke filluar nga vetja jonë, nga vota jonë.

OSBE akuzon mediat elektronike

Po shkelet paanshmëria ndaj subjekteve politike OSBE denoncon njëanshmërinë e TVSH-së dhe TV private në pasqyrimin e fushatës elektorale. Organizmi ndërkombëtar ka reaguar dje në lidhje me pasqyrimin e njëanshëm të fushatave të partive politike nga Televizionet. Në shënjestër ka qenë TVSH-ja, e cila gjatë këtyre dy ditëve i ka dhënë një hapësirë të paimagjinueshme në edicionet e lajmeve, partive të koalicionit “Aleanca për Shtetin” dhe veçanarisht PS-së. Zëvendë-drejtuesi i OSBE-së, Xhovani Porta, në një intervistë dhënë për një nga mediat elektronike, radio “Europa e Lirë”, ka deklaruar se disa nga TV gjatë pasqyrimit të fushatës elektorale kanë shkelur rregullat e normat e përcaktuara. Faqe 4

MAPE dhe BEP, në dyshim fushatën

Kërkohet zbardhja e incidentit të Peshkëpisë Drejtues të MAPE, BEP dhe të Komisionit Parlamentar të Rendit dhe SHISH i kanë kërkuar Ministrisë së Rendit zbardhjen e incidentit të Peshkëpisë. Sipas tyre, moszbulimi i kësaj ngjarjeje është një minus për Policinë shqiptare, e cila është angazhuar se do të organizojë zgjedhje të qeta dhe të lira më 1 Tetor. “Në rast se nuk zbardhet incidenti Topalli, policia ngelet e dyshuar në vazhdimin e mëtejshëm të fushatës elektorale”. Faqe 4

Shqiptarët flenë me vdekjen mbi kokë

Ndërtimet Faqe 9

Gjyakata shtyhen proceset ditën e parë

Institucionet e drejtësisë fajësojnë njëri-tjetrin Faqe 8

400 studentë arsimohen me pagesë

Universitetet/Kuotat dytësore, të gjitha me konkurs Faqe 21

Qeveria shkel ligjin “Për Teatrin”

Meta injoron ligjin që kushtoi një grevë urie Qeveria Meta ka shkelur ligjin Nr. 8578, “Për Teatrin”. Gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi, ligji jo vetëm nuk zbatohet, por edhe shkelet paturpësisht nga Qeveria dhe Ministria e Kulturës. Shumëkujt kjo mund t’i duket pabesueshme, po të sjellë ndërmend kokëfortësinë deri në cinizëm të Qeverisë Meta për të miratuar një ligj aq të kundërshtuar, që kishte ngjallur aq polemika, protesta e greva dhe që solli si pasojë edhe të parën grevë urie të artistëve në histori. Faqe 23

“PËR SHQIPËRINË, QË MERITON MË SHUMË”

Më 1 tetor, republikanët do të dinë të tregojnë vlerat e alternativës së tyre PRSH hap fushatën elektorale Faqe 11,12,13,14 PËR SHQIPËRINË QË MERITON MË SHUMË

Njoftim

Sot, ora 10.00, në Selinë Qendrore të PRSH Kryesia dhe Dr. Maks Haxhia japin konferencë shtypi.