Anulohen aplikimet e shqiptarëve
Mijëra zarfa përfundojnë në kosh
Faqe 7
Rivrasja e politikës shqiptare
EDITORIAL
Nga Agim BAÇI
Kë mban peng precedenti Azem Hajdari? Jemi pa një deputet, pa një lider politik dhe babain e një familjeje, apo me një histori që mund të mbajë dyshimin mbi çdo institucion ligjor, politik apo moral? Jemi me një politikan të vrarë, apo me një histori që ka vrarë dhe mund të rivrasë politikën?
Dy vjet më vonë, pa asnjë vrasës të akuzuar ligjërisht dhe me shumë vrasës të dyshuar, të zhdukur njëri pas tjetrit, mbetemi peng i një historie që nxin të 10 vitet e fundit që mendojmë se shtrihemi në demokraci... Një grup prokurorësh, vetëm dy vjet më vonë pranon me gjysëm zëri ato që natën e vrasjes i kish kundërshtuar me forcë. Në krye të partisë më të madhe në pushtet, gjendet ai që u duk e vetmja viktimë e zemërimit. Ndërsa njerëzit e zemëruar dy vjet më parë e kanë të vështirë të besojnë se, do të zhduket një cep i një gazete të përditshme që numëron ditët që kalojnë me fshehjen e vrasësve të tij.
Kë mban peng precedenti Hajdari dhe a mund të zgjidhet ai vetëm nëse partia në të cilën bënte pjesë vjen në pushtet? A do të mund të rikthejmë moralin politik të trazuar me vrasjen e natës së 12 shtatorit, nëse ditë apo vite më vonë do të deklarojmë si emra vrasësish disa persona të zhdukur mes tyre. (Të paktën vetë kryeministri nuk nguroi të paralajmërojë se po vitren vrasësit e Hajdarit!).
Precedenti Hajdari, i mbetur mes një enigme të gjithshme të grupit të prokurorëve dhe gjyqit të dështuar të 14 shtatorit, do të vazhdojë të mbetet varur në historinë e politikës, për aq kohë sa gjithë protagonistët partiakë e shtetërorë të mos ulen për të shpjeguar atë që ka shëmbur në jetën e këtij vendi ajo natë.
Rastin Hajdari, më shumë se gjetja dhe dënimi i vrasësve mund ta zgjidhë dënimi dhe shpjegimi i rastit. Deri sa një gjë e tillë të mos ketë ndodhur, politika do të vazhdojë të rivritet, ndërsa historia e rrjedhës së saj të dyshohet.
Abuzim me ligjin
Meidani dhe Ruka
Miliona nga tekstet shkollore
Vazhdon botimi i listave me emrat e personave që kanë fituar të drejtën për punësim në Itali
Faqe 16
Faqe 5
Meta kundërshton Metën
Një firmë mashtruese korrupton shtetin
Firma Italiane e shtrimit të rrugëve, Falcione, para disa ditësh ka rifituar përsëri të drejtën për të konkurruar në një tender, të cilin madje, edhe e ka fituar, për shtrimin e një objekti rrugor në aksin Durrës-Kukës. Para dy muajsh kryeministri Ilir Meta, ka kërcënuar firmat që punojnë në segmentet rrugore të Korridorit Tetë, për prishje kontrate, për shkak të zvarritjeve në kohë të punimeve dhe realizimin e tyre me cilësi të dobët. Drejtues të lartë të Ministrisë së Transportit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve (DPR), kanë dalë me mendimin se anulimi i tyre me këtë kompani, shoqërohet me kosto shumë të lartë.
Faqe 9
Nano sheh ëndrra me sy hapur
Shefi i PS, gjengen të vetët: Më pritën 500 mijë vetë
Faqe 4
Fqinjët qortojnë prokurorin Rakipi
Italia: “Keni shumë krime të rënda, pa zbardhur”
Faqe 6
Vritet korrespondenti i “Rilindjes”
Kosovë/ Sulm mbi gazetarinë shqiptare
Faqe 17
Ministri i Kulturës, pa etikë
Amerikanët: Jo fondet e shtetit për fushatë
“Dorëheqja e Edi Ramës, varet nga ligjet dhe nga etika e politikës shqiptare”.
Ky ka qenë komenti i bërë dje nga vetë përfaqësuesit e Institutit Demokratik Amerikan (NDI) gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Patrick Cooney, përfaqësues i delegacionit të NDI-së, deklaroi se nëse kandidati socialist duhet të japë dorëheqjen nga posti i ministrit apo duhet ta mbajë atë kjo varet nga ligjet.
Faqe 3
Veli, filozofi për kryebashkiak
Republikanët hapin fushatën në Durrës
Me sloganin “së bashku për një Durrës që merito n më shumë”, Partia Republikane hapi dje fushatën elektorale në qytetin bregdetar të Durrësit. Ishin të pranishëm në këtë aktivitet nënkryetari i Partisë Republikane Shqiptare, Maksim Begeja, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Robert Çeku, Sekretari Organizativ Aleksandër Garuli dhe drejtues të Degës së Partisë Republikane të Durrësit.
Faqe 2