Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E premte, 20 Tetor 2000

Gilman: Hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri

Limprecht, takim kokë më kokë me Nanon Faqe 3 REDAKSIONALE Ndërsa partitë vazhdojnë të marrin ende të papërskishme të dhënat për votat dhe për emrat e deputetëve fitues (përveç atyre të PD-së dhe aleatëve të tyre) duket se nuk ka, të paktën deri tani, asnjë forcë dhe dëshirë për të mësuar të vërtetën se ç’ka ndodhur realisht. Të vetmit që vijojnë të merren seriozisht, qoftë dhe me humorin dhe qetësinë e tyre të zakontë, me shumicën e shkeljeve të votës së lirë dhe me manipulimet e zgjedhjeve janë zyrtarët e lartë të diplomacisë perëndimore. E para ka qenë zonja e njohur për vegëllitë e komunizmit të ri, zonja Kooke, e cila deklaroi tani më me bindje se në Shqipëri ka ndodhur një farsë elektorale. Menjëherë pas saj përfaqësuesi tjetër i diplomacisë perëndimore të zgjedhjeve perëndimore, diplomati amerikan z. Gilman, ka qenë shumë më i ashpër në denoncimin e asaj që ka ndodhur në Shqipëri, por edhe më konkret në thirrjen që ka bërë. Ai është prononcuar për një hetim të të gjithë manipulimeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Kaq serioze e ka konsideruar ai problemin, sa ka kërkuar të hetohen dhe të gjitha qendrat e votimit, qoftë socialiste, qoftë anarkiste, qoftë edhe demokrate. Natyrisht, cilësimi i zgjedhjeve dhe kërkesa për kontrollimin e të gjitha qendrave të votimit është jo vetëm një veprim i rrallë, por edhe i domosdoshëm. Mbetet vetëm të shpresohet se një nismë e tillë do të vazhdojë të mbështetet nga diplomacia perëndimore dhe se shumicës socialiste do t’i hiqet paqja e humorit që po shfaq për denoncimet e manipulimeve. Kështu të do, të thënka tjetri.
Gilman Limprecht Nano Kooke Shqipëri

Shuplakat dhe kallaji paszgjedhor

“S’duhet për të bërë “koq” ashtu siç na ka numëruar në të kaluarën”, ka thënë Peter Feith, ka njoftuar ngjarjen e kallajit. Zgjedhjeve të manipuluara dhe të grabitura po duket se po u vjen një javë… Qëndrimi i Feith ka qenë i prerë, i qartë, dhe aspak i tërhequr nga prononcimet e mëparshme. Ai ka deklaruar se vendi ynë tashmë vuan prej pasojave të kësaj situate, në ekonomi dhe në politikë. Pasuesja e kësaj situate mund të jetë një humbje e interesit të investitorëve dhe e financimeve, ka thënë. Kështu që po standardi…
Peter Feith

Greqia nis “Fshesën”

Kthehen në kufi 300 emigrantë Faqe 6 Greqia nis operacionin “fshesë” për të dëbuar 300 emigrantët e paligjshëm nga vendi. Policia greke në shenjë alarmi ka njoftuar se emigracioni i paligjshëm është shkaku i përkeqësimit të rendit dhe i organizimit të veprimtarisë kriminale në Athinë. Sot me qindra emigrantë shqiptarë do të dëbohen dhe do të kthehen me autobuzë nga Athina për në Janinë, për t’u nisur më pas drejt kufirit të Kakavijës. Në pikat e kalimit në kufi…
Greqi Athinë Janinë Kakavijë

Dollari ul në gjunjë lekun

Tregtarët: Çmimet do të rriten deri në fund të vitit Faqe 4 Dollari amerikan forcoi sërish… ne kursin e këmbimit. Valuta amerikane, me rritjen më të fuqishme, edhe tregjet ndërkombëtare, ka ndikuar… Për këtë arsye importuesit dhe tregtarët pritet të rrisin çmimet e shitjes te konsumatorët.

Shtyrje e vështirë për pushtetin e ri lokal

Bojkoti rrezikon përsëritjen e zgjedhjeve Faqe 4 Ngrirja e procedurave apo dhe shtyrja e zgjedhjeve vendore dhe subjekteve zgjedhore ka përcjellë këtë situatë. Këshilltarëve të rinj komunalë apo bashkiakë do t’u shkarkohen të gjitha vendimet e sapo miratuara, po ashtu të gjitha dëshmitë e fituesve nga ana e zgjedhjeve të 1 tetorit. Për këtë arsye PD ka deklaruar se asnjë këshilltar i ri i dalë nga votimet e 1 tetorit nuk do të marrë pjesë në konstituimin e këshillave sapo të shkarkohen të gjitha këto vendime. Për këtë arsye mos marrja pjesë e këshilltarëve të opozitës, të orientuar nga Partia Demokratike dhe e vetmja forcë e interesuar në anulimin e zgjedhjeve të manipuluara, qëndron në respektimin e ligjit dhe të Kushtetutës.

SIGMA / KRIST-OLL / HARRI LENA

Pranga, donte të rrëmbente 18-vjeçaren Konferencë Shtypi Sot ora 11.00, në selinë qendrore të PRSH, kryesia jep një konferencë shtypi. SIGMA Shoes & pants private o shqiptare Adresa: Rr.“Asim Vokshi” Wilson, nr. 7/F, Tiranë. Tel: 365 472 02 024 Fax: 365 472 363 023 KRIST-OLL servis dhe pjesë këmbimi automjeti për MAKINA TUA. Adresa: Zogu Zi Tiranë-rrethrrotullim PER MAKINA TUA pranë depo me shumicë HARRI LENA Ju ofron vija najloni, inerte, prodhim granulat, për të gjitha moshat, me përshëndetjet për organizatorin tuaj
Tiranë Zogu Zi