29/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

29 tetor 2000

RREFIMI

. Për herë të parë tregon të vërtetën e atentatit. Gafur Mazreku: Me Azem Hajdarin më futi në sherr Fehmi Abdiu. Faqe 12,13

Të pakëtën, të kishim kryeministër

EDITORIAL. Nga Genci ÇOBANI. Drita nuk kemi, ujë jo se jo. Paratë po nuk i mbledhim spekulatorët që mezi kanë pritur këtë ditë për të na rjepur atë pak lekure që na ka lënë një Qeveri indiferente dhe impotente, e paaftë të menaxhojë edhe fitoren elektorale (se për krizat as që bëhet fjalë). Askush nuk mund të thotë se këto mungesa janë pak. Përkundrazi, në një farë kuptimi, ose më mirë akoma, në të gjithë kuptimin e fjalës, ato dalin dhe tejkalojnë për u bindur se ekzistenca jonë është vetëm një marrje fryme kashfërore, ose siç është bërë zakon të thuhet në zhargonin e rëndomtë të gjithë së parditshme: “Rrojmë sa për të thënë”. Megjithatë, kriza e humbjeve, pesha e rëndë e mungesave është kthyer tashmë, me të gjithë egërsinë e saj ndëshkuese kundër nesh. Edhe atë pak “kënaqësi” që na kishte ngelur, hipokrizinë qeveritare, premtimet dhe “qarjet e halleve”, kjo periudhë sanksionesh na i hoqi, duke na lënë edhe pa kryeministër. Nuk mund të ngjallë ndjenjë tjetër, përveç irritimit ekstrem dalja e personazhme në televizion, publikimet e intervistave dhe bisedave të rëndomta të të zotit Meta për probleme të ndryshme të globit, duke filluar që nga zgjedhjet në Kosovë (të cilat, ndoshta vetëm për Metën dhe kabinetin e tij qeveritar nuk kanë nevojë) dhe krizën në Lindjen e Mesme, sa kohë që ende, i njëjti kryeministër (që për fatin e keq të shqiptarëve është kryeministri i tyre), nuk ka thënë publikisht një fjalë për dritat. Le të justifikohej të paktën, le të premtonte, le të thoshte se kriza e dritave është vepër e opozitës. Gjithësesi, edhe pse dritat nuk do të na i sillte, disa njerëz, ata që bëjnë sikur i besojnë do t’i gëzonte. Do të shikonim, të paktën se kryeministrin e kemi mirë me shëndet dhe do të ndërronim (sic do të na thoshte ai) së drita, ujë, bukë do të kishim një ditë. Por ja që, as kjo nuk po ndodh. Ndërsa në botë, në të tilla raste japin dorëheqjen...

URIA

Gjyësma e Tiranës në radhë para dyqaneve. Dorëzohen tregëtarët e periferisë . URIA. Kriza arrin kulmin, buka 700 lekë. Shtrenjtohet dhe mielli, 7 mijë lekë më shumë. Furrat pa punë hedhin brumin në rrugë. Faqe 3

Pretëh(o)het Komisariati, një i vrarë

Krisma lufte në Laç, rikthehen trazirat . Pretëh(o)het Komisariati, një i vrarë. Një i vrarë nga Policia dhe një situatë që ka dalë jashtë kontrollit në Laç. Ky ka qenë bilanci i asaj që ndodhi dje në këtë qytet, pavarësisht se situata do të përshkallëzohet dhe me kë, nëse Policia nuk do të kishte qëlluar. Një miting me leje i Partisë Demokratike ka shkaktuar dje pasditen një rrëmujë dhe kaos të vërtetë për banorët e këtij qyteti, të cilët pas ngjarjes së rëndë që ndodhi u detyruan të mbyllen në shtëpi. Ngjarja nis me një miting të Partisë Demokratike, për të cilin autoritetet policore vendase kishin dhënë leje. Pak minuta para se të fillonte protesta e demokratëve, pikërisht në momentin që uniformat blu kishin bllokuar aksin kryesor të sheshit të qytetit. Faqe 5

Nano kërkon shkarkimin e Muçit

Socialistët vazhdojnë sherrët për Qeverinë . Nano kërkon shkarkimin e Muçit. Tashmë, debati Meta-Nano për ndryshimet në qeveri ka “ngecur” vetëm tek emri i Paskal Milos. Lajmet e dala nga njerëz pranë kryesocialistit, por që nuk mohohen as nga burimet pranë kryeministrit, bëjnë të ditur se lista e ndryshimeve do të jetë “sherr i hapur” gjer në momentet e mbarimit të mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, që do të zhvillohet pasnesër. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, emri i Paskal Milos nuk është debati kryesor mes “dy miqve” të rëndësishëm socialistë. Faqe 4

Begeja: Tani, drejt selive ndërkombëtare

Republikanët shpallin strategjinë e protestave . Begeja: Tani, drejt selive ndërkombëtare. “Protestat tonë së bashku me dokumentacionin e plotë të manipulimeve të kryera nga socialistët dhe strukturat e tyre do t’i paraqesim pranë selive të organizmave ndërkombëtare në Europë dhe pranë Departamentit Amerikan të Shtetit”. Kjo u tha dje para gazetarëve nga nënkryetari i PR, Maksim Begeja për rrugën që do ndiqet ndaj manipulimit të 1 Tetorit. Faqe 2

Një telefonatë për vrasjen e Altin Hoxhës

. Faqe 7

12 vjeçari vret me çifte nusen e xhaxhait

. Faqe 8

Ilacet për shqiptarët blihen në Indi

Zbulimi . Ilacet për shqiptarët blihen në Indi. Faqe 11