19/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 dhjetor 2000

THESARI Si u vra në Itali njeriu që dinte Kodin

THESARI “Masakra” ndaj arit shqiptar ka filluar në vitin 1989 Si u vra në Itali njeriu që dinte Kodin Faqe 5

Vritet përdhunuesi me një plumb në kokë

Lista e re me emrat e personave që kanë fituar të drejtën e punësimit në Itali Faqe 15 Ishte shpallur në kërkim 4 muaj më parë Vritet përdhunuesi me një plumb në kokë Viktima, bashkë me dy të tjerë, kishin ushtruar dhunë seksuale mbi një grua Faqe 6

Rruar dhe qethur

EDITORIAL Nga Gençi ÇOBANI Nga Brukseli u kthyen pothuajse bosh, në Shkup dolëm si rruar dhe qethur, në Zagreb nuk na pranuan as për “shoqëri” teksa refuzuan marrëveshjen e asociimit, në Sarajevë... Një zinxhir i gjatë dështimesh të pafund dhe pasojat. Varfëri, errësirë, mungesë perspektive, dëshirë e kthyer në pasion të shfrenuar për të braktisur sa më parë këtë vend të pashpresë. Më keq akoma, një kryeministër që flet për sukses dhe quan të vërbër atë që nuk i sheh ato, një maxhorancë që për çdo dështim nxjerr në fajësinë në kor opozitën dhe një kor i tërë kasnecësh progeveritarë, të cilët kur është nevoja janë gati të kacafyten edhe me investitorët, politikanët, qeveritë e huaja, deri edhe me kontinente të tëra, për “pabesitë” dhe “zhgënjimet” që u shkaktojnë kokave të vendit, të cilët vetë tjerash, kanë edhe “meritën” që të ushqejnë me kredi shtëpish, solistet e korit të kasnecëve. Çfarë po ndodh me këtë vend? Edhe sikur fjala fatkeqësi të përdorej si përgjigje për këtë pyetje munduese për çdo shqiptar (edhe për ata që mallkojnë politikanët e ka lënë “besnikë” të votës ndaj partisë tradicionale fë familjes), do të ishte pak. Pasi vetë fatkeqësia do të ndjehej e pafat para kaosit që na ka pushtuar, deri edhe para paaftësisë së të lypur para nga bota. Jugosllavia, ende e pabesueshme në “demokratizimin” e saj ditë megjithatë të merrte 500 milionë dollarë për energjinë, ndonëse, ashtu si Maqedonia, e cila mori jo më pak se 200 milionë, nuk po vuante errësirën e Shqipërisë. Ndoshta nesër do të thërrasim përsëri për zhgënjime, edhe pse në Bruksel, ashtu si në Sarajevë, si në Shkup, si në Zagreb e kudo gjetkë, shkuam pa projekte, pa strategji, pa një vizion profesional për atë që duhet të bëjmë. Administrata ndërkohë vazhdon të marrë rrogë, madje, për pagat të marra edhe nga 3 rroga shpërblime për Vitin e Ri(?)!... Faqe 5

Majko, pjesë e dialogut, por jo përgjegjës për të

Njerëzit e ish-kryeministrit kundërshtojnë kreun e PS “Majko, pjesë e dialogut, por jo përgjegjës për të” Nano-Meta, kërkojnë të nxjerrin të humbur Majkon Pandeli Majko nuk do të jetë zgjasë dorën Opozitës në emër të një mandati të pagartë politik, edhe pse këtë mund t’ia kërkojë kryesia e partisë së tij. Bashkëpunëtorët e ish-kryeministrit Majko kanë kundërshtuar idenë e kryesocialistit Nano për t’i deleguar atij përgjegjësinë e dialogut me Opozitën.

Dy pistat e reja të vrasjes

Dosja “Avdiu”, krimi që tronditi rendin Dy pistat e reja të vrasjes Policia po heton mbi hakmarrjen dhe larjen e hesapeve Faqe 7

10 për qind e të vdekurve janë foshnje

Në një vit Speciale, faqe 12,13

Meta, në gjyqin e artistëve dhe studentëve

Akademia e Arteve Meta, në gjyqin e artistëve dhe studentëve Faqe 20

Shqipërisë, para, por me kushte

Donatorët/Shqiptarët, në Bruksel pa projekte Shqipërisë, para, por me kushte Maqedonia dhe Jugosllavia morën sa kërkuan Konferenca e shumëpritur e Brukselit i përfundoi punimet, por prej saj dolën më të fituar Jugosllavia e mbetur dhe Maqedonia. 487 milionë USD është shuma që është vënë në dispozicion të Jugosllavisë. Përfitime pati dhe Maqedonia. Faqe 11

PS, asnjë zgjidhje për KQZ

Socialistët: Komisionerët të bëjnë çfarë të duan PS, asnjë zgjidhje për KQZ Socialistët tërhiqen për të dytën herë nga qëndrimi i tyre për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa disa ditë më parë, Luan Rama deklaron publikisht një vendim të kryesisë së PS-së sipas të cilit u kërkohej dorëheqja të shtatë anëtarëve të KQZ-së, dje Gramoz Ruçi e ka hedhur poshtë si të paqenë një fakt të tillë. Por, ky ndryshim i papritur i Partisë Socialiste vetë ka thelluar krizën. Faqe 2