Vriten dy funksionarë të lartë të Bashkisë së Tiranës
Aksident i rëndë në malin e Dajtit
. Vriten dy funksionarë të lartë të Bashkisë së Tiranës. Faqe 5.
90 për qind e gjelave janë rritur me kortizon
Veterinerët shpallin rrezikun e ri në tregun shqiptar të festës së fundvitit. Përdorimi i tyre sjell shqetësime serioze në organizmin e njeriut
Veterinerët shpallin rrezikun e ri në tregun shqiptar të festës së fundvitit. 90 për qind e gjelave janë rritur me kortizon. Përdorimi i tyre sjell shqetësime serioze në organizmin e njeriut. Faqe 7.
Shqipëria humb territore pa luftë
REDAKSIONALE. Edhe nëse do t’i besonim ndonjë pjesë të teorisë marksiste-leniniste, padyshim që sentenca më e përshtatshme për këtë qëllim do të ishte: “Pushteti është maja më e lartë e shtetit”. Përkundrazi, vetë koncepti i këtij të fundit, u ridimensionua, të paktën teorikisht pas heqjes së dogmës komuniste nga mesia mentalitetit shqiptar, duke cituar të paktën idenë e shtrirjes deri në skajshmërinë e territorit dhe në të gjitha hallkat dhe shtresat shoqërore të tij. Por, a po ndodh kështu në Shqipëri? As në Tiranë jo! Kryeqyteti i shqiptarëve po i ngjan në këtë fund viti një të çmendure kalkege, e cila duke bredhur rrugëve e mbushur me tualet mondan në fytyrë, por me rroba të shqyera dhe zhele të nev-… [pjesërisht e palexueshme]
…eritshem në trupin e zgjehosur, nuk arrin të mbledhë bërth vetes më shumë se rrugaçë që tallen, e pëshpëjnë dhe e përqeshin për mjerimin mendordor të saj. Ndodh kështu, sepse sa më shumë kohë kalon, aq më shumë tkurret autoriteti dhe përgjegjësia e pushtetit mbi hapësirat, qoftë edhe gjeografike të shtetit që ka marrë përsipër të administrojë. Si pas një mekanizmi absurd, të iniciuar në kokat bufonë dhe mendjet e shterpëzuara të atyre që kujtojnë se janë vërtetë pushtetarë, nga që zyrtarisht i quajnë të tillë, shteti shqiptar, edhe pse nuk është duke bërë ndonjë luftë, është duke lëshuar me shpejtësi marramendëse territore të tëra nga sovraniteti i tij. Aq shpejt po ecën ai në këtë proces, sa që vetën më Tiranë, më dy muaj qeverisje të Edi Ramës dhe stafit të tij, “zemra Shqiptërisë” - “krenaria e saj”, kryeqyteti i një vargu të tërë qytetesh, të cilët më shumë se sa të tillë ngjajnë me fshatra të mëdhenj, plot baltë dhe errësirë, e ndjen pushtetin e Bashkisë vetëm në pak metra katrorë, aq sa është Qendra e tij. Aty ka drita, aty ka zhurmë, aty do të ketë edhe policë me shumëçka që do të ruajnë rendin natën e Vitit të Ri. Të tjerët, pa pushtet dhe në errësirë, pa policë dhe në mëshirën e fatit.
Mbyllen rrugët e gazit, transporti pengon furnizimin
Çmimi mbetet i njëjtë edhe pas vendimit të Qeverisë.
. Çmimet i mbajnë të larta pikat e pakicës. Fundviti e gjen Shqipërinë jo vetëm pa drita, por edhe pa gaz. Qeveria, duke ditur gjendjen e rëndë në fushën e energjisë elektrike, ka disa ditë që me anë të Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit u bën thirrje qytetarëve të blejnë sa më shumë gaz, për të zgjidhur problemin e gatimit dhe ngrohjes. Faqe 3.
Nano - Berisha, misioni i pamundur
Deklarata në largësi për takimin e supozuar.
. Kreu i mazhorancës tallet me dialogun. Dialogu mes pozitës dhe opozitës në prag të fillimit të mijëvjeçarit të ri mbetet pezull. Këtë e kanë vërtetuar dje katër… cipërisht krerët e partive politike, të cilët kanë refuzuar të flasin hapur për uljen në një tryezë të përbashkët dialogu. Faqe 2.
Vritet nga policia trafikanti
Ekzekutohet 50 metra brenda territorit grek
. Vritet nga policia trafikanti. Lajmi tronditës ka mbërritur në familjen Ismaili, në fshatin Zogaj të rrethit të Skraparit. N. Ismaili nga fshati Zogaj ka marrë një telegram të ardhur nga Bilishti, thelbi i të cilit ishte vdekja e nipit të tij 20-vjeçar A.L (inicialet e emrit të viktimës) u vra 50 metra në afërsi të kufirit shqiptar, ku së bashku me disa shokë kishin shitur drogë në Greqi dhe atë ditë kishin shkuar për të marrë lekët. Faqe 8.
Festa u fal mbi 3 milionë lekë lypsarëve
Bajr ama
Bajrama. Festa u fal mbi 3 milionë lekë lypsarëve. Faqe 12,13.
Doll arë fals në treg
Alarmi kap kambistët dhe agjencitë e valutës.
Dollarë fals në treg. Falsifikatorët ofrojnë shifra të larta këmbimi. Faqe 7.
100 policë në mbrojtje të sheshit “Skënderbej”
Viti i Ri
. 100 policë në mbrojtje të sheshit “Skënderbej”. Faqe 4.