Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte, 17 nëntor 1995

“Nxjerrja e sekreteve, rreziku ish-ministrat”

Alarmi është lëshuar nga Komisioni i Rendit e SHIK-ut I dërgohet një deklaratë Qeverisë. “Masa para dhënies së pasaportave. Disa kanë marrë me vete dokumentat” Ish-funksionarë të lartë shqiptarë që tani ndodhen jashtë shtetit mund të nxjerrin sekretat. Alarmi është lëshuar nga Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes, Rendit dhe SHIK-ut. Tani për tani nuk mund të flitet ende për persona konkretë por shqetësimi ekziston. Të martën, në mbledhjen e tij të radhës, Komisioni ka hartuar edhe një deklaratë me të cilën i është drejtuar qeverisë pikërisht për këtë problem: “Kërkojmë që të merren masa të paktën për ata ish drejtues e ish-ministra që vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri”, shpjegon për Gazetën Shqiptare Adem Zyberi, nënkryetar i Komisionit Parlamentar. Në faqen 5
Adem Zyberi Shqipëri

Melo rri në krye të PBDNJ

Asnjë kandidat për ta konkuruar Dje zgjedhjet e forumeve drejtuese të partisë TIRANE - Vasil Melo nuk lëviz nga posti i Kryetarit të PBDNJ. Një fitore e thjeshtë për Melon pasi ai ishte e vetmja kandidaturë në Konferencën e djeshme të kësaj partie. Afro 190 delegatë nga gjithë vendi kanë votuar në mënyrë të fshehtë për strukturat drejtuese të partisë së tyre. Lista e gjatë me 81 emra të propozuar si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, shkurtua në limitin e 51 anëtarëve të zgjedhur. Përfaqësues të cilët kanë vendosur më pas me një votim të hapur, të mbajnë në krye të PBDNJ liderin që ka drejtuar për më shumë se tre vjet me radhë, Vasil Melo. Vasil Melo Në faqen 3
Vasil Melo Tiranë

Bankat drejt privatizimit : “Si do garantohen paratë?”

Debat në Parlament mes Rulit të PD dhe Canit të PS Bankat drejt privatizimit : “Si do garantohen paratë?” TIRANE- Debati Parlamentar mbi mënyrën e privatizimit të bankave. Përplasja mes shtetërorëve mbrojtës të projektligjit dhe opozitës socialiste që ka kërkuar më shumë sqarime për këtë mënyrë do të paraqitur dhe veçanërisht për garantimin e depozitave të individëve pas kalimit të Bankës në duart e aksionerëve. Përfaqësuesi socialist Shkëlqim Cani: “nuk mund të lihet në dorë Qeverie asnjë vendosje për këtë. Duhet të jenë me anë të ligjit të garantojmë këto depozita, kështu është dhe praktika botërore”. Por menjëherë Cani i është përgjigjur kryetari i Komisionit të Ekonomisë Genc Ruli, që ka folur në emër të grupit të PD “ligji do bëhet për këtë, por deri sa hartohet duhet që Qeveria të vendosë privatizimin”. Banka e Shtetit Në faqen 3
Shkëlqim Cani Genc Ruli Tiranë

Në Itali shqiptarët jo si refugjatë por në punë sezonale

Ratifikohet marrëveshja Në Itali shqiptarët jo si refugjatë por në punë sezonale TIRANE - Së shpejti shqiptarët do të mund të shkojnë në Itali jo më si refugjatë por si punëtorë të rregullt. Pas vizitës së Berishës në parlament ka ratifikuar sipas ATSH - traktatin e njësisë së bashkëpunimit mes dy vendeve. Pikërisht në këtë traktat përfshihet edhe marrëveshja për punësimin sezonal të shqiptarëve në Itali. Këto rregullime lëvizëse mes shtetit të dy vendeve. Prej së cilës vendimi do të krijojë kushte shumë më të mira, për legalizimin e hyrjeve dhe lëvizjeve mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe për emigracionin sezonal të ligjshëm. Në faqen 3
Berisha Itali Shqipëri Tiranë

Mitingu i paligjshëm: në Fier nis procesi ndaj ish-shefit të rendit

Akuza për ngjarjen e 29 shtatorit Mitingu i paligjshëm: në Fier nis procesi ndaj ish-shefit të rendit Në faqen 5
Fier

Fëmijët e rrugës "biznes" mbi trotuare

Speciale Fëmijët e rrugës "biznes" mbi trotuare Disa lypsa të kryeqytetit Në faqen 7
Kryeqytetit

Vjedhja e Bankës 24 vjet burg

Vjedhja e Bankës 24 vjet burg TIRANE - Tashmë tre fajtorët e grabitjes së bujshme të Rreshit kanë marrë dënimin nga trupi gjykues ushtarak. Plot 24 vjet burg do të ndajnë mes tyre tre përgjegjësit e grabitjes së 10 milionë lekëve. Janë Prenç Gjin, Nikoll Gjin dhe Martin Kaçi, të cilët do të vuajnë dënimin përkatësisht 11, 10 dhe 3 vjet burg. Në faqen 5
Prenç Gjin Nikoll Gjin Martin Kaçi Tiranë Rreshit

Rradhë në dyqanet e bukës

Rradhë në dyqanet e bukës VLORE - Vlora përjeton fantazmën e radhave. Kështu në furrat dhe dyqanet e bukës së qytetit, njerëz vërshij rradhat e njerëzve, burra dhe gra, në pritje të blerjes së mallit. Janë pikërisht shitësat e konfirmojnë rishfaqjen e fenomenit, që kish karakterizuar dekadën e fundit të diktaturës. Në faqen 5
Vlorë

Një italian dërgohet në Shqipëri: e kanë marrë si refugjat

Ishte kapur në Romë duke vjedhur në një dyqan lulesh Një italian dërgohet në Shqipëri: e kanë marrë si refugjat TIRANE- Italian, është sjellë në Shqipëri si refugjat. Kjo ka qenë fjala e Rome, qytetar për me njëreshtit italiane, kapur në Romë, ndërsa po vidhnte në një dyqan lulesh. I konsideruar, pavarësisht emrit italian, nga policia italiane si i “ardhur” nga Shqipëria, i kanë thënë në Romë, prandaj duhet të kthehesh. Për keqjetet Huda nuk kanë mundur të bëndin asgjë dhe - si pas shtypit italian - ai është tashmë në Shqipëri. Huda në të vërtetë është me origjinë shqiptare. Ai i ati i tij është shpërngulur në Itali në fillim të viteve ’40. Dhe që atëherë ka krijuar familje dhe jeton normalisht në Teramo. Por mbiemri e ka “tradhtuar” djalin e tij, Remo-n. Policia italiane duke harruar se nuk janë vetëm shqiptarët që vjedhin - përditë kapen me dhjetra italianë grabitës - ka qenë e bindur për nënshtetësinë e tij dhe nuk ka hezituar ta dërgojë atë jashtë vendit të tij. Megjithatë shtypi italian nuk ka refuzuar se në qytet ka përfunduar Huda. Në portin e Durrësit nuk kanë asnjë dijeni për mbërritjen e një italiani të kthyer nga forcat e policisë. Klandestin shqiptar
Huda Remo Romë Shqipëri Itali Teramo Durrës

FRATARI CONSTRUCTION sh.p.k.

FRATARI CONSTRUCTION sh.p.k. Larg zhurmës e kaosit, disa hapa larg qendrës, një shtëpi e ndërtuar me komoditetin e kërkuar nga familja juaj. Këtë ju afron firma FRATARI CONSTRUCTION sh.p.k. Shitja bëhet pranë: Rr. “Vaso Pasha”, 7/1, Tel & Fax: 42 239 91 Çmimi i leverdisshëm. SHTËPIA JUAJ IDEALE
RR. “vaso Pasha”

Restaurant-Pizzeri Ujvara

Restaurant-Pizzeri Ujvara Air conditioned Ju ofron një jetë Gastronomi speciale-orientale pasta të freskëta italiane cilësi dhe shërbim Përmes ambientit shlodhës dhe komod Rruga Gjin Bue Shpata Tiranë (pranë stadiumit Dinamo)
Rruga Gjin Bue Shpata Tiranë