"Numri sigurimsave mbetet sekret!"
Kryeministri mbron projektin e dosjeve para dy komisioneve parlamentare
Meksi deklaron: "Shumë dosje janë djegur"
Gjatë viteve '89-'92 në dosjet e fshehta të Sigurimit të Shtetit janë bërë dëmtime, që përfshijnë fshirje apo djegie. Këto dëmtime janë bërë jashtë procedurave të zakonshme".
Është përgjigjja që dje ka dhënë Kryetari i Këshillit të Ministrave Aleksandër Meksi, gjatë takimit të komisionet e Ligjeve dhe me atë të Rendit, Mbrojtjes dhe SHIK-ut.
Megjithëse vetë kryeqeveritari, ka këmbëngulur se "ky projektligj nuk përbën hapjen e dosjeve, por vetëm kontrollon figurën e personave zyrtarë"
Në faqen 3
Atentat Enver Hoxhës
Tito i shpëtoi jetën
Më 1972 një plan për vrasjen e diktatorit
UDB i rrëfeu Sigurimit emrin dhe përgatitjet e vrasësit
TIRANE - Ish Bros Tito bamirës i Enver Hoxhës, duket si e quditshme, por rrëfimet e publikuara para disa kohësh nga një revistë serbe e konsiderojnë plotësisht si të vërtetë. Një emigrant politik shqiptar, Skënder Kupi, të cilin burimet e bëjnë atë që bëri këtë histori e konsiderojnë si vrasës me pagesë, ishte bërë gati të vriste Enver Hoxhën. Ishte korriku i vitit 1972. Plani ishte përgatitur deri në detajet më të hollësishme.
Në faqen 7
Enver Hoxha dhe Miladin Popoviç
Hiqet embargoja
Lamtumirë kontrabandë!
TIRANE - “Lamtumirë sanksione dhe lamtumirë kontrabandë”. Lajmi i heqjes së embargos ndaj ish-Jugosllavisë ka mbërritur me shpejtësi në burgun e Liqenit të Shkodrës. Tashmë ata që për rreth 3 vjet e gjysëm kanë jetuar me trafikun e karburantit do t'i shpejtojnë ankthit dhe do të jenë të lirë të blejnë me Malin e Zi. Por për shumë prej tyre kjo nuk është ndonjë shenjë gëzimi. Me hapjen e kufinjve nuk do të jenë të pakët ata që do t'u bamba-sin monopolit e trafikut të paligjshëm dhe fitimet kolosale të siguruara prej tyre. Shkodranët as që nuk e kishin menduar se për 1.253 ditë e kaq është periudha e saktë e zgjatjes së bllokadës - shumica e tyre do t'i kthenin serbatorët makinat e tyre në gjendje, apo ata që kishin më shumë lekë do të blinin autobote para për të fituar miliona me shitjen e karburantit në përshkonte tërë Shqipërinë. Po tani...
Artikujt në faqen 2-5
Babë e bir
në gjyq:
dënohen
me 13 vjet
KORÇË
Në faqen 5
PS: "Do denoncojmë ligjin për dosjet"
Në faqen 3
Sot Mazowiecki,
polaku i njohur
mbërrin në Tiranë
TIRANE - Mbërrin në Shqipëri politikani i njohur polak Mazowiecki. I njohur si autoritet ndërkombëtar dhe i dërguar i posaçëm i OKB për të drejtat e njeriut në ish-Jugosllavi Tadeusz Mazowiecki do të japë një Konferencë shtypi në mjediset e Ministrisë së Jashtme. Takime me autoritete të larta shtetërore, përfaqësues të partive e të shtypit, ja çfarë është parashikuar në axhendën e politikanit të njohur nga Polonia.
Në faqen 3
Berisha në Fier:
"Të privatizohet
industria naftës"
FIER - “Industria naftës duhet të privatizohet”. Ky ka qënë mesazhi më i rëndësishëm që presidenti Berisha ka dhënë dje në fjalën e tij gjatë simpoziumit të përvjetorit të krijimit të Institutit të Naftës në Fier. Presidenti Berisha, ka marrë dje pjesë në Simpoziumin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Institutit të Naftës dhe të Gazit në rrethin e Fierit. Mes të pranishmëve në këtë ngjarje ishte simpoziumi edhe ministri Burimeve Minerare dhe Energjitike Adyl Alija.
Në faqen 3
Historia e anijes "Velio":
pronarët padisin doganën
dhe duan dëmshpërblimin
Vlorë, kërkojnë 1,5 milionë dollarë
VLORE - “Shuma marramendëse dëmshpërblimi”. Është paditur në Gjykatën e Vlorës, Dogana dhe Prokuroria, prej firmës pronare të anijes “Valio” greke, në portin e Pireut, e cila ka qënë e bllokuar prej më se dy vjetësh në portin e Vlorës. Shuma e dëmshpërblimeve kap shifrën 1 milion e gjysëm dollarë dhe firmoset nga avokati i saj Jani Thjanasuli.
Në faqen 5
"Nënë Tereza"
në gjyq
pronash
Në faqen 5
Thes me drogë
në makinë:
dy të arrestuar
Në faqen 5
Plumba
në qytet:
vritet
fshatari
LEZHË
Në faqen 5
Tragjedi në liqen:
vdesin dy persona
Kukës, përmbyset varka
Në faqen 5
Kraksi ka marrë
para nga Berluskoni:
25 miliardë lireta
Urdhër arresti për socialistin
Kraksi
MILANO - Më në fund gjykatësit milanezë pas kërkimesh intensive kanë arritur të zbulojnë lidhjen mes Betino Kraksit dhe Silvio Berluskonit. Ky lajm i bujshëm bëhet i ditur nga urdhëri për arrest shtëpie në emër të Betino Kraksi dh 4 bashkë-punëtorëve të tij. Sipas një hetimi të hollësishëm duhet të ekzistojë kalimë të parave të një shume prej 25 miliardë liretash, të shoqëruara vetë nga Fininvesti në llogarinë rrjedhëse për Betino Kraksin.
Në faqen 2
Telekomi
në duart
e privatëve
Ligj i ri
TIRANE - Që ditëshërbimet e telekomunikacionit do të shtrohen pjesërisht në duart e privatit. Projekti i paraqitur ka pësuar përmirësime nga një debat parlamentar dhe ku është dashur që grupi i PD të mblidhet për 45 minuta për ta diskutuar. Mbas vërejtjeve të ardhur nga Komisioni i Industrisë është hasur ndërhyrja e deputetit Genc Ruli, për të bërë dhe një tjetër ndryshim.
Në faqen 3
Gjirokastra ngjitet
në skenë me
Luftën e II Botërore
FESTIVALI I TEATROVE
Dje dita e tretë e garës së madhe. Laço: "Prurjet janë drejt rrymave bashkëkohore"
Në faqen 7
Kurban në
themellet
e Pallatit
të Kulturës
KAVAJË - Në Kavajë, Pallati i Kulturës, i kanë “dalë” tre qepë punëtorët. Në këtë kanë qënë bërë e njedashit të bërë digë kulturan, e do të zbrazosen në mur e tij, - ku ato të ndërtohen.
Nata më parë i gjegun vjetër Kavajën. Ka filluar të ndërtohet objekti nga i prishur nga sovajast; pallati i kulturës. Në themelet e pallatit të ri të kulturës, presidentja e firmës “Uka”, bërë një kurban; njedash 33 kilogramësh me e se cili “do të për të prishin syrin e keq, duke u vendosur një per në fundament e punimeve”. Në tradita e jetë e shqiptarët, një gjë e tillë e në qese me gjak kurti të fil qese në themelët kësaj vepre të re që do t'i kushtojë banorëve të urbanistëve së Kavajës, e cila në fakt, është bërë për të dësheruar.
Qe.Ca.
Në dy vjet
asnjë
apartament
i ndërtuar
ELBASAN
Në faqen 5
Gazeta Treg
Në faqen 6
PRESS TRANSPORT
Ndërmarrje private e shpërndarjes së shtypit shqiptar
Nxitoni të lidhni kontratat
Ju ofron shërbim të shpejtë dhe korrekt
Transportojmë gazeta, revista, libra, etj, të shtëpive botuese
Shërbimi ynë mbulon tërë territorin shqiptar
Tarifat e transportit janë 40% më të ulëta se çdo ndërmarrje tjetër e këtij lloji në Shqipëri.
Shërbi falas në 1500 kopje gazetat.
PressTransport: Lagj. "Misto Mame", Rr. "Ferit Xhajko", Nr. 29, Tiranë. Tel & Fax: 00 355 42 332 74 dhe 350 16
AGD Ltd
ALBANIAN TRANSPORT CO
Në Itali, Francë, Gjermani e kudo, kompania italo-shqiptare e transportit dhe spedicionit AGD ofron për ju çdo lloj transporti ndërkombëtar.
Garanci dhe shpejtësi
Tarifa konkurruese
Shërbime cilësore
Mirëse vini.
Adresa: KOMPANIA AGD.
Rr: "Nikolla Tupë", Vila nr. 29, Tiranë
Tel: 042 349 41