Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

e shtunë, 20 Janar 2001

Prokurorët kërkojnë Namik Doklen

SHIK-u ka denoncuar deputetin socialist Akuzohet për një deklaratë sipas së cilës “SHIK-u ka përgjuar kryeministrin” “Unë s'di ta kem dëgjuar për një gjë tjetër përveç nga shtypi. Nëse e di e kërkon prokurori. Nuk e di ç'të them. Unë nuk kam pasur asnjë lidhje me telefonata publike, jo personale. Ka qenë diçka e shkruar në gazeta, siç e kam lexuar dhe unë” TIRANË - Nga brenda, ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar dhe deputeti i Partisë Socialiste, Fatos Klosi, është në qendër të vëmendjes së gjykatës së Tiranës, ndërsa dje pranë të njëjtit institucion është paraqitur deputeti Namik Dokle. Po sipas burimeve policore, SHIK-u ka bërë një kallëzim penal për deputetin socialist pas deklaratës se këtij të fundit në media, sipas së cilës kryeministri është përgjuar. Sipas të njëjtave burime, prokuroria po verifikon deklaratat publike dhe do të përcaktojë nëse ka elementë të veprës penale. Namik Dokle ka preferuar të mos japë sqarime të hollësishme, duke deklaruar se gjithçka e ka mësuar nga shtypi.
Namik Dokle Fatos Klosi Tiranë

Letra Nanos: alarm në PS

Dje nga Berça protesta e liderit të burgosur "SHIK-u ka falsifikuar shkrimin" Nga qelia, Nano dërgon: “PS të kalojë në proces zgjedhor, me përjashtim të atyre që u përfshinë në manipulim”. Në një moment të tensionuar politik, letra e ish-kryeministrit ka vënë në lëvizje strukturat e partisë. Sipas burimeve, në selinë rozë janë zhvilluar konsultime për qëndrimin ndaj letrës dhe pasojave të saj politike. Prishtina
Nano Berça Prishtinë

"T'i jepet fund gjakmarrjes"

Helsinki dënon dhunën Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje të gjitha palëve të heqin dorë nga aktet e hakmarrjes dhe të mbështesin shtetin ligjor. Në deklaratën e tij thuhet se fenomeni i gjakmarrjes po rikthehet si një plagë sociale dhe po cenon rëndë jetën e qytetarëve.

Masakra Ligeniti: dorëzohet vrasësi

"Unë qëllova mbi dy të dashurit" Dje në Komisariatin numër 2, një 28-vjeçar ka pranuar krimin KUCOVË - Ka qenë dita e djeshme kur 28-vjeçari është paraqitur në komisariat dhe ka dëshmuar mbi ngjarjen e rëndë. Ai ka pohuar se ka qëlluar me armë zjarri ndaj çiftit pas një konflikti të çastit. Policia po heton rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë.
Kuçovë

Hoxha: “Me Jugosllavët jemi treguar budallenj”

KULTURE / Dëshmi të reja nga arkivi TIRANË - “Ne atë kohë ramë në kurthin jugosllav dhe nuk arritëm të kuptonim lojën e tyre”, thuhet në një nga dokumentet e botuara nga APSH. Materiali sjell detaje të panjohura nga marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave dhe reagimet e udhëheqjes së kohës. Hoxha e Alia në fund të viteve '40 (fototekë e Partisë së Punës)
Hoxha Alia Tiranë

“Lamerica” e Amelios zbarkon së fundi në vendin e lindjes

Shkodër, premiera e filmit në sallën e “Republikës” SHKODËR - Arsyet e vonesës së shpërndarjes së filmit “Lamerica” në Shqipëri kanë lidhje me mungesën e një distributori të specializuar, por edhe me vështirësitë teknike. Në kinema “Republika”, filmi u prit me interes nga publiku dhe kritikët. Nga kinema e filmit “Lamerica”
Amelio Shkodër Shqipëri

Rubrika dhe thirrje

VITRINE Quranio: Kthehen shqiptarë me viza Ne faqen 5 POGRADEC Kërcënon me bombë prindërit e dashurës Ne faqen 5 BERAT Një bari mbyt adoleshente nga pesë Ne faqen 5 KAVAJE Një vrasës dorëzohet në polici me armen Ne faqen 5 FUTBOLL Kampionati italian ne shifra Ne faqen 7 ■ Një faqe e tërë me të dhëna për çdo skuadër, pikët e fituara, golat, humbjet ■ Gazetari profesionist “PS” u ul furishëm. Ne fund u ngjall kampionati Ne faqen 7 PROCESI Tiranë, procesi i Ylli Vejt pesë divorcet vjet gruan Tiranë, procesi
Ylli Vejt[?] Pogradec Berat Kavajë Tiranë

Express Worldwide

TNT Express Worldwide Kompania mbizotëruese në fushën e transportit ajror ekspres të dokumentave dhe pakove Ju ofron korrektësi, saktësi, shpejtësi dhe me çmim shumë të leverdishëm. Adresa: Tiranë - Zyra e Airta Airways. Rruga e Durrësit - Nisasto Pull, Tirgecivo[?] Tel. 052 242 14
Tiranë Rruga E Durrësit