Cikuli: “Ende e paqartë përhapja e virusit”
Në Tiranë një profesor italian. Në Infektiv tjetër i ri në reanimacion
TIRANË - Goditje e pamëshirshme e poliomielitit. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm një e re 21-vjeçare ka humbur jetën në repartin e reanimacionit në spitalin Infektiv të kryeqytetit. E reja e ardhur nga Dibra ishte shtatzënë dhe kishte një javë që ndodhej në gjendje të rëndë. Pak ditë më parë për të lehtësuar gjendjen e saj shëndetësore specialistët në konsultim me kirurgët e Qendrës Universitare Spitalore kishin vendosur që të bënin një ndërhyrje për të realizuar lindjen e fëmijës. Vetëm një ditë më pas, gjithçka është “rrëzuar” pasi e reja është keqësuar. Në të njëjtën ditë me vdekjen e saj, një tjetër pacient me poliomielit që ndodhej në Infektiv ka zënë vendin e saj në repartin e reanimacionit. Gjendja e tij është keqësuar dhe tani ai mbahet nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve. Bashkë me të në të njëjtin repart janë dhe dy të sëmurë të tjerë në gjendje të rëndë.
Ende enigëm mbi përhapjen e virusit. “Edhe ekspertët e Institutit Superior të Shëndetësisë në Romë, referenti ynë për Organizatat botërore të Shëndetësisë nuk na ka ardhhur një përgjigje”, thotë Maksim Cikuli, ministër i Shëndetësisë për frekuencën e rasteve. Sipas literaturës shkencore virusi vaksinal godet një rast në 1 milion, ndërsa në Shqipëri raportet kanë qenë shumë më të mëdha. “Janë bërë afro 700 mijë vaksina dhe personat që kanë patur kontakt kanë qenë të shumtë e janë prekur ata me imunitet të dobët”, tregon Cikuli i cilësuar si nga pak si zgjë me panik në lidhje me vaksinën e cila është një lloj i përdorur në shumë vende të Europës”.
Në faqen 5
Gazeta Treg
Në faqen 6
TIRANE - Dorëzohet njëri prej të dyshuarve si vrasës i dy vëllezërve police dy javë më parë në Tiranë. Në mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22.00, A.H. - sipas policisë shumë i kërkuar - ka kaluar në duart e komisariatit numër 1 të kryeqytetit. Pas kapjes po të mërkurën të një të dyshuari A.D., bëhen dy personat që tashmë mund të hedhin dritë mbi atentatin bërë dy vëllezërve Neziri. Një natë më parë se të dorëzohej A.H., kishin mundur t’ia shpëtonin një rrethimi të policisë. Kishin qenë afër 60 uniforma blu të Komisariatit të Krijës të cilat kishin rënë në gjurmë të tij dhe kishin bërë rrethimin afër Niklës. Në të njëjtën zonë ishte kapur më parë edhe i dyshuari tjetër A.D. Gjatë rrugës nacionale Tiranë-Krujë A.H. ishte ndaluar nga forcat e policisë në bordin e një makine[?]
Tryez(a) amerikane: opozita është kundër Komisionit
Dialogu për zgjedhjet lokale
Tryeza amerikane: opozita është kundër Komisionit
Dje pas mbylljes së tryezës të IRI-t
TIRANË - Partitë dhe qeveria i thanë “po” rekomandimeve të Institutit Ndërkombëtar Republikan Amerikan, ndërsa fryma e konsensusit mes tyre ka pësuar tronditje, vetëm për çështjen e përbërjes së Komisioneve Elektorale. Rekomandimet e IRI-t, sipas një deklarate përfundimtare të Konferencës, kanë siguruar “mundësinë e rëndësishme për të gjetur marrëveshje mes partive, mbi metodat e përmirësimit të ligjit elektoral”.
Në faqen 3
Dje pas mbylljes së tryezës të IRI-t (Foto: P.Ilo)
Granatë lufte vret një fëmijë
Shkodër
SHKODER - Bombat e Luftës së Dytë Botërore vazhdojnë të vrasin akoma. Këtë herë nga dëshira tragjike për t’u njohur me reliket e luftës e ka pësuar në vazhdë e vogël Adelina Molla nga Bruçi i Dukagjinit, katër të tjerë më të rritur kanë mbetur të dëmtuar rëndë nga shpërthimi i granatës luftarakë që “fjetur” diku në një cep të shtëpisë së tyre për afër pesëdhjetë vjet më radhë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën paraditë në fshatin e varfër të Dukagjinit.
Kanë qenë punimet për forcimin e një muri të vjetër ato që kanë shkaktuar ngjarjen e rëndë. Fshatarët kanë nisur të punojnë njësoj sikurse janë mësuar në raste të tjera. Pikërisht në këtë kohë fëmija zbulular objektin fatal. Kurioze si të gjithë fëmijët ka dashur të mësojë se ç’fshihej pas “enigmes” së këtij objekt që u shfaq papritur në oborrin e shtëpisë, por një goditje e rastit ka shkaktuar atë që fëmija nuk kishte se si ta dinte, shpërthimin e fuqishëm. Të plagosur kanë mbetur disa pjesëtarë të tjerë të familjes ose të afërm të saj, mes tyre edhe një fëmijë tre-vjeçar. Gjendja e gjithë të plagosurve, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut të jetës. Më rëndë prej tyre vazhdon të jetë Leke Ripaj, një 33-vjeçar.
Gjëmimi i granatës është dëgjuar në të gjithë fshatin duke shkaktuar menjëherë alarmimin e fshatarëve, të cilët kur i janë afruar shtëpisë kanë parë një pamje që i ka shtangur para syve. Menjëherë janë munduar të ndihmojnë bashkëfshatarët e plagosur, por jashtë për vazhdën e Vogël ka qenë tepër vonë, ajo ka dhënë shpirt duke shkaktuar hidhërimin e familjarëve dhe të bashkëfshatarëve të tjerë.
Edhe më parë - brenda këtyre muajve të fundit - janë verifikuar raste të ngjashme në zona të ndryshme të vendit.
Ermal Milla
vëllezërit Neziri. Një natë më parë se të dorëzoheshin, kishim mundur t’i shpëtonte një rrethimi të policisë. Kishin qenë afro 60 uniforma blu të Komisariatit të Krujës të cilat kishin rënë në gjurmë të tij dhe kishin bërë rrethimin afër Niklës. Në të njëjtën zonë ishte kapur të mërkurën edhe i dyshuari tjetër A.D. Gjatë rrugës nacionale Tiranë-Tufëz Kruja ai ishte ndaluar nga forcat e policisë në bordin e një makine e cila po ecte me shpejtësi e që kishte refuzuar ndalimin e postobllokut. Pasi janë vënë në ndjekje, makinat e policisë kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit brenda të cilit është gjetur edhe A.D për të cilin ishte shpallur kërkim.
Në faqen 5
Postet në PS: Ja emrat e Nanos
Mejdani, Islami, Ruka e Brokaj: kandidaturat e Bënçës
Sot mbledhja e parë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues
Takime të zyrtarëve me KE
Oslo, plas avioni 143 të vdekur
NGA BOTA
OSLO - Është ndodhta tragjedia ajrore më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në qiellin Norvegjez.
Bëhet fjalë për një aeroplan rus, i cili po dërgonte në minierat e një ishulli artikull norvegjez i cili shfrytëzohet pjesërisht nga Rusia rreth 100 minuta. Në bordin e aeroplanit, përveç tregëtarëve dhe familjarëve të tyre pra dhe fëmijë si dhe një ekuipazh prej 13 vetësh, janë gjithsej 143 viktimat dhe shpresat që të ezistojnë ndonjë i gjallë janë pothuajse të shuara. Vështirë të mendosh paraqet edhe kërkimi trupave të viktimave. Kushtet tepër të vështira të një moti të përjeshtshëm me ngrica e dëborë si dhe një mjegull e dendur do të pengojnë kërkuesit në maksimum. Me rrëzimin e këtij aeroplani plot me pasagjerë qeveria ruse ka ngritur menjëherë problemin e kontrollit të avionëve të linjave vendase të cilat nuk janë kontrolluar që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Në gjendje shoku e kao-sijane edhe 100 minatorët e tjerë, të cilët prisnin në ishull ardhjen e kontingjentit të ri për t’u kthyer në shtëpi.
Aeroplani i rrëzuar
Arbnori: “Dialogu duhet vazhduar”
Takime të zyrtarëve me KE
TIRANE - Autoritetet më të lartë shqiptare “rrëfehen” tek komisionerët e Këshillit të Europës.
Numëri i një qeverisë, Aleksandër Meksi dhe kryeparlamentari, Pjetër Arbnori, kanë bërë në këto takime një ekspoze vlerësimesh dhe qëndrimin e politikës shqiptare për realizimin e marrëdhënieve me më të ngushta me Këshillin e Europës dhe institucione të tjera ndërkombëtare.
Në faqen 3
Finsberg i KE
Postet në PS. ...
Mejdani, Islami, Ruka e Brokaj: kandidaturat e Bënçës
TIRANE - Nano ka dhënë propozimet e tij për postet drejtuese të Partisë Socialiste.
Në një letër - nënshkruar para pak ditësh me selinë e PS - lideri i burgosur ka shkruar emrat e Rexhep Mejdani, Kastriot Islamit, Ethem Rukës dhe Sabit Brokaj, të njërës prej preferuar për t’u ngjitur në fron e lartatë udhëheqjes socialiste. Përballë propozimeve të Nanos, politikanët e PS-së, që u pozicionuan kundër mocionit, do të shfaqen me kandidaturën e Ilir Metës, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërkohë që nuk kanë preferuar të përcaktojnë ende emrat për tre postet e tjera drejtuese në Partinë Socialiste.
Në faqen 3
Kapën autorët e masakrës së ikonave
Janullatos i kërkon qeverisë pronësinë mbi kishat
TIRANE - Kapen autorët e masakrës në Kishën e Shën Mëhillit në Voskopojë të Korçës, ndersa nga Tirana Janullatosi duke kërkuar shpëtim urjent për pronësinë e Kishës Autoqefale të Shqipërisë te këtyre monumenteve “që i ka krijuar dhe mirëmbajtur besnikërisht në shekuj”.
Në një njoftim për shtyp Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastas-si, ka deklaruar se ngjarja e pabesueshme e shkatërrimit të 23 afreskeve të rralla të kishës historike të Voskopojës, e kryer nga studentë të një shkolle fetare, është një këmbanë alarmi për të gjithë se fanatizmi fetar mund të shfaqet rrezikshëm dhe në Shqipëri.
“Është tragjike se afreske të mrekullueshme shkri-stuara të cilat janë respektuar në periudhën më të errët ateiste, po shkatërrohen në kohën e demokracisë. Gjithashtu kjo “ndërmarrje vrasëse” gjakftohtë vërteton se sa të pambrojtur janë dhe shenjtoret, në pasqyrimin e tyre artistik, nga urrejtja dhe prania e fanatikëve, por dhe nga indiferenca ose pamundësia e organeve kompetente për të mbrojtur thesaret fetare”, deklaron Kryepeshkopi Anastas.
Po dje njoftohet se janë ndaluar nga komisariati i Korçës tre adoleshentë, Erion Tirana, Dritan Xama, të dy nga 16 vjeç, banues në Tiranë dhe Asdit Velia, 18 vjeç, nga Shkodra. Ata janë dyshuarit për autorë të krimit barbar që godet në pikën më të ndjeshme të kombit identitetin historik. E njëso vëzhdohet kështu, nuk do të jetë çudi që një ditë të pyesim veten se ç’ishin këta të kemi në jetë.