31/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

31 gusht 1996

"Fshesë" e Nanos mbi socialistët

Mejdani Sekretar. Meta humbet e jep dorëheqjen Nga Bënça lideri i burgosur vendos gjithçka. Sërish tension e përplasje në sallën e Komitetit Drejtues Nga Bënça vendimi: “Asnjë nga nënkryetarët të mos kandidohet për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Çdo emërim të marrë ‘pëlqimin e kryetarit’. Gati 20 anëtarë refuzojnë postet e propozuar nga Nano. TIRANË - Nano sërish vendos gjithçka. Ndryshime në strukturë dhe emra të rinj që duhet të drejtojnë partitë do të kalojnë përmes Bënçës. Në sallën me anëtarët e Komitetit të ri Drejtues sërish tension dhe përplasje. “Nënkryetarët e partisë nuk duhet të kandidohen për në postin e Sekretarit të Përgjithshëm”. Sërish përplasje dhe Meta vihet përballë me Mejdanin. Për 3 pikë ai humbet e më pas deklaron dorëheqjen nga të gjitha postet drejtuese të Partisë Socialiste: “Mbetem vetëm anëtar i Komitetit Drejtues”, ka deklaruar ai. Një veprim që është pasuar dhe nga afro 20 të tjerë që kanë refuzuar propozimin e kryetarit të tyre. Emra të figurave që kanë drejtuar vite e fundit socialistët i kanë dhënë dështuar piramidës drejtuese të Partisë Socialiste. Mbledhja e parë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, ka nisur dje në orën dhjetë, duke hapur “arenën” e zhvillimeve vendimtare për ardhmërinë e politikës socialiste. Brokaj ka lexuar tre propozime të Nanos. Shumica e 92 anëtarëve të pranishëm në mbledhje, nuk kanë pranuar ndarjen më të fundi të Nanos që nëse ka propozime të reja, ato të kalojnë më parë në vlerësimin e tij. Por kjo nuk ka penguar ata, që pas tërheqjes së një grupi politikash të njohur socialiste, të zgjedhin në postet e sekretariatit organizativ Doklen - edhe pse ende nuk dihet nëse ai do ta pranojë apo jo një gjë të tillë - në atë të sekretarit publik, Majkon dhe Maqo Lakrorin në fronin e sekretarit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në faqen 3 min normal të zgjedhjeve të 20 tetorit". Sipas tyre asnjë prej dokumentave të partive të opozitës dëshmuar KE-së që edhe sikur të realizohen propozimet e opozitës nuk do të ketë bojkotim elektoral të zgjedhjeve të pushtetit lokal. Në faqen 3 KE për PS: Bojkotim i zgjedhjeve? Mendohuni mirë! Kuvendi i Evropës i vë kushtë socialistëve: “Ose merrni pjesë në zgjedhjet lokale, ose nuk do të keni mbështetjen e grupit parlamentar socialist të Evropës”. Në një konferencë shtypi të mbajtur dje, zyrtarët e Asamblesë Parlamentare, kanë paralajmëruar Partinë Socialiste lidhur me pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale. Sipas tyre pjesëmarrja në këto zgjedhje do të jetë një test i rëndësishëm për më tej. Kanë qenë pesë propozime të cilat sipas parlamentarëve të KE-së: “Duhet të ndikojnë në zhvillimin normal të zgjedhjeve të 20 tetorit”. Sipas tyre asnjë prej dokumentave të partive të opozitës dorëzuar KE-së që edhe sikur të realizohen propozimet e opozitës nuk do të ketë bojkotim elektoral të zgjedhjeve të pushtetit lokal. Në faqen 3

Rivien Dantoni: ky humbës i madh

SPEKTAKEL Dantonit: ky humbës i madh. TIRANË - Do rinisë puna për "Vdekjen e Dantonit". Pas "dy javë e pregatitje pritet shfaqja. Milçin. Në faqen 4

Lypsat shqiptarë “gjahu” pedofilëve

Maniakët i afrojnë pranë semaforëve ku ata lypin Policia italiane zbulon faktin tronditës: “Janë më të rrezikuarit” Një nënë braktis

Në Korfuzi: Kosova problemi i Ballkanit

NGA BOTA. Në Korfuz: Kosova problemi i Ballkanit. KORFUZ - Analistët politikë kanë diskutuar gjatë Konferencës për Ballkanin edhe dhunën në Kosovë. Ministria e Jashtme. Në faqen 2

Një nënë braktis foshnjen në spital

KRUJË - Është shtruar në spital së bashku me foshnjen e saj të sëmurë por pas pak ditësh e ka braktisur atë. Një nënë - afro 30 vjeçe - është larguar fshehurazi nga materniteti i Krujës ku ajo ishte regjistruar pa lënë asnjë gjurmë. Të kërkohet me anë të merit? Personeli mjekësor është i bindur se ajo është shtruar në pavionet e tynë në një emër të rremë dhe që tentativë për ta gjetur duket jetëkotë. Fëmija i braktisur vuna edhe nga një sëmundje, por këto ditë nëna e tij do të jenë mjeket dhe infermieret. Në faqen 5

Maniakët i afrojnë pranë semajoreve ku ata lyphn

. TIRANË-Fëmijët shqiptarë nën kërcënimin e pedofilëve. Të mbërritur në Itali me rrugë klandestine tashmë në pikat kyçe të qyteteve të mëdha, ata janë "gjahu" i preferuar i maniakëve seksualë. Zbulimi rrënqethës është bërë nga policia italiane e cila po heton mbi organizatat shqiptare që shfrytëzojnë të miturit. "Gjatë kërkimeve tona dhe nga një mijë e identifikuar ka rezultuar se shumë prej tyre u janë bërë oferta nga pedofilët". Vetëm dy ditë më parë në Milano policia kapi një maniak seksual i cili kishte kryer marrëdhënie me një fëmijë shqiptar. Ai e kishte afruar ndërsa 15-vjeçari ishte pranë një semafori ku lypte dhe pasi i kishte dhënë një darkë dhe e kishte shtyrë me makinën i ofron 50 mijë lireta në shkëmbim të plotësimit të sjelljeve të tija seksuale. Në faqen 5

Rinovimi prek fenë: besimtarët në sherr

TEOLOGJI. Rinovimi prek fenë: besimtarët në sherr. Myslimanët: "Na duhet devocion e jo fjalë". KAVAJË - Sherr mes besimtarëve në Kavajë. Një diskutim teorik ka përfunduar me akuza për teologët referues që kanë patur pozita në kohën kur diktatura e mbante fenë të burgosur. "Nuk është koha për fjalë, por për devocion" - ju janë kundërvënë disa diskutantë teologëve dhe profesorëve floktëhijur. E shtypja e mbijetesës së islamizmit ka mbledhur një bashkësi teologe dhe besimtarë për të referuar e dëgjuar ç’po ngjet me përhapjen e fesë islame nëpër Europë. Nga teologë si Bylyku, Zeka, janë cilësuar shkak që po çojnë në dobësimin e kësaj feje, si shtyte e tokave nga shtatara myslimane, njerëzve që duhet t’u ngrihen falore Krishterit, ndërmjet i emrave perëndim, ndryshimi shkollimit. Zakoneve të faljeve etj, gjithashtu është dëgjuar me interes në këtë mbledhje dhe organizuar nga shoqata e intelektualëve myslimanë dhe nga rryma islame e Shqipërisë. Por kur kanë nisur diskutime që kanë qenë turbulluar, Mjaft diskutantë u janë kundërvënë teologëve e intelektualëve për pozitat që ata kanë pasur në të kaluarën. Sipas tyre feja kërkon njerëz me përkushtim të devotshëm e jo të faljeve. "Gjithçka organizuar me sherri në shërbim të mbrojtjes dhe besislame" - thotë sekretari i rinisë islamike Hasan Shkreli. Por sipas takon "zhënkës" që plasi fuqia mendim i së organizuan nga njerëz që nuk e pranojnë evoluimin e së resë. Sherri i plasur në atë mbledhje krijoi opinione të ndryshme midis besimtarëve në Kavajë. Megjithatë numri i tyre që flenë çdo ditë në xhami sa vjen e shtohet, gjë që flet se islamizmi në Kavajë po njeh një periudhë lulëzimi. Xhamia e vjetër e myslimanëve shqiptarë. ge.ca.

KUKËS, ALARM I FSHATARVE

. "Shtëpitë tona drejt humnerës". Alarm i fshatarëve në Kukës: shtëpitë rrezikojnë të rrëzohen në humnerë. Gërmimet për kërkimin e uranijumit, erozioni, reshjet e shumta si dhe dy shembjet në krah të rrugës kanë bërë që fshati Nimçen, 20 km larg Kukësit të jetë në buzë të katastrofës. Në faqen 5

Olimpik i pari çerekfinalist

KUPA E SHQIPËRISË. Olimpik i pari çerekfinalist. TIRANË- Sot e nesër aktet finale të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në futboll. Olimpiku e kualifikua i pari. Besa shumë afër kualifikimit, ndërkohë që për gjashtë të tjerat do të jetë përcaktues. Në Tiranë sot ndeshja më e fortë Tirana - Lushnja. Apeli i trajnerit tiranas: "Jo dhunë, por futboll". Flamurtari në kaos. Është larguar edhe Kushta për në Qipro. Arsyet kanë qenë mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit. Ndërkohë në pankinë është emëruar Leonidha Çuri. Partizani ka shumë mundësi për ndeshjen e dielës kundër Sh... der Shqiponjës, megjithatë Stabova ka premtuar kualifikim me çdo kusht. Por ka edhe shumë mungesa, sidomos ajo e Shulkut padyshim që do të ndikojë planet e tij. Një skuadër shqiptare femijsh, Al-Mer zë vendin e tretë në turneun e moshave në Angli. Shënojnë 25 gola. Tyson në formë të jashtëzakonshme për ndeshjen e shtatë shtatorit kundër Selan. "Muslimani" e ka paraqitur ndeshjen deri në detajet më të vogla. Italianët përcaktojnë skuadrën me vështirë dhe me 'plakë' të kampionatit, atë janë lënë dhe luajnë. Në faqen 7 Olimpiku i gëzohet golit të kualifikimit

Superfjalëkryqi

Në faqen 6