Policë dhe zhgënjim. Vetëm 24 vetë me fat
Mbrëmë vonë janë afishuar listat me 520 emrat që janë planifikuar për të tërhequr depozitat
Thirrje që s'kanë pushuar, xhama të thyer të sportelit e lotë që rridhnin në faqet e grave. Kërçënimet s'kishin të sosur
Kopliku ka hedhur poshtë emrat e komisionit antifajde. “Nuk ka ende elementë të përcaktuar qartë në lidhje me të”
TIRANË - Thirrje të fuqishme dhe kërcënime përpara pallatit të Sudes. Dje paradite kanë qenë rreth 2000 vetë të cilët kërkonin nga fajdexhesha të rimerrnin paratë. Megjithatë, vetëm në radhët e të dëmtuarve, 24 klientë kanë mundur të tërheqin depozitat, që kanë qenë me shuma të vogla. Ndërkohë lista e shpallur ka qenë me 85 emra, dhe mbrëmë rreth orës 22 ishin afishuar 520 emrat e tjerë që janë planifikuar për të tërhequr paratë.
Ndërsa protesta te Sudja ka vazhduar, po dje ende elementë të përcaktuar qartë të këtij komisioni”. Një ditë më parë në tryezën e deputetit të PD ka mbërritur komisioni me emrat e shtatë vetëve, të cilët kishin për kryetar Jorgo Bollanon, ndërkohë që Bollano ka konfirmuar për Gazetën Shqiptare se “nuk kishte asnjë dijeni për këtë emërim të tij”. Kopliku ka thënë se “shtypi mund të shkruajë çfarë të dojë, por pa një zyrtarizim të ligjit në Fle-toren Zyrtare asgjë nuk mund të thuhet paraprakisht”, duke vulosur rigorozitetin në respektimin e afateve kohore.
Në faqen 3
Dje nga protestat para Sudes (Sipër) Vetë Sudja duke folur nga dritarja (Foto: P. Ilo)
Urdhër arresti për Ruçin
“Bashkë me Alinë shkënoi 2 prillin”
Dje vendimi në mungesë për ish-ministrin
Nga protestat e “2 prillit” (Sipër) Gramoz Ruçi
Në faqen 9
BSPSh, sot caktohet "pronari"
Dje në gjykatë Xheka e Hajdari dorëzuan provat e fundit
Vendimi do të shuajë polemikat për fronin
Xheka
Hajdari
Zefi: “Xheka nuk ka më sindikatë. Anëtarët e tij kanë tre vjet që s’paguajnë kuotat, për pasojë BSPSH është shuar”
TIRANË - Sot gjykata do të vendosë se kush do ulet në karrigen e BSPSH. Ndërsa dje, në seancën e parafundit, Hajdari dhe përfaqësuesi i Xhekës i dorëzuan gjykatës provat e fundit, me anë të të cilave ata pretendojnë se do të fitojnë të drejtën për “pronësinë” mbi BSPSH. Hajdari pretendoi se sindikalistët e Xhekës nuk kanë paguar kuotat dhe, për pasojë, kjo sindikatë nuk mund të jetë më. Gjithashtu paraqiti dhe një listë me 4.800 emra, të cilët “legjitimonin” konferencën e Durrësit.
Në faqen 3
Vdiq mbreti i lypësve
BERAT - Mbreti vdiq në Berat. Nuk ka njeri kuptuar kur në fron e sovranit, por të paktën kështu e kanë quajtur bashkëqytetarët e tij: Mbret të lypsave. Për shumë vjet i paralizuar në një karrocë me rrota ai ka jetuar me lëmoshat e “nënshtetasve”, buzërrinë e të cilëve ai e ka shpërblyer me muzikë. Rreth 100 kasetat e tij të magjefosonit “këndonin” gjithë ditën, si për të treguar se në këtë botë për mbretin kishte nevojë vetëm për hare e gëzim. Pikërisht ato gjëra që fati ia kishte dhënë me shumë kursim gjatë jetës.
Luke Shora, 52 vjeç, vdiq të martën në shtëpinë e vëllait të tij. Lukja ka kaluar gati 30 vjet në burgime, kampe riedukimi dhe shkollën e vagabondëve. Shumë kohë më parë, gjatë kryerjes së një dënimi ai kishte çarë lëkurën e këmbëve dhe i kishte mbushur plagët me lëng kulpre që ia kishte dëmtuar keq ato. Dhe sapo fitoi lirinë dhe dyja këmbët iu gangrenizuan, gjë që i detyroi mjekët t’ia presin ato deri në gju, në moshën 40 vjeçare. 12 vjetët e fundit të jetës së tij Lukja i ka kaluar në një karrige me rrota, ku nuk e ka ndarë asnjëherë magnetofonin; muzika popullore ishte hoby i tij. Mbreti i lypsave pinte shpesh alkool dhe thotë gjithmonë se këtë gjë e bënte për të harruar hallet. Personat prej 3 mijë lekësh me merte lish minimal për të dhe shpeshherë ata të tij thirrnin nga bujtina e të njohure. Tani qyteti i Beratit ka një mungozë mbret a një kohësht gjiithëve
Tani pranga dhe mike(s)hës së italianit
ÇESHTJA E PENGUT
Shtëpia e pengjeve të italianit
Tani pranga dhe mikeshës së italianit
Në faqen 9
Ekstradimi çiftit të superkërkuar: nisnin procedurat
GRABITËSIT ITALIANË
Komisariati Nr. 3
Ekstradimi çiftit të superkërkuar: nisin procedurat
Në faqen 9
Fest ’96, gjithçka mbi garën e këngës
SPECIALE
Skena e Festivalit
Fest ’96, gjithçka mbi garën e këngës
Në faqen 11
(Foto: P. Ilo)
Skena e Festivalit (Foto: P. Ilo)
Black-out edhe në det
Porti Durrësit, anijet në radë vetëm ditën
Black-out edhe në det
“Errësimi bovave, mungon gazi”
DURRËS- Shuhen dhe dritat ndihmëse në Portin e Durrësit. Prej disa kohësh nuk funksionojnë bovat, fenerët, që ndriçojnë autostradën ku duhet të kalojnë anijet për t’u futur në radë. Për errësirën në det nuk është transformatori shkak, por mungesa e gazit që përdoret për ndriçim.
Janë të tërë bovat, të cilat vendosura njëra pas tjetrës formojnë dhe kanalin e ndriçuar përmes të cilit anijet që janë futur në port për t’u përpunuar, duhet të kalojnë natën për të hyrë në radë. Por prej kohësh ato janë verbuar. Madje njëra prej tyre kishte “lënë” dhe vendin e vet dhe dalgët e kishin nxjerrë tek plazhi i Currilave. Kjo është zëvendësuar menjëherë, por që ende nuk është ndezur. Sipas Degës së hidrologjisë së Marinës Luftarake, nga e cila varet ky shërbim, për ndriçimin shkak është mungesa e gazit. Mungesa e ndriçimit ka bërë që anijet të futen në radë vetëm ditën, kur nuk ka nevojë për ndriçim. Kjo është bërë më urgjencë të posaçme për të shmangur ndonjë incident detar. Por ndërsa ferrët e detit nuk ndriçojnë, çdo anije që futet në portin e Durrësit paguan nga 50 dollarë vetëm për këtë shërbim.
Artur Korriku