Sfidat e enigmat që mbjell Sfinksi i piramidës fajde
Andrea Stefani
Duket se edhe piramidat financiare, sundër simotrat e tyre të lashta që ngriheshin me gurë, nuk shëmbën, por mbyllen hermetikisht duke tamposur brenda tyre, bashkë me miliardat njerëzve të thjeshtë, edhe mekanizmin e mistershëm që i ngriti, bashkë me ato. Rrugët e disa qyteteve kryesore janë të mbushura nga konflikti, kuja, gjëma e njerëzve, por shkaktari kryesor i kësaj tollovie, që po trondit shtetin, fajdeja, mbetet ende si një piramidë sfinks me portret të ngurtësuar që nuk flet. Një komision i ngritur për të siguruar transparencën, e që do t’i mundësonte publikut të shikonte se ç’ndodhur e ç’ndodh brenda firmave e kompanive misterioze, zbardhor i heshtur. Në fakt, ngritur me shumë vonesë, ai është shndërruar në komision të autopsisë së funeralit të fajdeve. Por duket edhe këtë mision ngurtor ta kryejë. Dhe tani janë kontrolluar nga komisioni i transparencës bilancet e dy fondacioneve. Veç kësaj nuk i është komunikuar publikut. Dhe pyetjet që mundojnë atë janë shumë. Janë qindra mijë njerëz që u lanë në mëshirën e një biznesi të errët, ani të errëta të bizneseve të fajdeve që duhen ndriçuar sa më shpejt për hir të drejtësisë. Si lindën fajdet? Pse u lejuan të shtrijnë metastazat e tyre deri në zemrën të financave shtetërore? A ka patur transferta bankare jashtë shtetit të firmave e fondacioneve që operonin me fajde? Po pastrim parash? Si shpjegohet rënia e beftë e Sudes pak orë pasi kish vjelë shumta të konsiderueshme në sajë të superinteresave mujore 50 përqind? Por ka dhe anë të errëta që duhen ndriçuar publikisht për të gjetur rrugën e shpëtimit me sa më pak dhimbje. Sa janë paratë e depozituara në banka nga secila firmë apo fondacion dhe a janë të majftueshme këto para për dëmshpërblimin e klientëve? Sa është vlera reale e pasurive të tyre të patundshme? A janë apo jo piramida dhe a ka tjetër firmë si Sudja pa asnjë grosh në arkë? Deri tani i vetmi element transparent mes kësaj shtrëngate financiare është hetëdelari i kësaj gruaje, që tek qëndronte mënjanëduar mbi gërmadha e biznesit të saj mashtures, shqiptoi thënien mortore: "Isha piramidë". Gjithçka tjetër që po mbështjell katastrofën fajde është një zhurmë e turbullt e me përmbajtje të padukshme.
topsisë së funer alit të fajdeve. Por duket edhe këtë misin nguron ta kryejë. Deri fondacioneve. Veç kësaj nuk i është komunikuar publikut. Dhe pyetja që e mundonjtë mëshirën e një biznesi të errët, por njerëzazi me një ndyrim mashtrues. Dhe le të harrojmë për një moment shkatërrimin dhe të supozojmë se - kaq ka patur tastin ta shohë le të sjellë ndërmend tablo të një fushme të Bruçegit - Të tërheqë udhëheqjen të verifikonte. Por tani këta njerëz kanë të drejtë për pakëz dritë për të parë se ç’po ndodh. Dhe nuk duhet se informacioni në këtë çështje bëhet edhe më i domosdoshëm tani kur me sa duket, kemi hyrë në fazën e daljes me sa më pak dhimbje nga një katastrofë që, mjerisht, nuk ja dimë ende përmasat. Në këtë kushte është dëshirë e përsëritur edhe formu - la më e saktë e shqetësimit. Kjo mund nuk mund të jetë detyrë vetëm e njerëzve qeveritare që si në çdo shtet pluralist, nuk mund të përmbledhin tërë kapacitetin intelektual të shoqërisë në këtë rrafsh. Ndarja mungesa e plotë e informacionit ka ngjerrë jashtë loje edhe operacionet e mundshme teknike që mund të ofrohen nga segmentet organizatave joqeveritare. Dhe nuk mund të trajtohen si “sekret shtetëror” informacione që kanë të bëjnë me një çështje të jetës pesëdhjetë? dhe sot hapi i pjesës dërrmuese të popullatës, u ngrit pas shumë vitesh “harresë” në lartësi e një çështje shtetërore. Ka
“Komisioni u ngrit vonë”
Intervistë me Kryeministrin për fenomenin fajde
Meksi: “Ndihmë për të dëmtuarit”
Intervistë me Kryeministrin për fenomenin fajde
“Komisioni u ngrit vonë”
Meksi: “Ndihmë për të dëmtuarit”
TIRANË - Qeveria Shqiptare do të jetë pranë qytetarëve në situatën e vështirë të krijuar pas falimentimit të skemave me natyrë piramidale. Kështu është shprehur Kryeministri Aleksandër Meksi, në një intervistë dhënë në mikrofonin e radios “Zëri i Amerikës”, duke komentuar ngjarjet e fundit që kanë tronditur shumë shqiptarë.
Ç'vend zuri problemi i fajdeve nëmbledhjen e Këshillit Kombëtar?
“Sigurisht nuk mund të ngel e pa trajtuar dhe mbi të fol, mbas më shumë se tërjetë presidenti Berisha, i cili vuri në dukje interesimin e Qeverisë për të ndërhyrë për të menaxhuar dëmet që kanë pësuar qytetarët shqiptarë nga një politikë ekonomike e tipit piramidal, siç është vendosja me fajde. Qëllimi i Qeverisë Shqiptare që të bëri bllokimin e fondeve në Bankë të firmave që dyshohen për një strukturë piramidale, ishte pikërisht që të menaxojë dëmet e tyre dhe më tej të gjenden rrugët e zgjidhjes për ndarjen e saktë dhe të drejtë të këtyre fondeve”.
A është e përgatitur Qeveria për një paketë konkrete ligjesh për këtë?
“Qeveria në radhë të parë do të mundohet të përcaktojë saktë dëmet që janë bërë, rrugët që mund të merren për menaxhimin e tyre, ndihma që mund të jepet në një formë e një tjetër, lehtësirat për të zhvilluar biznes nga ana e këtyre familjeve. Përsa i përket ligjeve, Komisioni Ekstraparlamentar i Transparencës, sigurisht po kryen njohjen për fenomenin. Ai u propozua përpara se fenomeni ishte i qartë që kishte marrë shtrëmbër, por për arsye të ndryshme u vonua”.
Kapësë zërakë kërkojnë dorëheqjen apo zëvendësimin tuaj për shkak problemeve që kanë lindur nga fajdet. Ju si e komentoni?
“Këta janë zëra të cilët kanë krijuar nga idea e deridjeshme. Këtu është fjala thjesht për vërejtje për kritika për të përmirësuar punën, jo për zëvendësime njerëzish. Po këto zëra vazhdojnë me metodën e kaluar, besoj se nuk e kanë synimin te Meksi, sepse Meksi është një nga anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike, është Kryeministër i një Qeverie ku janë njerëz të Partisë Demokratike që zbatojnë programin PD-së. Emri im në këtë rast përdoret si më lehtësi kritikueshëm se emrat e tjerë, por për të sulmuar PD-në dhe programin e saj”.
Pati vetëm një zë, nga Tomor Malasi, me të cilin la lidh një miqësi e vjetër. Ai tha se nuk ka investime, nuk njohim shifra, nuk ka një politikë të brendshme dhe të jashtme. Unë mendoj se transparenca e qeverisë shqiptare ka qenë totale. Në çdo muaj botojmë inflacionin, dërguam ligjin për të ndryshuar deficitin buxhetor, e treguam sa është ky deficit, politika jonë e jashtme është e qartë dhe një politikë e brendshme ekziston. Më duket jashtë vendit një logjikë e tillë”.
LARGOHET FORCERISHT
Hajdari zbohet nga Këshilli i PD
TIRANË - Hajdari zbohet forcërisht nga mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Është penguar dhe në hyrje të sallës nga një grup rojësh rreth një 6 vjet më parë mori pjesë në themelimin e Partisë Demokratike. “Po përsëritet precedenti Selami” ka thënë deputetja, “po të njëjtin grup brenda PD po sulmon vazhdimisht nisëtarët e saj”.
Në faqen 3
Azem Hajdari
Die mbledhja e Këshillit të PD. Presidenti: "Të dëmtuarve nga fajdet kredi dhe punësim"
Malasi lëshon alarmin:
“PD ka gabuar. Qeverisë e Partisë i ka munguar etika. Nuk ecet më kështu”
Në faqen 3
Berisha: “Bashkë me interesat do t’u kthejmë edhe çdo qindarkë qytetarëve. Lehtësira edhe të tjera për ta”
Në faqen 3
Edhe dje policia patrulloi Kryeqytetin. Furgonë dhe uniforma blu në qendër e kryqëzime. Incident tek Sudja
Në faqen 9
Dritë njerëzve në hije
NGA BOTA
Jeruzalemi
“Nuk ka lëshime”
Në faqen 2
REPORTAZH
Dritë njerëzve në hije
Në prapaskenat e Teatrit
E padukshme dhe në errësirën pas kuintave të skenës, një “industri” e madhe njerëzish punojnë kështu të heshtur për vite me radhë
Në faqen 11
Në Teatrin Kombëtar
Superkualifikim i “Partizanit”
GAZETA SPORT
Superkualifikim i “Partizanit”
Në faqet 5-8