22/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 shkurt 1997

Meksi kërcënon? "Po ika do flas"

Leku bie me piramidat. Vefa: Ja emrat e rinj që marrin Në më pak se dy muaj monedha shqiptare është zhvlerësuar rreth 30 përqind në raport me dollarin Kryeministri: "Të gjithë e dinë, në 4 vjet unë kam qenë kundër fajdeve. Pres mbështetje nga partia" Leku mbërrin në buzë të katastrofës. Dhe në Tiranë një dollar është shkëmbyer me 132.90 lekë Në faqen 4 Pohime të papritura të Kryeministrit, pas përsëritjes së shpeshtë të kërkesës për dorëheqje Në faqen 2

Studentët e urisë: "S'dorëzohemi"

Tension i lartë në Vlorë Studentët vlonjatë në grevë urie (Foto: H. Pustina) VLORË - Dita e parë e grevës së urisë së studentëve të "Ismail Qemalit", është shoqëruar me vazhdimin e protestave dhe me një tension gjithnjë e në rritje të protestuesve. Dje studentët kanë zgjedhur komisionin e grevës dhe kryetarin e tij. Pasditen mbledhje e gjerë e intelektualëve vendës. Është krijuar Bashkimi Intelektualëve, i cili ka bërë deklaratën e parë zyrtare. Në faqen 3

Gjak pranë VEFA-s: pesë të plagosur

MBREME NE VLORE VLORË - Përgjaket rëndë zona rreth rezidencës së VEFA-s në Vlorë. Mbrëmë natën, rreth orës 20.00, pesë vetë janë bërë objektiv i agresorëve të panjohur në dy ngjarje të ndryshme. Për fat të mirë, ngjarja ka krijuar shumë më pak e plagë, por asnjë të vrarë, të pestë, katër meshkuj dhe një femër, janë dërguar sakaq në kirurgjinë e Spitalit të Vlorës dhe i janë nënshtruar mjekimeve të para intensive. Për të pestë viktimat e mbrëmshme prognoza e mjekëve ka qenë optimiste. Ngjarja e parë është verifikuar në apartamentin e një 46-vjeçari, apartamenti i të cilit ndodhet në krah të rezidencës së firmës. Me një zë të tronditur dhe thellësisht e frikësuar gruaja e tij ka treguar në telefonin e "Gazetës Shqiptare" të gjithë dinamikën e incidentit të rëndomtë. “Tre vetë na kanë shpërthyer derën - ka thënë ajo, duke folur nga spitali, ndërsa mjekët vazhdonin të mjekonin plagën e burrit të saj - njëri ndenji jashtë, ndërsa dy të tjerët kishin pistoletë dhe një automatik. Na kanë kërcënuar se pse i kërkonim tani paratë dhe kanë sy të fëmijëve. Kishim futur 25 mijë dollarë dhe në këto kohë menduam dhe me një kërkonim”. Vetë gruaja duket se ka arritur të njohë njërin prej agresorëve. “Njëri arrinte ta dalloj”, ka thënë ajo në telefon, pa dhënë shpjegime të mëtejshme. Ngjarja e dytë ka ndodhur thuajse në të njëjtin vend, por disa minuta më vonë. Nga një veturë e kuqe është lëshuar një breshëri automatiku ndaj “Mercedesit”, në të cilin udhëtonin katër pjesëtarët e familjes Ahmeti. Babai Ahmeti, dy të bijtë Nesti dhe Fredi dhe e fejuara e Nestit, Rudina. Të katër e kanë parë veten të pambrojtur, ndërsa sulmueshin egërsisht nga plumbat e lëshuar nga makina e kuqe enigmatike. Që të katër kanë marrë plagë në gjymtyrët e poshtme dhe janë dërguar menjëherë në spital. Endenuk dihet asnjë hollësi tjetër mbi këtë ngjarje, që rrezikoi të kthehej në një tragjedi. Rasti i mbrëmshëm është nga më të rëndët e regjistruar në Vlorë, pas vrasjes së viktimave gjatë protestave. Shumë herë gjatë këtyre ditëve të fundit ishin dëgjuar krisma në errësirë, përkejsha… mbrëmshëm është nga më të rëndit në rrëshirë, përkisha… dhe duket se nuk kemi të bëjmë thjesht me një hakmarrje të zakonshme. p.re.

Kanceri “fajde” mbërthen viktimën tjetër

DJE NË BERAT Kanceri “fajde” mbërthen viktimën tjetër Gruaja 44 vjeç mbytet në Osum, jetonte në mjerim BERAT - Një tjetër viktimë e fajdeve. Një grua rreth të 44-ave është gjetur në lumin e Osumit. Qyteti Behije Zenea, fatkeqja që kishte vendosur t’i jepte fund jetës së saj duke lënë këpucët në breg dhe duke u hedhur në ujërat e ftohta të lumit. Katastrofa e tmerrshme e fajdeve shkakton një tjetër kufomë. Dikush kishte parë trupin pa jetë dhe vetëm dje në orën 14.00 ai është identifikuar nga të afërmit. “Shkaku i këtij akti të dhimbshëm është vetëm depresioni”. Kështu e kanë përcaktuar mjekët e fundit e lidhur të gruas që banonte në lagjen e …? Shumë të teta viteve të fundit të 44-vjeçares. Banonte në mjerim të plotë me burrin e saj, disa miliona tashmë i kish humbur tek firmat e falimentuara, një djalë i kishte në Greqi dhe e… …ilartëshëm: vajzën e vetme ia kishin grabitur vjet dhe njerëz të panjohur e kishin marrë për në Itali. Kështu e vështirë, deri edhe për bukën e përditshme, vetmia e plotë, i kishin shkaktuar Zeneas një depresion të thellë. Në këtë rast, preferoi vdekjen më shumë se jetën. Ende nuk është përcaktuar se kur mund të ishte hedhur gruaja në lumë, por gjithsesi kanceri i fajdeve mbërthen një tjetër viktimë. Dhe ky është fakti i zi i kohëve moderne që përçolli dje arkivolin me berat… ha. ta.

Nisen dhjetë përfaqësues Nga Gjirokastra në grevën e Vlorës

Nisen dhjetë përfaqësues Nga Gjirokastra në grevën e Vlorës GJIROKASTËR - Edhe studentët gjirkastritë në grevë urie bashkë me grevën e studentëve të tjerë të Universitetit “Eqerem Çabej” do të nisin për t’u bashkuar në grevën e urisë që futet në ditën e tretë të saj. Përfaqësues të studentëve të Universitetit Studentor ka bërë thirrje për am… bjen e Universitetit dhe të bashkohen me kërkesat e tyre nga studentët vlonjatë dhe të nisin përfaqësues në Vlorë. Megjithatë sot në orët e para të mëngjesit ata do të mbli… dhe në auditorët e Fakultetit për të nxjerrë një deklaratë të përbashkët në mbështetje të kolegëve të tyre vlonjatë. Megjithatë bëhet e ditur që edhe në deklaratën e studentëve gjirkastritë do të jenë kërkesat e njëjta politike dhe ekonomike të parigatura në ultimatum studentëve vlonjatë. Unioni Studentor ka udhëhequr protestat e dhjetëra studentëve “Eqerem Çabej”, të cilat u shprehën në një zgjidhje të pjesshme të kushteve të tyre ekonomike. ml.ba.

VLORË

Tensioni bllokon Vefa-n Në faqen 3

VEFA

Çdo ditë mbi 270 kreditorë Në faqen 4

"Jashtë partisë të vjetrit: PD me të rinj"

Shehi pranon vonesën: “Na ka penguar konformizmi e disiplina partiake” FLET SHEHI "Jashtë partisë të vjetrit: PD me të rinj" Shehi pranon vonesën: “Na ka penguar konformizmi e disiplina partiake” Në faqen 2 Shehi

Promemoria? "Ata janë karrigethyer"

BERISHA Promemoria? "Ata janë karrigethyer" Berisha në Peshkopi sulmon ashpër mocionistët e rinj të PD-së Në faqen 2 Berisha

Gazeta TV

Në faqet 5·8