28/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 shkurt 1997

Meksi: Vendi në prag katastrofe

Gjirokastër, studentët dje kanë nisur grevën e urisë Apel alarmant i kryeministrit në Parlament: Të dhënat makroekonomike tronditëse. Defiçiti po thellohet Parlamenti, 4 orë diskutime për Vlorën. Ngrihet një komision i posaçëm. Zile sulmon ashpër: “Ju e keni harruar Vlorën” Në faqen 5 Dje në orën 16.00 studentët gjirokastritë në grevë urie. Drejtori i spitalit refuzon ndihmën mjekësore. Mbrëmë nata e parë Në faqen 3 Kryeministri shqiptar bën deklaratën e frikshme. Ekonomia e vendit po shkon drejt shkatërrimit, inflacioni është rritur Në faqen 5

Tiranë, tension i lartë Vlora gdhihet jashtë

Protestat s’rreshtin. Studentët në rrezik VLORE - Dje kanë gdhirë në rrugë me 20 mijë vlonjatë. Pas një nate të trishtuara dhe plot ankth, njerëzit kanë marrë frymë më lirshëm. Lajmi i ardhjes së forcave të ndërhyrjes speciale nga Tirana, ka mbetur në ajër. Përpara universitetit grumbullimet kanë vazhduar si përherë. Në altoparlant, përshëndesin të deleguarit e Tepelenës, Himarës, Kuçovës, Lushnjës, Durrësit dhe Tiranës me parulla dhe pankarta nga më të ndryshmet. Në faqen 2

Gjimnazet bosh: civilët rrahin diem e vajza

KRYEQYTET Gjimnazet bosh: civilët rrahin diem e vajza Nxënësit e “Ismail Qemalit” janë sulmuar dje nga një grup civilësh ndërsa dilnin nga oborri shkollës Në faqen 3

Vlora rindez qytetin: prapë protestë

qytetin: prapë protestë Makina të shumta të vlonjatëve kanë qarkulluar në rrugët e qytetit duke kërkuar solidarizim Në faqen 2

Berisha, të hënën vota Kuvendit

Për presidencën vetëm një kandidaturë. Parlamenti formalitet Prova e Këshillit të PD: vetëm 5 abstenime Për presidencën vetëm një kandidaturë. Parlamenti formalitet Berisha, të hënën vota Kuvendit Prova e Këshillit të PD: vetëm 5 abstenime TIRANË - Berisha fiton raundin e parë drejt kolltukut presidencial. Dje ai ka siguruar votën pro të 85 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD dhe vetëm 5 abstenime. Një votim i fshehtë, mungesa e alternativës tjetër konkurruese dhe shumë superlativa për të. Kaç i ka maftuar Presidentit aktual që ta shohë serish vendosur dhe, që Sali Berisha të kandidojë sërish për postin e lartë të Presidentit të Shqipërisë. “Kontributi i pamohueshëm i tij për demokracinë dhe shumë merita të tij kanë bërë që atij t’i jepet vota unanime”. Kështu ka komentuar Tritan Shehu votimin pro për Berishën. Ndërkohë që nga mocionistët ka mbërritur qëndrimi: “Berisha është njeriu që i vlen këtij kombi, nuk ka alternativa të tjera”, ka komentuar pas takimit Dashamir Shehi. Këshilli Kombëtar i PD vendosi dje, alternativa të tjera”, ka komentuar pas takimit Dashamir Shehi.

Djegiet në Berat 27 vjet burgim

TIRANË - Kërkohen 27 vjet burg për dy të rinj nga Berati, të akuzuar për organizimin e protestave të dhunshme dhe djegien e objekteve shtetërore në Berat. Prokurori kërkoi deklarimin fajtor të 22 vjeçarit Artur Dushi dhe dënimin e tij me 20 vjet burg. Ndërkohë që për të pandehurin tjetër Kujtim Hoxha u pushua akuza e veprimeve të dhunshme kundër pasurisë së shtetit, për mungesë provash dhe u kërkua dënimi tij me 7 vjet burg për pjesëmarrje në mitingje të paligjshme dhe pengim të forcave të policisë për kryerjen e detyrës. Sot në orën 13 do flasin avokatët e tyre dhe pasi do të jenë gjykatësit që do të vendosin për masën e dënimit. Nga gjithë ajo ushtri e dëshmitarësh, për shkak të arrestimeve, për shkatërrimet dhe djegiet në Berat, deri tani vetëm dy janë vënë përballë masës së dënimit. Pas shumë seancave të njëpasnjëshme procesi gjyqësor ndaj Dushit dhe Hoxhës, të akuzuar për veprime të dhunshme ndaj pasurisë, vetëm e cila parashikon të paktën 15 vjet burg, i ka afruar fundin. Dhe prokurori, pasi ka bërë një retrospektivë të ngjarjeve të dyshueshme në Berat, tha se Dushi ka qenë në krye të turmës dhe e ka udhëhequr atë për të djegur shkatërruar, akuzë e cila sipas tij - u provua dhe nga materialet filmike, dhe kërkoi dënimin e tij me plot 20 vjet burg. Ndërkohë që mungesa e provave ka bërë që akuza të tërhiqet ndaj Hoxhës, po ai nuk i ka shpëtuar kërkesës për dënim. Prokurori kërkoi dënimin me 7 vjet për kundërshtim të policisë për pengimin e mitingjeve.

Zhvlerësimi i lekut: në dyqane duan dollarë

Çmimet e larta paralizojnë importet TIRANË - Shpërthimi i valutor dhe rrokullisja e lekut në humnerë po trondisin tregjet e mallrave, importet dhe përgjithësisht tregtinë e vendit. Ngjitja e përditshme e kursit së dollarit dhe valutat e tjera pa po ndiqet hap pas hapi nga çmimet e shum prej mallrave të konsumit, që shtrenjtohen thuajse në të njëjtën masë. E shtënjët duet i frikshëm i valutave me çmimet e mallrave që me krheshendon e tij të paprerë, dekurajon blerësit dhe paralizon tregtinë. Në faqen 4

Bullgaria nën zinë e bukës

NGA BOTA Presidenti Stojanov Bullgaria nën zinë e bukës Në faqen 11

Die pasditë vendimi i studentëve të “Eqerem Çabej”. Bojkotim edhe në Elbasan

SPORT

Sot vendoset fati i Kampionatit Në faqen 10

SPEKTAKEL

Super Aida në version modern Në faqen 8