Prokuroria “vrapon” të zbardhë misterin e së enjtes. “Hetimet top-sekret, por shumë shpejt versioni i saktë”
Zogu përballë hetuesve
Do thirret me Mulosmanin për mitingun e përgjakshëm
Hetimi për vrasjen, pyeten shumë policë, titullarë policie e dëshmitarë të ngjarjes tek KQZ
Dje ceremonia mortore e të riut të vrarë. Leka Zogu përcjell trupin e të ndjerit. Pas ceremonisë në sheshin Skënderbej, monarkistët vazhduan tubimin e tyre
Vazhdojnë hetimet për vrasjen e të riut Pali. “Shumë shpejt organet hetimore do të sqarojnë të vërtetën e kësaj vrasjeje”. Në pyetje shumë policë e zyrtarë policie
TIRANË-Leka Zogu dhe Ministri i Oborrit, Abedin Mulosmani do të thirren nga Prokuroria për të dëshmuar lidhur me mitingun e organizuar ditën e enjte në sheshin Skënderbej. Ndërkaq hetimet për vrasjen e të riut Agim Gon Pali janë duke vazhduar me intensitet. Hetuesit kanë sekuestruar të gjitha armët që kishte policia ditën e incidentit, të cilat tashmë janë duke iu nënshtruar ekspertizave kriminalistike. Po kështu janë marrë dhe dëshmi në pyetje shumë policë dhe drejtues të saj që atë ditë kanë qenë me shërbim te Pallati i Kongreseve, ku dhe ndodhi përplasja mes policisë dhe monarkistëve të armatosur. Ndërkohë që për mitingun e të enjtes ka një denoncim nga policia si i paligjshëm dhe për këtë arsye - sikurse kanë sqaruar në Prokurori - hetimit i nëvojiten dhe depozimit e krerëve të monarkisë që kanë qenë protagonistë të tij.
Në faqen 3
Leka Zogu bën homazhe në familjen e të ndjerit Pali (Foto: REUTERS)
Katër orë luftë për vajzën peng: Vriten dy vetë
- Rrëmbimi i një vajze nga një fshat i Sarandës është shpagu ar me kokë. Madje me dy jetë. Të afërmit e vajzës janë vënë në ndjekje të grabitësve dhe mbasi kanë gjetur vendin ku strehoheshin - një hotel në qendër të qytetit - i kanë rrethuar. Ndërmjet dy palëve ka filluar një betejë e ashpër që ka zgjatur gati katër orë. Dy nga grabitësit kanë humbur jetën gjatë përleshjes, por emrat e tyre nuk konfirmohen. Njëri nga ta është çuar në morgun e spitalit të Sarandës. Kurse tjetri është zhdukur në rrethana misterioze. Policia nuk ka ndërhyrë në përleshje. Vajza ka rifituar lirinë e saj dhe është marrë nga të afërmit.
Në faqen 5
Snajper ndaj Shehut? PD zbulon atentatin
Nga partia: “Për qëllime politike”
TIRANË - Atentat kundër Tritan Shehut? Selia qendrore e PD ka konfirmuar dje “tentativën për të vrarë kreun e Partisë Demokratike”. Sipas një njoftimi të bërë nga zyra e shtypit Shehu është goditur në një momentin kur ai ishte duke ndjekur brenda një kioske përballë selisë. Ka qenë një plum i kalibrit 7.5 ai që ka kaluar mespërmes dhe është shënjestruar me forcë duke nxjerrë shëndijen në murin e lokalit.
Në faqen 2
Këtë javë edhe proceset antifajde
Por “faraonët” nuk janë këtu
TIRANË - Do të çelen
javën që vjen seria e super-proceseve antifajde gjykatave të Tiranës. E para që do të nisë të hetohet nga gjykatësit do të jetë dosja e Maksude Kadëmit. Ndërkohë që në datën 14 korrik është caktuar data e fillimit të gjyqit për fondacionin “Xhaferri”. Por nga të gjithë të pandehurit e kësaj epopeja në bankën e akuzës do të jetë vetëm Sudja, pasi të tjerët e presin fundin e gjyqit në plazhet e botës.
Në faqen 5
Mjegulla e Parisit ndal La Lumiere
TIRANË - Dukët si qudi, por vënia në zgjidhjeje në vapën shqiptare, është bllokuar nga mjegulla dhe moti i keq i Parisit. Catherine La Lumiere, koordinatore e votës në Shqipëri, e ndalua dje - e bashku me udhëtarët e tjerë të linjës Suisse Air - të fluturojnë për në Tiranë.
Mjegulla e dendur në Paris ka penguar kështu La Lumiere të vijë pranë 32 zonave të votës, Zedhënës i OSBE në Tiranë, thotë se bllokimi i kryevegjes ka qenë i përkohshëm, por agjaron se ka i ka prishur asaj programin për ditën e djeshme, madje dhe sot gjatë zgjedhjeve. Sipas Mark Smith, dje La Lumiere duhej të bënte “zhiron” në shumë zona të Tiranës dhe Durrësit. Ndërsa duhet të mbërrinte në Rinas rreth orës 13.00, La Lumiere ka konfirmuar nga Parisi se gjendja e bllokuar në aeroportin Roissy të kryeqytetit francez. Smith tha dje se koordinatorja duhet të mbërrijë sot në Tiranë. Dhe që La Lumiere të vijë sot, Parisit duhet t’i largohet mjegulla.
Rogner, “shtabi” i zgjedhjeve
Liderët pranë pishinës: “Ma ler zonën”
TIRANË - Ore ankthi, shprese, pse jo edhe zhgënjimi, kanë jetuar dje kandidatët e balotazhit. Dy më shumë se do ditë jetër, me një kosheresë politikanësh ka ngjasuar Rogneri, një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit. Gjatë gjithë ditës, aty kanë hyrë e kanë dalë gjallë ata që kanë vendosur ta nxjerrin Shqipërinë nga kriza. Sepse dje ishte dita e fundit, dita e vetme në të cilën mund të bëheshin ende “pazare” elektorale. Dhe selitë e partive janë dukur të shkreta njerëzit që zakonisht popullojnë në këtë ishull transferuar pothuajse të gjithë në Rogner. Të shumtë kanë mbërritur liderët që shumë pak minuta kanë ndërruar disa herë tavolinat. Nano, Godo, Ceka, Starova, Zëri, Malaj apo Mehdiu - me siguri që mund të jenë këtu shpërndarë edhe ndonjë emër tjetër - nuk kanë patur mjaftueshëm vend për të përfunduar me hollit, pishinës dhe restorantit. Sa nga një tryezë te tjetra, ata flisnin me zë të ulët, por shpeshherë harronin dhe flisnin mbarë e në trezyet e tjera.
“Unë nuk mund t’i bëj thirrje elektoratit tim të votojë për kandidatin tjetër, tani është shumë vonë, këto gjëra duhej bërë shumë rregulluar më parë”, ka qenë ky refreni i “pazarëve” shpesh herë të vështirë për t’u mbyllur me sukses, mes liderëve të ndryshëm të spektrit politik. Mes tyre, Ceka është dukur vërtet më i qetë. Ai tha se, vetëm një ditë më parë, Nano kishte bërë thirrje që Elbasani të votonte për të. Prandaj vetëm një përshëndetje “përzemërt” me kreun e PS i ka mjaftuar dje Cekës në ambientet e Hotel Rognerit. Ndërkohë si “pa fat” ka qenë hoteli kryetarja e republikanëve. Edhe Godo ka pritur dje Nanon - lider i PS mbërriti së bashku me shoferin e tij Kastriot Islamit - për ta bindur që të ndihmojë Mehdiun përballë konkurrentit socialist. Por përpjekjet e tij luksoz. Jo se Laço ka ndonjë gjë kundër fletët, por rregulli është bërë lideri i PBSD në ambiente frekuentuara sidomos nga kundërshtarët e tij. Papritur jepen Ethmi Ruka i PS. Në një tryezë me Laçon? E pastaj thënie se rivalët politikë nuk dinë të bashkëjetojnë...
a.ç.
Nano dhe Godo dje në “Rogner”
Dy ditët e fundit të Mbretërisë së Zogut
HISTORIA
Dy ditët e fundit të Mbretërisë së Zogut
Në faqen 4
ORET E FUNDIT TË MBRETËRISË SË ZOGUT
BALOTAZHI I SOTËM
Zona 1. Sandër Uldedaj PD+PDK Nduë Keqaj PS Zona 3. Valentin Palaj PD Beqir Malaj PS Zona 4. Ali Spahja PD Lek Gjeto Ukaj PS Zona 7. Jozefina Topalli PD Skënder Dizdari PS Zona 8. Ferid Hoti PD Memli Begu PS Zona 9. Mark Kroqi PD Bashkim Zenoll PS Zona 10. Nexhat Kallaj D[B?]SH Fatmir Brahimi PS Zona 14. Muhamet Ukperla PD Gafur Mazreku PS Zona 18. Llesh Kola PD Agustin Marku PS Zona 19. Kol Biba PDK Ndrec Pema PS Zona 28. Ilir Spata PD Paskal Milo PSD+PS Zona 29. Sherofedin Shehu PBD+PD Kadri Rapi PS+PSD Zona 30. Pëllumb Shulla PS Namik Hoxha PLL Zona 33. Metali Deliallisi PD Alush Xhihani PS Zona 35. Xhovdet Forri PD Zihni Beqaj PS Zona 36. Edmir Kapidani PD Iliriana Karcuku PS Zona 37. Argjile Gega PD Bardhyl Agasi PS+PSD Zona 38. Luan Maltezi PD Natasha Paco PS Ruzhdi Keçi PD Zona 41. Lush Përpall PS+PSD Engjëll Hysenbegasi PD Spartak Poçi PS Zona 45. Ermin Riza PD Afridita Stefani PS Zona 46. Fatos Kongoli PD Kico Bushi PS+PSD Zona 49. Fatos Beja PD Limoz Dizdari PS Zona 56. Aleksandër Meksi PD Enver Reçi PS Zona 57. Halit Shamata PD Zona 58. Ejup Tabaku PS; Fatbardh Hushi DBSH; Tritan Shehu PD; Luan Skënderi PD. Zona 60. Ismail Togu PS; Neritan Ceka PAD. Zona 64. Bahri Myftari PS+PSD. Zona 86. Irakli Gjika PSD; Maksim Hasani I pavarur. Zona 94. Ligorak Karamelo PBDNJ; Setki Mulla PS. Zona 104. Vladimir Foja I pavarur; Plator Arapi I pavarur. Zona 107. Skënder Gjinuishi PS+PSD; Frrok Çupi PAD. Në faqen 2