NDRYSHIMET NË ADMINISTRATË / Reagim i papritur i anëtarit të kabinetit të ri qeveritar
Ministri kundërsh.bon Nanon
I pari i Shëndetësisë, Solis nuk është dakort me spastr ime t
“Unë s'kam të drejtë të shkarkoj drejtorët. Ligji i vjetër nuk më lejon. Vendimi na erdhi nga lart”
TIRANE - Një ministër kundërsh ton Nanon? E papritur por ja që ndodh edhe kështu. Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, nuk është dakort me mënyrën se si duhet të ikin njerëzit e vjetër që janë ende në postet politike të Qeverisë së re. “Unë nuk kam të drejtë të shkarkoj njeri, kam vetëm të drejtë të propozoj pranë Kryeministrit emërimet e reja”. Kështu ka deklaruar dje njeriu që sapo ka marrë në dorë drejtimin e dikasterit që punon për shëndetin e popullit. Sipas tij, një pozicion i tillë e ka vënë atë jashtë loje. Për Solis drejtorët e tij nuk mund të jenë të gjithë politikë për vetë natyrën e dikasterit të bluzave të bardha. Përfaqësuesi i Partisë së të Drejtave të Njeriut në qeverinë Nano ka shkuar më tej në pozicionin e tij kur është shprehur se do të mbrojë shumë prej tyre dhe do të luftojë që ata të mos largohen. I vënë mes dy zjarresh, drejtorët e bllok kanë deklaruar se nuk do të largohen, Solis thotë se ai nuk ka të drejtë të vendosë dhe se nuk do të shkëputet nga llogorja e tij e mbrojtjes së vartësve në dikaster.
Leonard Solis, (Lart) Fatos Nano
Por reag on ashpër drejtori i vjetër: “Më hoqën me forcë”
Në faqen 3
Çah et trau i Qafë Thanës
Plumba mbi doganierët
Alarm në Ministri. Ceka: Urgjent specialët
QAFE THANË - Thyhet trau i Qafë Thanës. Persona të armatë kanë qëlluar mbi policinë doganore, duke shmangur pengesën.
Më pas katër maune i janë drejtuar Tiranës, por njëra është ndalur nga policia e Elbasanit. Maunet, që kanë kaluar traun, kanë patur taga të Shqipnit, ndërkohë që ajo e gjetur në Elbasan që sipas doganierëve ka qenë njëra nga protago nistët e revoltës mbante targat e Tiranës. Në të janë gjetur koli me paketa Partner. Maunia është bllokuar në komisariat e pritet të verifikohet. Alarm në Ministri pas njoftimit dhe nga Drejtoria e Doganave. Ministri Ceka nis grupin e specialëve, të cilët mbërrijnë në vendngjarje.
Kufiri Shqiptaro-Maqedonas
Në faqen 8
Tragjedi në tregun e qytetit
FIER Tragjedi në tregun e qytetit FIER - Luftë në tregun e qytetit, një i vrarë e katër të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë, ndërkohë që tragjedia mund të ishte më e madhe. Policia është afruar në vendngjarje, por rrëmuj a e tregut i ka dhënë mundësi vrasësit të largohet. Ngjarja ka ndodhur, mëngjesin e djeshëm, në tregun industrial të Fierit. Ka qenë ora shtatë e mëngjesit kur shitësit e përdorëshim sapo kish nisur të vinin mallrat e para. Dy persona - sipas dëshmitarëve okulare të ngjarjes - janë zënë mes tyre për vendin e shitjes, por askush nuk e kish menduar se grindja banale do të përfundonte me plumba. Ndërmjet Tareshtë zënëmë falë me një person tjetër, ndërkaq ky i fundit është larguar për pak çaste. U duk se u vendos qetësia, por ai është rikthyer, këtë radhë me automatik. Nuk ka folur asnjë fjalë, por ka drejtuar automatikun drejt Tares, i cili në atë moment ndodhej me shpinë. Bata- Bateria ka qenë e gjatë e shumica e plumbave kanë përfunduar në trupin e Tares, por një pjesë e tyre janë shpërndarë e personat që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Tre vetë janë plagosur me një fëmijë aty pranë. Lidhur në tre, kthim, njerëz që duan të fshihen, ndërkohë që disa përpiqen të shpëtojnë të plagosurit. Vrasësi duke përfituar nga rrëmuja është larguar nën drejtim të paditur. Viktima i mbuluar me gjak është lënë në mes të sheshit, ndërkohë që të plagosurit janë drejtuar menjëherë për në spital. Saqaq ka mbërritur policia, e cila ka zbrazur menjëherë të gjithë zonën e ngjarjes. Ajo ka nisur të pyesë dëshmitarët e ndodhur përreth momentin e ngjarjes, ndërkohë që ka nisur të bëjë dhe matjet e ekspertizës. “Ishim ulur si gjithnjë në vendin tonë e po prisnin klientë - tregonin dhe shitës lulesh, burrë e grua - zakonisht jemi të parët që vimë në treg. Më pas po vinin kolegët tanë, kur, shumë pranë nesh, shohim që djem që grindin. Ata e lanë sherrin e ne menduam se gjithçka përfundoi me aq, por njëri prej tyre u rikthye dhe goditi me automatik. Pamë gjithçka me sy, asnjëherë nuk kishim parë të vrarë aq pranë. Menjëherë u afruam të shikonim të plagosurit, duke i futur nëpër makina, kjo e sotmja ishte një ‘llahari e vërtetë’. Ndërkaq në spital kanë mbërritur katër persona. Mes tyre një fëmijë, i cili, falë Zotit, kish marrë një plagë të lehtë dhe menjëherë nga instituti i bardhë. Ndërsa të tjerët janë në gjendje më të rëndë, dy prej tyre në koma, me plagë të rënda në mushkëri. Policia ka filluar hetimet e ngjarjes, por ende nuk është përcaktuar pista e vërtetë e krimit. (pre)
Lufta për RTSH: Fiton Minga
forcë"
Lufta për RTSH: Fiton Minga
Drejtori i ri: "Dua profesionistë"
TIRANE - Albert Minga katapultohet në kolltukun e lartë të drejtorit të përgjithshëm të RTV. Këshilli i ri i drejtues i institucionit ka zgjedhur dje, pas një votimi të fshehtë, regjisoren, 51 vjeçar, Minga në krye të RTV. Procedura e zgjedhjes së Mingës është kundërshtuar ashpër nga ish shefi i RTV, Bardhyl Pollo. Duke mos marrë pjesë në votim Pollo ka deklaruar se “është shkelje e procedurave të zgjedhjes së drejtorit”. Në krah të tij është vënë edhe dyshi i RTV, Malja, sipas të cilës, ligji nuk është marrë në konsideratë. Dyshja e RTV është larguar më pas nga salla për t’u dhënë opinionet e para shtypit të medias. “Do të drejtohem Kushtetueses”, ka deklaruar Pollo, duke lënë pas Mingën e sapozgjedhur.
Në faqen 2
Minga
Pollo
Minga; Pollo
Dënimi me vdekje Gjonaj: I domosdoshëm
DEBATI
TIRANE - “Dënimi me vdekje i domosdoshëm për Shqipërinë”. Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Qazim Gjonaj, futet në diskutimin në lidhje me heqjen e dënimit me vdekje.
“Në situatat që ndodhet vendi ynë ky ligj duhet të ekzistojë medoemos. Tolerimi i krimit sjell lulëzimin e tij. Duhet të respektojmë angazhimet e marra në Këshillin e Evropës, por jo vetëm politikanët por dhe e gjithë ne, duhet të argumentojmë përpara evropianëve nevojën e këtij ligji në Shqipëri. Gjykimet duhet të jenë shumë të pjekura, duke vlerësuar rrezikshmërinë e veprës së kryer. Po të tolerohet krimi që po sfidon rendin dhe ligjin do të thotë dhe rrezikimi i të ardhmes së Shqipërisë. Pa një obligim të gjykatave nuk mund të vihet rendi sepse rendin nuk mund të vihet nga Evropa”.
Në faqen 3
POLICIA NËPËR SHTEPI: KU I KENI ARMËT
TIRANE - Policia nis kontrollet për armë dhe në shtëpi. Listat e “zeza” kanë nisur të zbardhen.
Emra dhe shesh të janë lakruar si protagonistë të krimeve të ndodhura, ose të dyshuar për to, janë të vendosur të hapin shtëpinë uniformave blu. Policia ka kaluar pak ditë më parë se armët mund të mbahen në shtëpi pas të regjistrohen, por ka dhe persona në duart e të cilëve arma përben një rrezik serioz. Ndaj këtyre të fundit policia që dhe ka nisur kontrollet e rrepta, për të minimizuar sadopak krismat vdekjeprurëse. Kontroll ndaj të gjithë shtëpive, në të cilat banojnë persona të inkriminuar, apo emra e të cilëve ekzistojnë në listat e policisë. Sipas burimeve brenda saj, ky kontroll do të jetë i vazhdueshëm dhe shpesh herë qytetarët mund t’i informojnë pranë komisariateve për çdo problem.
Momente nga aksioni i policisë në Tiranë
Futbollistët pre e menaxherëve fals
Shpesh viktima të mashtrimit
TIRANE-Menaxherë fantazëm kanë kontaktuar me futbollistë shqiptarë dhe më pas i kanë lënë në mes të rrugës.
Ka përfunduar në këtë mënyrë, pa sukses, aventuara për t’u shitur jashtë e Diamantit dhe Çipit, të cilët, pasi janë endur nëpër Greqi, janë kthyer në Shqipëri. Olimpik dhe Elbasani marrin fitoret e para në Grupin C. Kosova Gashi për Olimpik dhe dy mbrojtësit elbasanas protagonistë në këto ndeshje. Politikanë dhe gazetarë sportivë janë shtirë për ditë bashkë në përgatitje për spektaklin e madh të ditës së shtunë. Bayern i Trapajonit ka marrë pikën e parë në Bundesligë. Pretendentja tjetër Dortmund ka fituar bindshëm kundër Këln. Saka ka futur në lojë vetëm një sulmues e filozofia e tij ka triumfuar. Medalje të tjera në botërorin e Atletikës.
Në faqen 7