20/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 tetor 1997

Alimuçaj: Pension për 50 mijë vetë

“Me 10 mijë do mbaroj në dhjetor. Ata s’kanë marrë interesa” “Gjithsej kompania ime ka 60 mijë investitorë. Kam 797 miliardë lekë kapitale dhe 40 milionë dollarë borxh” INTERVISTE / Flet Presidenti i Kompanisë VEFA: “Unë apo Malaj, mashtrues, kjo do sqarohet” TIRANË - “Kapitali i VEFA-s është mbi 797 miliardë lekë, kurse borxhi që u kam investitorëve është 40 milion dollarë”. Kështu deklaron Alimuçaj vetëm një ditë pas prononcimit të ministrit të Financave në ekranin e vogël. Alimuçaj deklaron se kompania e tij ka 60 mijë huadhënës prej të cilëve 10 mijë nuk kanë marrë asnjëherë përqindje nga kjo firmë. “Paratë do t’i likuidoj deri në dhjetor për ata që s’kanë marrë kurrë interesa”. Vehbi Alimuçaj ka siguruar se nga 1 tetori do të vazhdojë ndarja e parave. “Me 50 mijë investitorët e tjerë që kanë përfituar interesa, do të lidhim kontrata afatgjata dhe do të përcaktohen format më të përshtatshme për likuidim, për shembull pagesa mujore në formën e pensioneve”, ka pohuar dje Alimuçaj për Gazetën Shqiptare. Kreu i VEFA-s ka akuzuar ministrin Malaj duke thënë se dokumentat që ai kishte i ngjanin letrave të bakallit. “Koha do ta tregojë se kush është mashtruesi”, tha Alimuçaj duke sqaruar se vendimi i gjyqit në favor të tij, ishte i formës së prerë dhe se çështja nuk mund të hidhej në Kasacion. Por edhe në rast të tillë, Alimuçaj është i sigurtë se do të fitojë çdo gjyq, pasi disponon dokumenta që provojnë se sa është pasuria e Si gëllova Hajdarin. Në faqen 2

Frikë në Shkodër: Tritol në selinë e PS

TE ENJEN NE MBREMJE SHKODËR - Tritol në selinë e PS në qendër të qytetit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjte­s e bërë me telepolici konfirmojnë se është një akt i kryer si pasojë e plagosjes së Hajdarit në Parlament. Janë shkaktuar dyert e godinës. E gjitha i është shndërruar flakëve, por më pas zjarrfikësit dhe disa banorë kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve. Ndërkaq dje në mesditë është zhvilluar një miting solidarizimi me deputetin Disa persona kanë qëlluar në ajër me pistoleta. Në faqen 5

PD del në shesh dje dita e dytë

Mijëra vetë në bulevard TIRANË - Dita e dytë e PD-së në shesh. Një turnë prej afro 3 mijë vetësh përshkoi itinerarin përcaktuar një ditë më parë. Rreth orës 18.30, fjala e hapjes e mbajti Sekretari i kësaj partie, Pollo “Akti i Mazrekut zbuloi se Partia Socialiste është parti e kriminelëve, partia që erdhi në pushtet me kallashnikovë e grahë” tha Pollo. Më pas ai vazhdoi: “Partia Demokratike së bashku me Bashkimin për Demokraci janë të vendosur t’i thonë dalë kësaj partie që mbushi Parlamentin me kallashnikovë”. Më pas fjalën e mori ish presidenti Berisha. “Ndërsa Neritan Katesha” deklaronte se u kapën banda e Cerikut që masakroi gardistët, Fatos Nano vrishe Hajdarin në Parlament”. Pastaj fjalën e morën Durollari, Starova e përfaqësues të tjerë të të Djathtëve. Rreth orës 19.20 turma në mënyrë paqësore dhe duke vazhduar thirrjet kundër Parlamentit, Nanos e Gjinushit, mbërriti para Korpusit të Universitetit. Edhe aty u hodhën të njëjtat parulla si më poshtë, Ndërsa rreth orës 19.55 turma arriti para selisë së PD-së dhe u shpërnda pas 20 minutash me thirrjen: “Parlamentin kush e shkuli, Presidenti dhe Gjinushi”.

Mazreku trondit kreun e PS

Debat në grupin e PS. Nano: “Atentatorin e shtyu Kanuni” Majko kërkoi dorëheqjen: Kundërshtohet Debat në grupin e PS. Nano: “Atentatorin e shtyu Kanuni” Mazreku trondit kreun e PS Majko kërkoi dorëheqjen: Kundërshtohet TIRANË - Majko ka kërkuar të vetëbohet si kryetar i Grupit Parlamentar. Por deputetët socialistë kanë këmbëngulur që ai të vazhdojë të drejtojë. Parlamenti i PS-së janë grumbulluar dje në selinë e tyre për të analizuar “aktin kriminal dhe primitiv të plagosjes së Hajdarit”. “Kanuni është shkaku që e coi Mazrekun të kryente aktin kriminal”, ka deklaruar Nano gjatë fjalës së tij. Pak orë pas përfundimit të mbledhjes, Majko ka shkruar për të takuar me Hajdarin, por të afërmit e tij e plagosurit i kanë bërë të ditur se “Azem” nuk do që ta takojë. Në mbledhjen e djeshme Nano deklaroi se “nuk pajtohemi me çdo individ ose parti që kërkon ta thëjë këtë ngjarje aspak politike në një faktëqësi të re kombëtare”. “PS duhet të pashtohet nga njerëzit e Mesjetës dhe Kanunit”, deklaroi lideri socialist. Ndërkohë Legjisi konfirmon për “Gazetën” se ishte ai që urdhëroi ndalimin e Mazrekut. “Policët hezitonin për shkak të imunitetit që kishte Mazreku si deputet”, thotë Legjisi. Mbledhja e djeshme e parlamentarëve socialist (P. Ilo)

“Kemi skenarin e krimit Mazreku”

Berisha: Dëshmitarët janë gati TIRANË-Berisha hedh elementë të tjerë mbi çështjen Mazreku. “Ka qenë një ‘Tojotë’ e kuqe që e ka marrë atë në dalje të Parlamentit”. Lideri i PD ka akuzuar sërish Gjinushin e Doklen si frymëzues të atentatit. Për nënkryetarin Dokle ai është shprehur se i ka dhënë urdhërin Mazrekut për të qëlluar. Lideri i PD ka konfirmuar se për të gjitha këto ekzistojnë dëshmitarë që do të depoznojnë në kohën e duhur. Në faqen 2 Berisha dje në konferencë

Plagosja Hajdarit ndërpret çarmatim[in]

TEPELENË/ PAS NJOFTIMIT NË TV Frikësohen fshatarët e Salarisë: “Do nisnin trazirat?” TEPELENË/ PAS NJOFTIMIT NË TV Plagosja Hajdarit ndërpret çarmatimin Frikësohen fshatarët e Salarisë: “Do nisnin trazirat?” TEPELENË - Plagosja Hajdarit, ndërpret çarmatimin në fshatin Salari të Tepelenës. Alarm në fshat e Tepelenës e njerëzve që po dërgonin armët në qendër të tij, janë larguar drejt shtëpive. Ngjarja e veçantë ka ndodhur të enjten. Një njoftim i dhënë në një radio nga komisariati i qytetit, si dhe ndërmjetësja e kryeplakut të fshatit, kish caktuar orën 12 të mesditës për fillimin e mbledhjes së armëve. Në qendër të fshatit kanë ardhur makinat e ushtrisë, si dhe forca të komisariatit. Përpos tyre edhe disa gazetarë e një grup xhirimi nga televizioni shqiptar. Gjithçka kishte nisur normalisht e banorët kanë filluar të dorëzojnë armët. Por ndërkaq në televizor e radio është dhënë lajmi i plagosjes së deputetit Hajdari në Parlament. Banorët janë alarmuar e frika ka kthyer mbrapsh. “Do fillojnë përsëri trazirat”, këto fjalë duket se e kanë bërë punën e tyre. Njerëzit lanë thyer në shtëpi e në shesh kanë mbetur vetëm policët e gazetarët. Armët e mbledhura deri në atë moment janë futur në makinat ushtarake e janë transportuar në depo te komisariati. Salaria ndodhet pranë njërës prej depove më të mëdha të Jugut. Në ditët e hapjes së tyre banorët e fshatit janë armatosur deri në grykë me të gjitha llojet e armëve. Shumë prej tyre e kanë marrë përmbi vetë frikën e moskthimit e në fshat nuk ka patur incidente, por gjithësesi lajmi për grumbullimin e tyre i kish detyruar të enjten që t’i kthenin në duart e policisë. Aksioni është ndërprerë në mes, por burime të komisariatit konfirmojnë se do të kthehen përsëri në Salari.

Sot java e dytë e Kampionatit

Futboll TIRANË - Sot do të nisë java e dytë e Kampionatit. Në Tiranë ndeshja më e rëndësishme e javës, Partizani-Vllaznia. Nesër në stadiumin “Selman Stërmasi”, derbi klasik kryeqytetas Olimpik-Tirana. Kampionët pas fitores me Shkëndijën janë shumë të karikuar. Shehu: Fitorja me Shkëndijën ishte hapi i parë drejt titullit. Formula 1, dy Williams në dy vendet e para, Schumacher vetëm i shtati, megjithatë për gjermanin dita e të vërtetës do të jetë e sotmja ku do zhvillohen edhe provat zyrtare. Në faqen 7

Si gellova Hajdarin

Në faqen 2