24/07/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 korrik 1998

Bashkiakët e PD: “Bojkot i paqartë”

Flasin Kryetarët e Pushtetit Lokal nëpër rrethe për qëndrimin e Partisë Berisha thërret Kongresin e Jashtëzakonshëm Flasin Kryetarët e Pushtetit Lokal nëpër rrethe për qëndrimin e Partisë Bashkiakët e PD: “Bojkot i paqartë” Berisha thërret Kongresin e Jashtëzakonshëm TIRANË - Gjashtë Kryetarë Bashkie në qytetet kryesore prononcohen për bojkotin e postit në drejtim e Bashkive. Diskush shprehet i bindur për largimin, dikush ende i paqartë. PD mund të thërrasë së shpejti Kongresin e jashtëzakonshëm. Berisha ka vendosur që të marrë aprovimin e plotë të forumeve më të larta të partisë në mbështetje të strategjisë së re të opozitës. Kjo strategji lidhet me format e protestës së demokra[c]isë, të cilët synojnë sa më shpejt pushtetin. Duket se lideri i demokratëve ka dashur t’u japë shansin e fundit të moderuarve në parti me të madhe të opozitës duke kërkuar edhe një herë votëbesimin e një Kuvendi Kombëtar. Ideja është hedhur nga vetë lideri i PD, Sali Berisha në takimin kombëtar me të zgjedhurit blu të pushtetit lokal, ku kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e Kryesisë së demokratëve. Por ende nuk ka një opsion të qartë për kohën dhe qëllimin final të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të jashtëzakonshëm. Në faqen 3 Berisha në mitingun e djeshëm

Të rinjtë të gjithë në Ushtri

KOSOVE / Shqipëria dyfishon forcat e armatosura ndërsa lufta i afrohet më shumë kufirit Të rinjtë të gjithë në Ushtri Qeveria bën gati planin për rekrutimet masive Komisioni i Mbrojtjes: Oficerët gati për gjithçka Një fëmijë tropojan (Foto: ANSA)

KU ESHTE MINISTRI MBROJTJES?

Situata e fundit në kufi alarmon ushtrinë shqiptare. Krerët e saj janë vënë në lëvizje për të rritur gatishmërinë në uniformat e blerta. Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Ale[k]s Andoni ka vizituar dje Kukësin, për t’u njohur nga afër me gjendjen e artilerisë së rëndë, Fino ka mbledhur krerët e pushtetit lokal duke kërkuar një ndihmë më të madhe në mobilizimin e rekrutëve të rinj. Numri dy i qeverisë ka siguruar se në shtator numri i rekrutëve do të dyfishohet, ndërkohë që do të parashikohen masa të rrepta ndaj të gjithë “rebelëve”. Po dje Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë të pazakontë, duke u bërë thirrje ushtarëve që të rrisin gatish- ushtarakeve që të rrëfisin gatishmërinë për të përballuar çdo eventualitet të diktuar. Pasi ka analizuar ngjarjet e fundit në kufi dhe rrezikun e përhapjes së flakëve të luftës në të gjithë rajonin tonë, komisioni u ka bërë thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë strukturave të armatosura për të rritur gatishmërinë për të përballuar çdo eventualitet të diktuar. Në faqen 4 ANDI TELA Tam izën, nuk mund të flas... e mirë për më vonë..., jam në mbledhje..., kam një takim..., ministri s’mund t’ju presë dot, ka të tjera gjëra për të bërë...” Prej një jave e njëjta melodi vjen nga celulari i Luan Hajdaragës, por edhe nga zëri i tij i ëmbël i sekretarës së tij. Për të fashitur paksa mungesën në media, në fakt e shumëta të Ministrisë së Mbrojtjes, shëno Ministri si më të mirën, shënohet emri i zëdhënësit. Ku është Hajdaraga? Ç’ka ndodhur? I kishte rënë mendja kurrë për ministrin e Mbrojtjes, nëse flakët e Kosovës nuk do të digjnin. Pasi që prej kohësh e predhat serbe nuk do të binin mbi Tropojën? Prej një jave lufta i është ngjitur kafshirit dhe qindra e mijëra ushtarëve në të kanë shtuar frikën e shqiptarëve e të varfër, të cilët janë të tmerruar nga një tjetër ngjarje e mbrapshtë që mund t’i përpijë. Në morinë e ngjarjeve, që kanë nisur të shtohen ende më shumë, ministri i Mbrojtjes nuk ka dhënë qoftë edhe një deklaratë në shtyp. Në celularin e tij - duhet të kesh shumë miq për të gjetur numrin - “alot” më të shumta kanë qenë të gazetarëve, por ngulmimi i tyre gjithnjë i është përgjigjur një “jo” e thatë. Të mërzitur prej dëshmitarëve njerëzit e shtypit prekën edhe ditësh hapin me unth organet kundërshtare për të parë interesin e ministrit, e kjo për të “mallkuar” qetë u tregua me të zotin, por diçka kalojnë e vetë Hajdaraga vazhdon të heshtë. Të heshtë me fjalë, pasi përpjekjet e tij për të bllokuar figurën televizive i ka kanë arritur. Njëlloj. E kemi parë në mbledhjet e qeverisë, në takime pune me drejtues vizitorë të ardhur nga vendet fqinje, nuk ka munguar në kokteilet e radhës, por duket se ka harruar që është i pari njeri që duhet të flasë për atë që ndodh në kufi. Në momentin më oportun të karrierës së tij, atëherë kur mund të tregojë se e meriton përvetësimin e Ministrit të Mbrojtjes, Hajdaraga zgjedh heshtjen. Me të drejtë mund të ngrihet një pyetje, Ministri ka frikë të përgjigjet gazetarëve? Ndoshta duke u ndier i mangët në dijet e tij për artin ushtarak, Hajdaraga nuk flet duke lënë zëdhënësen të plotësojë boshllëkun e rastit. Brenda këtër ditëve përreth serbë goditën dy herë territorin shqiptar dhe Hajdaraga nuk përgjigjet se sa rrezikon Shqipëria për t’u përfshirë në konflikt. Vetëm njerëz të më pas në Bisedë pritën të zhvillohen manovrat ushtarake të NATO-s e Hajdaraga nuk përgjigjet se cili do të jetë roli i tyre dhe përsa ka do të ketë ushtria jonë në këtë stërvitje. Askush nuk e di se sa në gjendje janë divizionet e Veriut për të përballuar një agresion eventual. E për më tepër askush nuk e di saktësisht ndryshimet që ka pësuar ushtria jonë pas shkaktimit total të vitin 1997. Duke përjashtuar të ashtuquajturin sekret ushtarak, shqiptarët kanë të drejtë të dinë nga ministri që përgjigjet për ruajtjen e vendit të tyre se në çfarë shkalle u ofron siguri. Në momentin kur është ulur në karrigen e të parit të Mbrojtjes, ai duhet të ketë kujtuar për pak çaste historinë e mbytur në dëshmitë e atij posti. Paraardhës të tij të shpallur armiq, të dënuar me vdekje, të arratisur, të pushkatuar, përveç një presidenti frikësues për Hajdargën. Frika e ndonjë gjë në një president frikësues për Hajdaragën. Ndoshta Nanon e di fare mirë që Hajdaraga bën pjesë në grupin e ministrave që i shpëtojnë pas e nuk guxojnë ta kundërshtojnë, por njëkohësisht e di fare mirë se me njerëzit të tillë dëshmitë është fare pranë. Mes dy rrugëve i duhet të zgjedhë atë që i intereson më shumë për të ruajtur pushtetin e për të mos lëshuar ujë në burimin e thatë të Berishës. E në këtë pikë është Hajdaraga që ai që duhet të lozë. Nuk duhet vetëm posti i një ministri për shpëtimin i Vendit.

Mbledhje e zjarrtë në PS Ruçi gati për dorëheqjen

NDRYSHIME NË “ZP” Gramoz Ruçi ka kërkuar votëbesimin e tij dhe të gjithë kryesisë së PS. Por propozimi i tij është kundërshtuar nga pjesa tjetër e kryesisë. Mësohet se Ruçi e kërkoi këtë procedurë si reagim ndaj sulmeve që i janë bërë segmenteve të qeverisë Nano për shkak të evazionit fiskal. Në këto rrethana janë mbyllur debatet që kishin shpërthyer së shpejti me ta për të se i socialistë. “Kundërshtarët” e Nanos kanë preferuar të moderojnë termat në mbledhjen e djeshme të kryesuar nga vetë Nano. Në këtë mënyrë ka çfarë kanë deklaruar në shtyp, në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS, ata kanë folur për sukseset të qeverisë. Në faqen 2

GAZETA e Durrësit Trageti kthen shtatë prostituta

DURRËS - Trageti i djeshëm ka sjellë si çdo ditë të...

Kontrabandistët plumba doganierëve

Operacion i Divizionit të XXI dhe Rojes së Financave Kontrabandistët plumba doganierëve Krismë në detin e Vlorës, kapen 6 tonë cigare VLORË - Kontrabandistët luftojnë për disa minuta në det me policinë doganore për 6 tonë cigare. Dje në orët e para të mëngjesit forcat italiane të “Guardia di Finanza”-s kanë zbuluar një peshkarexhë - ajo mbante rreth 735 koli me cigare “LM” në bordin e saj - e cila po shkarkonte mallin e saj fare pranë brigjeve vlonjate. Doganierët u kanë bërë disa herë thirrje njerëzve të kontrabandës të dorëzohen, por ekuipazhi i peshkarexhës si dhe të dy skafeve që shkarëkonin në breg cigaret, ka hapur zjarr kundër tyre. Ngarkesa me cigare kontrabandë e kapur dje në Vlorë (Foto: Hektor Pustina)

Trageti kthen shtatë prostituta

GAZETA e Durrësit Trageti kthen shtatë prostituta DURRËS - Trageti i djeshëm ka sjellë si çdo ditë të qytetit, refugjatë shqiptarë, në portin e Durrësit. Shtatë vajza, shumë të reja në moshë, kanë zbritur ndërkohë me damkën “prostituta” në dokumentat e tyre që iu dorëzuan policisë. Vetëm disa ditë më pas, sipas policisë, ato kanë mundësi që të nisen përsëri drejt trotuarëve të Italisë, sigurisht të “ndihmuara” nga kodoshet e tyre që i presin e përcjellin me benzat e tyre luksoze në sheshin e trageteve. Në faqen 8

Lekët e dritave do mbahen nga rrogat

GAZETA e Shkodrës Lekët e dritave do mbahen nga rrogat Ndërmarrja elektrike merr masa të forta. “Faturat e energjisë elektrike do t’i ndalim në borderotë e pagave”. Ka pak ditë që një vendim i tillë është marrë nga drejtuesit e saj dhe të parët që janë ndëshkuar me të kanë qenë buxhetorët, të cilëve që nga ky muaj do t’i ndalet në rrogë faturua e muajit ekzistues dhe një faturë e muajve të kaluar. Sipas drejtori të ndërmarrjes elektrike, kjo ka qenë zgjedhja e fundit, pasi kjo ndërmarrje po shkonte drejt shkatërrimit. Në faqen 6

Rikthehet moda e biçikletave

GAZETA e Tiranës Rikthehet moda e biçikletave TIRANË - Biçikletat rikthehen në modë. Kohët e fundit vërehet një rritje e numrit të atyre që të shtunët mbasdite edhe nga vapa e këtyre ditëve, heqin dorë nga komoditeti përvëlues i llamarinave të makinave dhe i zbresin zhevehdonjen e tyre mjetit më të hershëm lëvizës - pas karrocës me kuaj. Biçikletat në Tiranë janë shtuar shumë kohët e fundit dhe kjo jo vetëm për shkak se janë shtuar radhët e atyre që duke mos pasur mundësi të blejnë makina zgjedhin ato, por edhe për vetë faktin se shumë nga qytetarët me makina, preferojnë t’i lënë në gjumë këtë të fundit nëpër parkingje. Në faqen 5

Ndërtesa rrezikon të shembet. S’ka fonde

Teatri Kombëtar

Artistët: Grevë urie për Teatrin

Tani shfaqet në TOB dhe në Akademinë e Arteve Në faqen 10

Nje fëmijë tropojan (Foto: ANSA)