27/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 shtator 1998

Nano përgatit një Polici paralele

Por Teta kundër: E tepërt. Kryeministri: Kështu ka rend TIRANË - Nano propozon policinë paralele. Prej një muaji kryeministri ka kërkuar krijimin e Tetës për të krijuar shqiptarë. Formimi i një strukture të re të specializuar dhe të trajtuar është gjykuar si zgjidhja më e mirë për vendosjen e rendit për kreun e Qeverisë. Por propozimi i fundit ka hasur në kundërshtimin e prerë të ministrit të Rendit. Përkrah tij janë rreshtuar dhe ekspertët e huaj të policisë, për të cilët kjo strukturë është e tepërt dhe mund të ndikojë negativisht. Teksa ka kërkuar publikisht reformimin e uniformave blu dhe largimin e saj nga korruptimi dhe kontrabanda, Nano ka lëshuar një tjetër propozim të fshehtë. Dy këshilltarët e rendit dhe mbrojtjes të Kryeministrit kanë mbërritur në zyrën e Tetës me idenë e formimit të një strukture paralele policie, e cila t’i ngjasojë xhandarmërisë apo karabinierëve. Ky projekt është për Nanon një armë e sigurtë për të ulur kriminalitetin dhe rritur forcën goditëse të policisë. Në faqen 4

Daan Everts, Bariu i politikës shqiptare?!

PORTRET / I kudondodhur, i dobishëm Saimir Sherifi, 24 vjeç, punon kamarier në një nga kioskat e Rrugës së Barikadave dhe nuk i intereson as shtypi dhe as politika. Por, kur e pyet, nëse e njeh Daan Everts (ambasadori i OSBE-së në Tiranë) ai përgjigjet pa ngurrim: “Po e njoh. Është ai që pajton njerëzit”. Pak ditë më parë, Everts kishte bërë një ndërmjetësim spektakolar mes ministrit Gaqo Apostoli dhe punëtorëve, për privatizimin e Fabrikës së Çimentos në Vlorë. Që nga fillimi i vitit 1998, siglat dhe flamuri i OSBE-së, kanë filluar të valëviten më shumë në xhunglën shqiptare dhe ambasadori saj në Tiranë Daan Everts, shikohet nga qytetarët e thjeshtë, njëlloj si pajtuesi i gjakmarrjes në Kosovë Zekëria Canaj. Në faqen 11

Godo: Mediu djali ...

Godo: Mediu djali Dje betejë e ashpër në kodrat e Peqinit. Mbeten dhe të vrarë Kampionati, tetë

Shpartallohet banda e Selitës

Die betejë e ashpër në kodrat e Peqinit. Mbeten dhe të vrarë Die vrarë Shpartallohet banda e Selitës Superaksion policor: Kapen me helikopter Shpartallohet banda e ‘Kartelit’. Një superaksion i policisë gjatë pasdites së djeshme ka vënë në pranga Eduart Ymerin dhe Arjan Prençin, persona që shpallur në kërkim prej shumë kohësh e të liruar disa herë nga gjyqësori. Dy anëtarë të tjerë të bandës janë larguar duke përfituar nga errësira e terreni i vështirë, ndërkohë që dyshohet edhe për të vrarë. Gjithçka pritet të zbardhet në mesin e sotëm. Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Rendit e kanë cilësuar aksionin e djeshëm si më të rëndësishmin e ditëve të fundit. Në faqen 4

Prokuroria Parlamentit: Na sillni 5 deputetët e PD

Kërkesë e re për arrestimin e krerëve të opozitës TIRANË - “Prokuroria do të kërkojë edhe një herë heqjen e imunitetit për 5 deputetët e PD-së”. Kështu ka pohuar dje kreu i hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, Agim Tirana, i cili theksoi gjithashtu se, “kërkesa e re për heqjen e imunitetit do të bëhet e individualizuar për secilin nga deputetët, por akuza është e njëjtë për të gjithë ata”. Sipas tij, në këtë rast, bëhet e ditur se në listën e deputetëve që do të kërkohet heqja e imunitetit do të jenë liderët e Partisë Demokratike, Vili Minarolli, Pjetër Arbnori, Shaban Memia, Jemin Gjana dhe Leonard Demi. Heqjen e imunitetit për këta persona Prokuroria e kërkoi në fillim kur në listë ishte i përfshirë dhe emri i Sali Berishës, por Parlamenti mori parasysh vetëm kërkesën për heqjen e imunitetit Berishës dhe kërkoi që Prokuroria të dërgonte kërkesën e saj për pesë deputetët e tjerë. Burimi i çështjes ka theksuar se, “këtë radhë kërkesa e Prokurorisë do të mbështetet mbi prova dhe fakte për vepra antikushtetuese, të kryera prej tyre si organizatorë të kryengritjes së armatosur. Burimi i cituar ka theksuar se, “gjatë ditës së shtunë është marrë dëshmia e një funksionari të lartë të qeverisë Nano, por emri i tij nuk u bë i ditur. Ai ka dëshmuar qysh nga ora 09.20 për rreth një orë e 35 minuta përpara hetuesve, dhe dëshmia e tij ka pasur dhe dhëna të rëndësishme jo vetëm për ngjarjet e 14 shtatorit, por edhe për datat 12 dhe 13 shtator”. Burimi i cituar ka përfunduar se, “Prokuroria ka planifikuar që të marrë dëshmitë e deri ku funksionarëve të lartë qeveritarë në ditë, duke u përfshirë këtu dhe drejtues të institucioneve të rëndësishme”.

Malaj: E gjeta në Singapor si luftohet vjedhja Në faqen 9

Duan ministra teknokratë

Në faqen 3

Godó: Mediu djali planprishës i PR

Në faqen 2

Për një bukë 1 orë e 30 minuta punë

Në faqen 9

Burg për Spahiun: Në qeli pa afat

Në faqen 4

Masakër në Kosovë: vriten 68 shqiptarë

Në faqen 8

Djali ministri të rikth...

GAZETA Weekend

Sot lojra zbavitje e superfjalëkryq Në faqen 12

Kampionati, tetë fitore të vendasve

Në faqet 13-15

GAZETA e Durrësit. Bashkia s’ka para për qytetin

GAZETA e Durrësit. Bashkia s’ka para për qytetin Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës Përgjegjës piaca: Vrifet kalimtari Në faqen 6