18/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 nëntor 1998

SHIK-u: Sot kujdes

SHQIPERI-GREQI Pak orë para ndeshjes, Shërbimi Sekret lëshon alarmin SHIK-u: Sot kujdes Klosi: Kemi sinjale për trazira Më shumë politike se sport SHIK paralajmëron incidente në ndeshjen e sotme. Informacionet e agjentëve sekretë kanë paralajmëruar për elementë të caktuar të cilët do të provojnë apo dhe sulmojnë tifozët grekë që do të jenë në Stadium, për të krijuar pakënaqësi dhe frikë tek fqinjët jugorë. “Ka plot ekstremistë në Shqipëri”, ka deklaruar dje Klosi, i cili ka bërë prezent këtë alarm në Ministrinë e Rendit. Në faqet 5-6-7

Më shumë politikë se sport

Dritan LUNDRA Sa lidhje ka sporti me politikën? Gjithmonë është thënë se ai është i ndarë prej saj, por të paktën sot është i lidhur më shumë se kurrë me të. Në fakt është një ndeshje e zakonshme eliminatore e EURO 2000, por që për shqiptarët është kthyer në një makth. Një makth, i cili shpresojmë të mbarojë pas 90 minutave të sotme. Përse kjo trysni e tillë? Vetë situata në vend e projekton një gjë të tillë. Kryeministri shqiptar deklaron, se ne do të fitojmë 2-0, të njëjtën gjë bën edhe ai grek. Trajnerët nuk qëndrojnë prapa. Edhe ata, ndonëse dhe vetë nuk i besojnë ato që thonë, japin garanci vetëm për fitore. Lojtarët në fushë më të karikuar se kurrë. Por nëse do të ishin vetëm këta do të Vijon në faqen 2

Vëllai i Mehmet Shehut kthehet për Referendum

Vëllai i Mehmet Shehut kthehet në Shqipëri. Ndërsa zbris­te qetësisht ato dy tri shkallë të ulëta që ndanin dyhemër e autobusit të linjës Sofie-Tiranë, nga bordura e trotuarit, Duro Shehu e kishte të qartë në vetvete mendimin se pasaporta ruse në xhepin e brendshëm të xhaketës, nuk do ta pengonte aspak për të votuar më 22 tetor kushtetutën e re të Shqipërisë. Ish-oficerin e aviacionit shqiptar në vitet ’70-’80 Shehu, ftomat para të dimrit, prej kohësh e kishin gjetur në rrugët e Moskës. Në faqen 22

Vëllai i Mehmet Shehut kthehet për Referendum

S'KA TOKË

TE VDEKURIT E FIERIT MBETEN PA VARREZA Në faqen 19

SHENDETESI

JA RRUGA PER T’U KURUAR JASHTE SHTETIT Në faqet 12-13

SPEKTRUM I GAZETES

DATAT E TAKIMEVE PER VIZE NE AMBASADEN ITALIANE Në faqen 23