Qëllohen vëllezërit Rexhaj në Durrës. Rikthehet historia e ‘86
Dy vëllezërit autorë të një atentati të dështuar ndaj Ramiz Alisë që në vitin ’86, janë vrarë të shtunën në mbrëmje pranë Shijakut.
Kanë rënë në një breshëri e plumbave të automatikëve Nebi Rexha, 55 vjeç dhe Veli Rexha, 47 vjeç, të cilët kanë vuajtur pesë vjet burg për një atentat të dështuar, por edhe aq të bujshëm, në vitin 1986 ndaj kreut të shtetit të atëhershëm, Alia. Njëri prej vëllezërve, Nebiu, ndërkohë ka arritur të mbijetojë dhe aktualisht ndodhet rëndë në Spitalin Ushtarak.
Në faqen 17
A mund të aplikohet Kushtetuta?
OPINION
A mund të aplikohet Kushtetuta?
Mirosh SAKO
Miratimi i Kushtetutës hodhi themelet për krijimin e së Drejtës sipas standardeve evropiane. Kjo do të jetë një garanci për ndërtimin e shtetit të së drejtës, por nuk është gjithçka. Nevoja për të krijuar një ndërgjegje juridike në kërkesat e saj si për ligjvënësit dhe për zbatusit në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë dhe administratës publike, është një domosdoshmëri me të cilën do të përballet shoqëria e re. Rruga më e afërt për të krijuar këtë mënyrë të re të të menduarit dhe të vepruarit është çlirimi i partive nga koncepti parti-shtet. Në të drejtën shtetërore moderne konceptohet se partitë e të gjithë spektrit duhet të kuptojnë se lidhjet e tyre me shtetin konsistojnë vetëm në raportin e tyre me legjislativin, nëpërmjet të cilit ata na rrugën ligjore sigurojnë realizimin e programit ku mbrohen interesat e elektoratit që përfaqësojnë. Në mënyrë të ndërsjellë miratimi i Kushtetutës duhet të sjellë efektet e veta pajtë në reformimin e mentalitetit të partive pas sodit do t’i shohin lidhjet me elektoratin në interesat që do të mbrojnë me programin e tyre, program nga i cili elektorati fiton direkt ose indirekt në sistemet fiskale që ofrohen, sistemet e asistencës sociale, shëndetësisë, rendit, arsimit etj. Në këtë kuadër janë të pritshme reformat në administratën publike për ta bërë atë të aftë për të përballuar kërkesat e ligjit, me kuadër të ditur dhe me moralin e përgjegjshmërisë ndaj detyrës dhe jo militantë e simpatizantë kalimtarë. Kjo do të stabilizonte administratën, do të rriste efektivitetin e veprimit të saj ligjor dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikonte në forcimin e rendit që nuk është vetëm funksion i policisë. Pa një administratë me kulturë profesionale të mbështetur
Vijon në faqen 3
Jozefina Topalli takohet me prostitutat në Itali
Deputetja shkodrane Topalli takohet në Itali me prostitutat shqiptare.
Gjatë një vizite të fundit të zëvendëskryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, në Firence të Italisë, deputetja demokrate ka dalë nëpër rrugët e këtij qyteti dhe ka biseduar gjatë me disa nga vajzat dhe gratë e vendit të saj, të detyruara të shesin trupin përtej Adriatikut. “Jam takuar vetë me disa prej këtyre grave dhe ato më treguan pak a shumë historitë e tyre të dhimbshme.
Në faqen 16
D’Alema: Toleroni klandestinët
APELI I SHPRESËS
“Tani një politikë më tolerante me refugjatët shqiptarë që do të trokasin në brigjet perëndimore të Adriatikut”, kështu ka deklaruar gjatë vizitës së tij të djeshme në një kamp refugjatësh, Kryeministri Italian, D’Alema.
Në faqen 10
DOKUMENTE TË RRALLA
SA TË QYTETERUAR KEMI QENË NE SHQIPTARËT
Në faqet 12-13
SOT FRIKE NE SHESH
8 DHJETORI LEVIZJA QE ENDERROHET TE PERSERITET
Në faqet 4-5