09/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 dhjetor 1998

KËSHTU REXHAJT DONIN TË VRISNIN RAMIZ ALINË

HISTORIA KËSHTU REXHAJT DONIN TË VRISNIN RAMIZ ALINË Në faqen 12-13

FAJDET, MAJKO U KËRKON PARATË 30 MIJË VETËVE

GATI LIGJI FAJDET, MAJKO U KËRKON PARATË 30 MIJË VETËVE Në faqen 2

Vdes në burg pas intervistës në TV

Vdekja e gruas, mister te 313 Në faqen 5

PS, të rilidhemi me Konferencën Islamike

Nën gjurmët e Berishës “Nuk bëhet fjalë nëse do jemi apo jo, por si duhet të shfrytëzojmë sa më mirë qenien tonë aty”. Komisioni vendosi dje që t’i rekomandojë Qeverisë dhe Parlamentit të përcaktojnë nivelin e përfaqësimit tonë në mbledhjet dhe aktivitetet e kësaj organizate. “Nuk bëhet fjalë nëse do jemi apo jo, por si duhet të shfrytëzojmë sa më mirë qenien tonë aty”. Komisioni vendosi dje që t’i rekomandojë Qeverisë dhe Parlamentit të përcaktojnë nivelin e përfaqësimit tonë në mbledhjet dhe aktivitetet e kësaj organizate Në faqen 3

Rikthimi te Konferenca Islamike

Andi Bejtja Komisioni i Jashtëm Parlamentar, i udhëhequr nga Sabri Godo, miratoi dje propozimin që t’i rekomandojë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe Kryesisë së Parlamentit, që marrëdhëniet me Konferencën Islamike të zhvillohen konform Kushtetutës. Këtë herë nuk bëhet fjalë për dalje nga kjo Konferencë, por përkundrazi për intensifikimin të marrëdhënieve me të. Potu­han të gjithë anëtarët e Komisionit ishin të mendimit se pjesëmarrja në këtë konferencë është e dobishme, por duhet shfrytëzuar ndryshe nga Berisha. Një nga anëtarët e Komisionit thotë për Gazetën Shqiptare gjatë kohës së Berishës në Shqipëri kishin hyrë shumë individë të dyshimtë, të cilët i dhanë më vonë një imazh të keq bashkëpunimit të Tiranës me këtë organizatë. Shqipëria aderoi në Konferencën Islamike jo me anë të votave të Parlamentit shqiptar, po me një dekret të veçantë të ish-Presidentit Berisha. Ky aderim i megjullt ngjalli shumë reaksione tek opozita shqiptare, ndërsa pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë qeveritar u shtrua zëri se Shqipëria do të dilte nga kjo Konferencë. Qeveria e Kryeministrit Fatos Nano nuk i mëshoi shumë kësaj teme dhe u mundua t’i trajtojë marrëdhëniet me vendet islamike, jo në kuadrin e kësaj konference, por me shumë si marrëdhënie dypalëshe. Ndërkohë, Kryeministri i ri Pandeli Majko, vetëm pak ditë pas ardhjes në pushtet gjatë një takimi në Ministrinë e Jashtme tha se marrëdhëniet me këtë Konferencë duheshin rishikuar në një dritë të re, gjë e cila nënkuptonte se aderimi në të nuk kishte asgjë të keqe. Megjithë mesazhin e Majkos, duhet thënë se kjo ide nuk u elaborua as nga Ministria e Jashtme dhe as nga Qeveria. Të dy këto institucione më shumë iu përmbajtën vijës së marrëdhënieve të mira dypalëshe me vendet islamike. Vijon në faqen 3

Heroina çllabëron 4000 vetë

NË DURRËS Afro 4000 të rinj durrsakë përdorin substancë drogën. Esh-llo shifra reale sipas dëshmive të vetë të droguarve dhe disa trafikantëve durrsakë. Kjo shifër kap rreth 10 përqind të rinjve durrsakë, ndërsa në Tiranë është 1 e 2 përqind afërsisht llogaritja rreth 200 të droguar. Në faqen 16

Alarmi i bombave: Përgjigjet “Alo 19”

Kështu do evitohehën “shakatë” Të gjitha telefonatat anonime të 19-ës do të përgjigjen. Aparatura regjistruese janë vendosur në sallën operative, për të incizuar të gjitha alarmet e rreme për vendosjen e bombave. Zërat anonimë do të jenë të dokumentuar për të bërë të mundur në këtë mënyrë zbulimin e manjakëve të këtyre alarmeve. Pas me se një viti që kur kanë nisur punën sallat operative në Drejtorinë e Tiranës, më në fund para disa ditësh është bërë e mundur vendosja e aparaturave të regjistruara. Në faqen 6

Shqiptarët braktisin privatizimin

ANKANDI O Shtytll i dalin nga xhepi më tepër se gjysmë milliardë lekë, për shkak të dështimit të privatizimit me ankand të Kombinatit të Sheqerit, Fabrikës së Duhan Cigareve, Oficinës Mekanike dhe Fabrikës së Prodhimit të Azbestit. Në faqen 7