10/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 dhjetor 1998

PARATË E PARTIVE: NDRYSHON LIGJI PËR FINANCIMIN

PAS KUSHTETUTËS Në faqen 3

Verdhëza vret 5 fëmijë

SHPËRTHEN EPIDEMIA Alarm për shkollat, kopshtet, lokalet. Rrezik nga uji i ndotur Verdhëza vret 5 fëmijë Nga Jugu në Veri 800 të sëmurë Në faqen 3

Solis tani fjala jote

Arian Çani Sikur sëmundja ngjitëse të ishte shfaqur papritur dje, do të ishte vërtet e vështirë të habiteshim me indiferencën e Ministrisë së Shëndetësisë. Por ja që ka afro 20 ditë që tendenca e një epidemie të mundshme po rritet ndjeshëm në disa zona të vendit. Dhe pa pikë përgjegjësie, edhe dje, ndërsa pesë fëmijë nga 5 deri 7 vjeç, kishin vdekur tashmë nga verdhëza, Ministria e Shëndetësisë deklaronte hapur vënësionin zyrtar se nuk bëhet fjalë për epidemi. Për më tepër, ajo e ka mbajtur zyrtarisht të fshehtë këtë informacion. Ndërsa numri i të sëmurëve deri dje ka arritur në 800 vetë në gjithë vendin, shefat nga zyrat e tyre të ngrohta u mjaftuan të dërgojnë disa ekipe në zonat më të nxehta ku virusi me emrin Hepatiti A ishte ulur tashmë këmbëkryq. Asnjë fushatë për të parandaluar këtë epidemi, asnjë formë sensibilizimi nëpërmjet mediave, asnjë shqetësim i dukshëm në Ministrinë e Solisit. Sikur 5 fëmijët e vdekur të ishin nga verdhëza, të ringjalleshin një ditë më vonë, me siguri do ishin kuriozë të mësonin se si do të justifikojë një ministër pas vdekjes së tyre.

Lindin pesënjakët Babai: Doja abortin

E rrallë në Shqipëri Lindin pesënjakët Babai: Doja abortin Pritej të lindte katër fëmijë, por lindi pesë. Një gabim i justifikueshëm i ekos, mahnit mjekët. Për herë të parë në jetën e saj, godina e Maternitetit numër dy në kryeqytet ka përjetuar një ngjarje të veçantë. Të porsalindurit (Foto: H. Prishtina) Në faqen 5

Rrëmbehet biznesmeni Gazheli në kryeqytet

Merret peng një nga tregtarët më të mëdhenj të Tiranës. Persona të panjohur kanë rrëmbyer nga makina e tij Astrit Gazhelin dhe janë drejtuar në fshatrat e rrugës Tiranë-Elbasan. Aksioni për lirimin e pengut ka vënë në lëvizje deri dhe forcat e RENEA-s, por çdo gjë ka mbetur ende në mister, deri në orët e vona të mbrëmjes. Sipas policisë, familjarët kanë mohuar mundësinë e një kërkese për para nga rrëmbyesit. Në faqen 6

Korça ose Parisi i vogël

UDHËTIMI Në skajin juglindor të vendit shtrihet rrëzë malit të Moravës qyteti i Korçës. Gjithkush që ka qenë vizitor qoftë dhe i rastësishëm i ul ka dashur të rikthehet sërish për të shijuar bukurinë, kulturën dhe fisnikërinë e banorëve të këtij qyteti me emër. Në faqet 12-13

Sllavizim emrash në Shkodër

FENOMENI Dhjetëra shkodranë ndërrojnë mbiemrin e tyre duke u shtuar atyre prapashtesa sllave, apo edhe greke. Kjo është dukuria që është vënë në këtë ditë të fundit në qytet, e frenezyuar nga nevoja për të punuar jashtë shtetit - dhe që është kthyer edhe në objekt sherri për Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Në faqen 15