Skadon ultimatum i studentët mbyllen në grevë urie
Kryeministri s'pranoi t’i takojë
Janë dhjetë kërkesat, e shttruara dje, kryesisht, për përmirësime të kushteve të jetesës në konvikte. Këtë herë, aty, nuk figurojnë kërkesat për gjetjen e vrasësve të Azem Hajdarit, as për lirimin e të konsideruarve të burgosur politikë. Studentët kanë thënë, mbrëmë, se ata s'kanë kërkesa politike dhe se janë të gjitha kërkesa të karakterit ekonomik
Në faqen 3
Nuk rrëzohen vetëm diktaturat
EDITORIAL
Ilir Babaramo
Për të tretën herë gjatë këtij dhjetëvjeçari, dje në mbrëmje studentët shqiptarë hynë në grevë urie. Nëse kanë parasysh vetëm deklaratat, akti i tyre mund të ishte shmangur. Ata kishin vënë si kusht që kërkesat e tyre ekonomike t’ia paraqisnin Kryeministrit. Por Majko në vend të dialogut zgjodhi heshtjen. Madje as ai dhe as ndonjë prej zëdhënësve të tij nuk pranoi të japë asnjë koment, të paktën deri në mbrëmje.
Nuk dihet ende se cila do të jetë rrugëzgjidhja që mendon Majko për të nxjerrë studentët nga greva. Gjithsesi, potencialisht ekzistojnë vetëm dy opsione: dialogu ose dhuna. Nëpërmjet rrugës së parë Majko do të ketë mundësi të shmangë acarimin e tepruar, për të negociuar dhe për të parë se deri në ç’shkallë është e instrumentalizuar
Vijon në faqen 3
Kinezët bërryla ndaj shkodranëve
NË TREGËTI
Kinezët u zënë vendin tregtarëve shkodranë në Tregun e Tuzit. Në masë e madhe tregtarësh nga Kina, e pajisur me mjete transporti e të drejtë ligjore për të kaluar pa vështirësi nga një shtet në tjetrin, u kanë bllokuar me konkurrencën e tyre pjesën më të madhe të tregut malazez.
Në faqen 16
Ringjallet ankthi i kënetës së Maligit
REPORTAZH
Pas 40 vjetësh kthehen sërish kallamishtet dhe lumi i kënetës.
Për tetë vjet forca qymyrorе u dogj pa e shqetësuar njeri duke mos i lënë asnjë mundësi gojëdhënës se dikur aty kishte qenë një kënetë
Në faqet 12-13
Brokaj: Mos u tallni me SHIK-un
“MAJKO GABON”
“Majko duhet të ketë një motiv të madh për të shkarkuar Klosin, ndryshe çënon interesat e vendit”. Sabit Brokaj ka thënë se ende nuk ka ardhur asnjë zyrtare në Presidencë, por parashikon se nëse Meidani do të shprehet negativisht, shefi i SHIK do vazhdojë punën.
Në faqen 2
ALARM NË SHKOLLA
VERDHEZA, EPIDEMIA GODET VETËM FEMIJË
Në faqet 14-15
Gazeta TV
Sot Suplement falas brenda
Sot
Suplement falas brenda
GAZETA SHQIPTARE
Gazeta TV