MBREME SHBA SULMOI IRAKUN ME RRAKETA
LAJMI I FUNDIT
Në faqen 10
DENIMI KAPITAL: MEIDANI NE PRAG TE FIRMOSJES
KASACIONI: DHE 4 VDEKJE TE REJA
Në faqen 6
Shtypi i poshtëruar
Gazetat kundër Festivalit
Duan të vrasin shtypin. Një ndërmarrje mbrapshtë po infekton një pjesë të atyre intelektualëve të majtë që deri dje, kur ishin në opozitë, jetonin duke publikuar ide në gazeta.
Por sot, kur kanë hipur pa meriten e tyre në pushtet, kanë vendosur të deklarojnë se gazetat janë të pështira dhe kështu po tentojnë t’i vrasin. Një projekt që mund të lindë vetëm nga një i çmendur apo diktator, por që gjen dhe mbështetje në indiferencën që tregon në këtë prag tragjedie Qeveria.
Mbase njerëzve nuk u intereson shumë, pasi shumeica e popullit është e bindur se fajtorë e problemeve në Shqipëri është pikërisht shtypi, edhe pse është e qartë që nuk mund të jetë e vërtetë, pasi shtypi pasqyron thjesht shkaktërimin që na rrethon. Qeverinë dhe intelektualët duhet t’i shqetësojë kërcënimi i vdekjes së gazetave njëra pas tjetrës.
Na të vërtetë çfarë po ndodh? Ndonjë nga Festivali i këngës, një nga proçeset e rënda të kulturës sonë dhe ndoshta i vetëm që ofrohet nga Radio Televizioni i shtetit, përdoret për të ofenduar gazetat që janë në përshkrim tjetër thelbësore në kulturën kombëtare. Në një skenografi të ndërtuar nga skelete makinash (që është një ide e shëmtuar dhe mjaft e trishtuar) kanë shkruar podiumn nga faqet gazetash e revistash: kështu edhe këngëtarët do të tallen me shtypin në një trashamësi direkt në TV. Një cinizëm i hollë, një turp i përkryer ishte i realizuar në skenë, të cilët nga intelektualët tanë kanë përdorur mjetet që ka vënë në dispozicion për të bërë përpjekjet për t’i shkatërruar personat e bashkëpunëtorët dhe hakmarrës. Gjyqësori z. Ardit Klo… [?], drejtori i ndritur, ardhur posaçërisht nga Gjermania për të sjellë një erë të re jesh në botën e kulturës shqiptare?
Intelektualët duan të vrasin gazetat duke çuar përpara një fushatë denigruese (publike dhe private), duan t’i vrasin duke mohuar kontributin e tyre konstruktiv në ide, duan t’i vrasin duke kërkuar në shembim të pak rradhëve honorare turpësisht të larta (për një shkrim pretendojnë të marrin shpërblim sa rroga mujore e një mjeku: ndryshe s’shkruajnë). Këta janë “intelektualët” tanë të rinj, me celular, me xhepat me para, një skortë skëllverish, asnjë ide dhe shumë dëshirë për hakmarrje.
Politikanët në pushtet shtiren sikur nuk marrin pjesë në këtë fushatë shkatërruese ndaj gazetave, por me heshtjen e tyre tregojnë se mbështesin. Politikanët nuk humbin asnjë rast për të kritikuar përmbajtjen e shtypit. Edhe për gazetat janë kot, duke harruar se janë pasqyra e shoqërisë që politikanët po ndërtojnë. Por ata, vetëm për faktin se janë në Qeveri, kanë dhe përgjegjësi më shumë: vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat e gazetave për ndihmë. Botuesit, gazetat me muaj të të shkuar, i kanë paraqitur një sërë pyetjesh qeverisë: eliminimin e taksave mbi importin e letrës dhe makinerisë për prodhimin e gazetave, pakësimin e taksave mbi të ardhurat e gazetave, pakësimin e tarifave telefonike të redaksive, eliminimin e TVSH mbi gazetat dhe reklamat. Qeveria është përgjigjur duke gjener: Fondi Monetar Ndërkombëtar bën presion mbi qeverinë, e një llojento këto ndërhyrje fiskale, po parlament që të kërkojë përmbajtje financiare për mbështetje financiare për ndërkombëtare. Kërkesa nuk është bërë asnjëherë. Edhe Sali Berisha, që nuk…
Vijon në faqen 5
“Vrava babanë se ishte pijaneç”
Masakër e fierakut 27 vjeçar: “Na nxiu jetën”
Në faqen 19
Përgatitet atentat ndaj studentëve
LAJMI I FUNDIT
Përgatitet atentat ndaj studentëve
Mbrëmë mbledhje urgjente e Qeverisë
TIRANË - “Po përgatitet një akt terrorist kundër studentëve të grevës”. Ka marrë një informacion i thjeshtë i ardhur me urgjencë duket nga shërbimi sekret shqiptar që Qeveria shqiptare të mbledhë urgjentisht mbledhjet për të diskutuar rreth situatës dhe masave që duhen marrë në mbrojtje të studentëve.
Qeveria shqiptare dje është mbledhur urgjentisht dhe më pas ka patur një takim të ngushtë mes Majkos, Koçit e disa ministrave lidhur me një informacion që kishte mbërritur në tryezën e kryeministrit pasditen për përgatitjen e një atentati terrorist ndaj studentëve grevistë. Ndërsa në mbledhje ka munguar Fatos Klosi, shefi i SHIK për arsye që tashmë dihen dhe e që karakterizojnë marrëdhëniet mes tij e Majkos, informacioni duket të ketë ardhur pikërisht nga zyrat e shërbimit sekret. Dhe, dje objekt i mbledhjes nuk ka qenë vetëm diskutimi, por edhe marrja e masave për ruajtjen e studentëve, ku është ngarkuar policia të përforcojë rrethimin e godinës dhe ambjenteve ku po zhvillohet greva. Nëse një atentat terrorist mund të ndodhte vërtetë në ambjentet e grevës, atëherë nuk do të kishte nevojë për të parashikuar ngjarjet që do të rridhnin më tej. Kjo po të kihet parasysh se një situatë e ngjashme me studentët grevistë në Vlorë në fund të shkurtit të ’97 ishte dhe fillimi që ndezi më pas trazirat në këtë qytet e në të gjithë vendin.
S.I.A.V. KONSTRUKSION SH.P.K.
Shoqëri e përbashkët Italo - Shqiptare
L. “Parravesia”, Nr. “P. Llaska” VLORE
Tel/Fax 063 24686 VLORË
Tel/Fax 052 24043 DURRËS
IMPORT - EKSPORT
NDËRTIM - MATERIAL NDËRTIMI - PARAFABRIKATE - BETON - MATERIALE INERTE