Vlonjatja që qëllon Zanin
PROCESI ÇOLES/ Dëshmitarja e parë kundër të fortit të Vlorës: Më vrau djalin
Vlonjatja që qëllon Zanin
Rrëmujë në sallë, heshtin gjykatësit
Për një plesh të djegësh jorganin
Andi Bejtja
po e paraqet si një Krisht, që
Nano kthehet në politikë PS të më tregojë xhepat
Nano kthehet në politikë
PS të më tregojë xhepat
Kryetari socialist ka marrë frenat e partisë në dorë pas një mungese të madhe për shkak të problemeve shëndetësore, duke ngarkuar, me të vënë këmbë në Shqipëri, sekretarët socialistë të përgatisin raportet për gjendjen e PS, organizative e financiare dhe atë politike në vend. Dhe, kthimi i kryetarit socialist plotësisht në jetën aktive politike nuk mund të bëhet më vonë se mesi i janarit, kohë kur do të mblidhet KPD e PS. Në faqen 3
NGA VLORA
Dy fëmijë në kërkim të nënës
“Nëna prishi murin e sh-tëpisë dhe ne ikëm të glysja. Pastaj ajo iku me të dashurin e saj”. Këto kanë qenë fjalët e një vajza 12-vjeçare, Sonila nga Vlora, e cila së bashku me të gjyshen ka denoncuar në polici zhdukjen e vëllait dhe motrës së saj... Në faqen 18
SABRI GODO
“Majko të mos japë dorëheqjen”
Godo kundër dorëheqjes së Kryeministrit Majko. “Qeveria nuk mund të japë dorëheqjen se kështu duan një grup individësh”, tha dje kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlament dhe një nga liderët kryesorë të opozitës së djathtë. Në faqen 2
Për një plesht të djegësh jorganin
Andi Bejtja
“Në mund të shkelim edhe mbi qilimin ku është flamuri kombëtar, edhe mbi portretin e Skënderbeut...” Këto ishin disa nga fjalët e drejtorit të RTSH-së, Ardian Klosi në natën e parë të Festivalit, ndërkohë që nuk pati turp t’i ripërsëriste edhe njëherë mbrëmë në edicionin e lajmeve, në një kronikë të montuar pa pikën e profesionalizmit nga ai vetë. Në fakt, gjithkush që dëgjon këtë fjalim perverso-intelektualist, mund të mendojë se gjendet në ndonjë klub rroku apo heavy metal në Mynih, ku të rinj të dërrmuar nga mosperspektiva e jetës, eksperimentojnë me muzikën, shajnë heronjtë, apo spëkën me gjilpëra trupin e tyre. Këtë ndjenjë të jep dhe vetë skena e festivalit, me makinat e shkatërruara dhe me gazetat, mbi të cilat sa herë Klosi shkel, duket se kalon në orgazëm. Klosi dhe organizatorët e tjerë harrrojnë që Festivali i Këngës, është një festival kombëtar dhe jo festival eksperimental, ku deficentët mund të kënaqin komplekset e tyre. Në veçanti Klosi si drejtues i RTSH, nuk duhet të harrojë se për këtë institucion paguajnë taksa të gjithë shqiptarët dhe shqiptarët nuk kanë dëshirë të shkelin mbi flamurin kombëtar apo mbi portretin e Skënderbeut.
Fatkeqësisht, Klosi, po e trajton RTSH-në, sikur të ishte kioska e tij dhe vetëm po e paraqet si një Krisht, që jo vetëm mban llogaritë e kioskes, por edhe shërben, edhe pastron tualinat, madje ofendon edhe klientët. Ndoshta në historinë e Shqipërisë e ke të vështirë të gjesh një individ, që në një kohë kaq të shkurtër, të ketë bërë kaq shumë armiq, herë me budallallëqet e tij, herë me perversitetin foshnjarak dhe herë me perversitetin akademik. Por fatkeqësisht, armiqtë e Klosit kthehen automatikisht dhe në armiq të autoriteteve shtetërore që e zgjedhën, dhe fundja fundit në armiq të pushtetit aktual. A ia vlen që për një plesht të digjet i gjithë jorgani? A ia vlen që Qeveria të bëhet armike me të gjithë shtypin e shkruar se Klosi ka qejf të shkelë mbi emrat e gazetareve? Ka ardhur koha që autoritetet shtetërore ta pakësojnë numrin artificial të armiqve, pasi edhe pa ta kanë boll të tillë. Ka ardhur koha që dikush t’i mbushë mendjen Klosit se një përfaqësues i shtetit nuk mund të shkelë aq kollaj mbi simbolet e shqiptarëve, mbi flamurin kombëtar, mbi portretin e Skënderbeut, apo qoftë dhe emrat e gazetareve...
Dhe së fundi, i dashur Klosi, mbylli sytë dhe ëndërro sikur je organizator i Festivalit Gjerman të Këngës (megjithëse kjo nuk ndodh kurrë). A mendon se mund të shkelësh aq kollaj mbi flamurin gjerman, mbi portretin e Vilhelm Telit apo mbi gazetat gjermane?