26/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 dhjetor 1998

“Vrisni amerikanët”

Kërçenon kryeterroristi Bin Laden Ja përse dje Departamenti u bëri thirrje shtetasve të tyre të lënë Shqipërinë Bin Laden ka bërë thirrje të vriten amerikanët dhe britanikët. Qytetarët e këtyre vendeve kanë mbështetur vendimin për të sulmuar Irakun dhe ... kjo e bën secilin prej tyre, ashtu si dhe hebrenjtë në Palestinën e pushtuar, një ushtar që çdo mysliman duhet ta luftojë dhe ta vrasë”, ka deklaruar kryeterroristi islamik, në një gazetë arabe të cituar nga ANSA Në faqen 3

Var vetëm në qeli

Në faqen 5 Quhet Bardhyl Balliu, 36 vjeç nga Kavaja. Dje u gjet i vrarë në dhomën e izolimit të Komisariatit 4

Asgjë të re në politikë

Tritan Shehu Viti 1998 kaloi tashmë. Në vetvete ai nuk solli asgjë të re në Shqipëri, ai është një vazhdim i thjeshtë i gjysmës së dytë të 1997 në të gjitha aspektet. Elementi i ri i këtij viti ngel vetëm miratimi i Kushtetutës, por dhe kjo brenda skemave të vjetra të luftës politike shqiptare, pa treguar shenja emancipimi politik. Kushtetuta e këtij viti u rikthye në një “mollë sherri” si ajo e vitit 1994. Politika jonë nuk ofroi dot asgjë të re, përveçse asaj të bojkoti[t?] dhe ky i futur në Shqipëri në pasditen e 26 majit të 1996. Ngjarja më e rëndësishme jashtë kufijve të Shqipërisë, por brenda kam[?]bit tonë, qenë zhvillimet tragjike në Kosovë, të cilat këtë vit arritën një pikë kulminante, duke kërkuar një zgjidhje reale, të pranueshme, që të korrigjojë deri në një farë pike padrejtësitë historike, që i janë bërë këtij populli. Fatkeqësisht dhe për këtë pikë nuk u gjet një gjuhë e përbashkët, një strategji e sinkronizuar edhe më drejtuesit legjitimë të Kosovës. Fatkeqësisht dhe Vijon në faqen 2

Berisha takohet me Çekën

NE KISHE Berisha dhe Ceka shtrëngojnë duart dhe flasin për zhbllokimin klimës politike. Një vizitë spontane në Kishën Ortodokse në Tiranë ka vënë përballë njëri-tjetrit dy armiqtë e vjetër të politikës shqiptare, Sali Berishën dhe Neritan Cekën. I pari në Kishë së bashku me bashkëshorten ka mbërritur... Në faqen 4

Festat, 12 000 pa strehë

VARFERIA Viti i Ri ’99 po vjen, disa familje do të kalojnë këtë mbrëmje në lokalet luksoze, disa të tjera në shtëpitë e tyre, por një pjesë e madhe, pasi janë pa shtëpi. Nuk është fjala as për lypsët, tregtarët e dyqanëve të orëve të vona të natës, apo për personelin e shërbimit të lokaleve... Në faqen 14

Viti Ri çmimet të çmendura

Nata e Vitit të Ri po afron dhe njerëzit shpejtojnë të kryejnë përgatitjet e fundit për ta kaluar këtë natë të paharrueshme të fundvitit në familje. Ndërsa biznesmenët dhe VIP-at, presin që restorantet luksozë të kryejnë detyrën, megjithë çmimet e larta, të hapin dyert për të pritur klientët e zgjedhur. Në faqen 7