Hetuesit bien në gjurmë të një bande gjakatare
Përbëhej nga 23 anëtarë dhe akuzohet për krime të rënda. Janë kapur 6 vetë
Grupi është formuar gjatë trazirave të marsit. Grabitjet masive aktiviteti kryesor
NGA ZEMRA
TIRANË- Të tjerë kriminelë zbulohen.Një grup tepër i rrezikshëm, që ka vepruar për shumë kohë në Vlorë, arrin të bëjnë jetën e policisë. Nga arrestimet e bëra pak kohë më parë dhe nga puna operative e policisë lokale, është zbuluar se banda përbëhet nga 23 vetë, ndërsa deri tani janë arrestuar vetëm 6 persona. “Akuzohen për shumë grabitje, vjedhje, por edhe dyshime dhe për vrasje”, thënë dje burime të Prokurorisë. Sipas tyre banda është bërë e tillë që në fillim të trazirave të marsit dhe ka kryer shumë vepra penale. Burimet theksuan dje se “banda ka dhe 17 persona të tjerë, që ende janë të lirë”. Emrat e të arrestuarve si dhe të të tjerëve mbahen sekret, ndërsa policia po përgatitet për goditjen përfundimtare. Ditën e dielë pritet ta ndezë organi i Prokurorisë, që në këtë rast po punon për të mbledhur prova sa më të shumta, të cilat do të argumentojnë akuzën e ngritur mbi bandën. Nga Vlora thanë se ka patur presione, e paralelisht me këtë ka shqetësime dhe për dyndjen e madhe të të arrestuarve në dhomat e izolimit. ”S’kemi ku t’i çojmë”, përcillet shqetësimi në Tiranë.
Në faqen 7
Ramiz Alia sëmuret rëndë
Ish-presidenti Ramiz Alia
TIRANE - Ramiz Alia shtrohet urgjentisht në reanimacion. Është çuar me urgjencë natën e së shtunës në spital ish-presidenti i fundit i dinastisë 50-vjeçare të Shqipërisë. Kriza të forta zemre dhe vështirësi frymëmarrjeje e kanë rënë rrezikuar jetën e Alisë të shtunën në darkë kur sipas burimeve nga reanimacioni i kardiologjisë së Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, ka mbërritur në gjendje relativisht të rëndë dhe i dëshpëruar dhe aktualisht.
Mjekët e gjithi për-rëndë të sjellë në ditët e fundit në reanimacion. Në një moshë 74 vjeçare, sipas të dhënave spitalit, Alia i është nënshtruar kujdesit mjekësor duke vënë në lëvizje gjithë kardiologjinë. Në vizitën e përditëshme të mjekësit, mësohet se profesorët që kujdesen për Alinë, kanë këshilluar që të mos shqetësohet prej asgjë duke kufizuar madje edhe vizitat e familjarëve. Disa nga të afërmit e pacientëve fqinjë thonë se Alia është sjellë në gjendje të vështirë shëndetësore por ka patur për-
hëmijë që kanë keqësuar rikthim jetën e tyre. Aliës së relativisht të rëndë dhe kundodhet ende aktualisht.
Mjekët dhe i gjithë personeli i shërbimit ka marrë urdhër për të mos lejuar askënd të komunikojë me Ramiz Alinë i cili mbrëmë shtrirë i zbehtë në anën e majtë të repartit të reanimacionit nën kujdesin e profesorëve më me emër të kardiologjisë. Infermieret e turnit thonë se kartela e tij nuk është lënë në dispozicion të tyre dhe është hequr prej andej mbas për të shmangur ndonjë interesim të tepëruar. Ndërkohë, në reanimacion nuk është caktuar ndonjë ambient i veçantë për ish-sekretarin e parë i cili në të vërtetë ndodhet në të njëjtën sallë me disa të sëmurë të tjerë në gjendje të ...
Luftë në Berat: Një i vrarë
AFËR POLICISË
BERAT - Luftë në një nga lagjet e qytetit. Plumbat e grupeve rivale kanë marrë jetën e një të pafajshmi që po i sodiste nga ballkoni i tij. Ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Policia ka shkuar me vonesë në vendngjarje, por nga hetimet e saj ka bërë të mundur identifikimin e autorëve. Ndaj tyre është shpallur kërkimi, ndërkohë që lagja ku mendohet të banojnë, është mbajtur e gjitha nën mbikëqyrje.
Në faqen 5
Opozita tërhiqet para Fisherit: Do shkojmë në Parlament
Dje vendimi
TIRANE - PD do të rik-thehet shumë shpejt në Parlament. Sinjalet pozitive kanë dalë nga vetë goja e Berishës dje në një konferencë shtypi. Asnjë fjalë për veçoritë e një zgjedhje të re nuk është artikuluar dje nga liderët de-mokratë. ”Një forcë politike që nuk ka jetën parlamentare është e vdekur” tha dje Berisha. Ndryshe nga guha e fjalorike e mitingut të së shtunës demokratët kanë bërë apel për modelin qëndrimesh të dyanshme.
Në faqen 3
Një gomone misterioze zhduket në det
Bllokohen edhe 3 skafe
DURRËS - Klandestinët rishfaqen në brigjet e Golemit.
Gomone dhe motoskafe janë nisur në errësirën e natës së të shtunës drejt brigjeve italiane, por forcat kufitare arritën të ndalojnë dy prej tyre. Janë tre gomone dhe një skaf i fuqishëm që u bënë tre netë më parë shenja e rojëve kufitare. Ndalohem 6 persona, një gomone e ngarkuar me 5 tonë, ndërsa nga Italia, forcat e Guardia di Finanza” kthejnë 40 persona, mes të cilëve 12 kurdë. Ende pa u shuar ndjekjet në det, policia lokale ka filluar një operacion të gjerë për bllokimin e skafeve të mundshme që transportojnë klandestinë. Të shtunën në mbrëmje, duke përfituar nga moti i mirë dhe deti i qetë, organizatorët e trafikut të klandestinëve kanë tentuar që gomone dhe motoskaf të dërgojnë ngarkesën e zakonshme të refugjatëve klandestinë drejt brigjeve të Italisë.
Në faqen 6
Tani nis gara për Kushtetutën
Godo: “Nuk kemi më kohë të presim”
TIRANË - Kushtetuta gati për start. “Nuk kemi më kohë të presim”.
Kështu është shprehur bashkëkryetari i saj Sabri Godo i cili bëri të ditur edhe dje për një letër që do t’i drejtohet Bashkimit për Demokraci për pjesëmarrje në Komision. Ndërkohë që nga anëtarët e tjerë të Komisionit u theksua se çdo zvarritje është e tepërt dhe se mesi i shkurtit do të startojë realisht punën mbi projektin e parë të Kushtetutës e cila do të jetë në tryezat e anëtarëve të Komisionit.
“Fiera del Levante” në Shqipëri: Romano Prodi del garant
TIRANË - Kryeministri italian Romano Prodi, do të vijë këtë të premte në inaugurimin e panairit e parë të “Fiera del Levante” në Shqipëri, për programuar nga 27 deri më 31 maj.
Këtë la konfirmoi dë presidentit të kompanisë “Fiera del Levante” Francesco Divella, vetë kryeministri italian Romano Prodi. Kjo bëhet për të treguar interesimin e veçantë dhe rëndësinë që kanë raportet e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë. Divella i tregoi kryeministrit italian, një përmbledhje të asaj që do të jetë jo vetëm një ngjarje shumë e rëndësishme ekonomike e hapur për të gjithë zonën e Ballkanit, por do të shoqërohet edhe me mjaft ngjarje socialkulturore, që kanë për qëllim të sensibilizojnë institucionet dhe popullin shqiptar. Prodi theksoi, se ky panair është një moment i rëndësishëm, që dëshmon për dialogun gjithënjë e më të ngushtë midis Shqipërisë dhe Italisë, që duhet të zhvillohet si në nivel rajonal, nëpërmjet intensifikimit direkt të rajonit të Pulias, po ashtu dhe nivel kombëtar dhe europian. “Bari dhe Tirana janë shtyllat e një ure të destinuar që të lidhë Komunitetin Europian me të gjithë vendet e Europës juglindore nëpërmjet autostradës gjigande që po financohet nga nga Bashkimi Europian”, ka thënë Prodi. Iniciativa e Korridorit VIII, që do të lidhë Durrësin me Bullgarinë, i ka bërë firmat private italiane shumë të interesuara për të bashkëpunuar me Shqipërinë. Për këtë, ky panair i është besuar firmës së njohur në organizim e panaireve “Fiera del Levante”, e cila ka premtuar një impjenim maksimal për këtë veprimtari. Firma shqiptare, që do të bashkëpunojë me “Fiera del Levante”, është “Klick Ek-spolck”. “Nuk dihet se çfarë ambienti do t’i rezervohet kësaj firme, pasi një vendim Qeverie, nuk lejon përdorimin e ambienteve më luksoze shqiptare, si Piramida, apo Muzeu Historik Kombëtar, që të përdoren për panaire tregtare. Para pak ditësh Ministri i Tregtisë dhe Turizmit, Shaqir Vukaj, deklaroi se vetëm ambientet e ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, mund të jepen për organizmin e panaireve. Sidoqoftë Vukaj tha se, në ambientet e ish-ekspozitës, do të bëhen investime dhe rregullime, për t’i dhënë asaj pamjen e një qendre të vërtetë panaireish sipas standarteve europiane.
Godo: “Nuk kemi më kohë të presim”
Tani nis gara për Kushtetutën
POLITIKE
”Luftë kasetash” mes Islamit, Brojkës, Shehut
Në faqen 2
ELBASAN
Grindje në gjimnaz: Vritet nxënësi
Në faqen 5
SHENDETËSI
Spitali i Tiranës në gjendjen më të rëndë
Në faqen 4