Tirana bashkëpunon për kapjen e vrasësve
Një hetues tregon historitë dhe bëmat e "të fortëve"
Janë larguar nga Shqipëria që me eksodet e para. Rrini vrasin për para
TIRANE - Organizata të huaja kriminale kanë “importuar” killersh shqiptarë, që paguhen për vrasje. Një oficer i lartë i krimeve në Ministrinë e Brendshme tha dje se “nga informacione të kohë pas kohshme, është formuar mendimi se në Perëndim, persona të veçantë, apo organizata kriminale, paguajnë vrasës profesionistë, që vijnë nga Shqipëria. “Dy prej tyre janë nga Elbasani, tre nga Vlora dhe një nga Mati”, thotë funksionari i lartë. Killerët profesionistë kanë zgjedhur profesionin, të joshuar nga shumat e mëdha në valutë. “Ata kryesisht kanë bërë vrasje në Shqipëri e më pas janë larguar drejt Perëndimit”, thotë oficeri. Burimet saktësojnë se “vrasësit e paguar kanë vepruar në Itali, Gjermani, Greqi, por dhe në Amerikë”. Atentakshënjojnë personalitete, por elementë të dorës së dytë, rivalë ose dëshmitarë. “Nuk mund të përjashtohet një fenomen i tillë, megjithëse jemi të evindetuar asnjë rast konkret”, thotë ministri i Brendshëm, Neritan Ceka. Në Tiranë, ndërkohë, vrasjet enigme dyshohet se mbajnë nga pas dorën e paguar.
Ne faqen 9
Policia do mbrojë informatorët
NDRYSHON LIGJI
parashikon mbrojtje të madhe ligjore për qytetarët e thjeshtë që pranojnë vullnetarisht të raportojnë në polici, veprime të ndryshme kriminale në komunitetet e tyre. “Qytetarët informatorë të Policisë Kriminale do të kenë tashmë një status special dhe përfitim më të madh financiar”, komentuan projektligjin e ri për Policinë, ekspertë nga Kryeministria. Ndërkohë, gama e madhe e projektligjeve të pritshme për t’u miratuar më pas edhe në Parlament, parashikon mbrojtje më të madhe ligjore dhe për policët e thjeshtë dhe përballësit e tjerë të drejtpërdrejtë me kriminelët. “Të qëllohet pa paralajmërim ndaj kriminelëve që godasin ndaj policisë”, thuhet kështu në ligjin që tashmë është në sitaret kryesore të qeverisë Nano.
TIRANE- Qeveria ligjëron “spiunët” e policisë. Brenda javës tjetër, ekzekutivi shqiptar do të kalojë një projekt special të hartuar nga specialistët e Këshillit të Ministrave dhe të Ministrisë së Brendshme, i cili
Ne faqen 3
PD ka filmat e SHIK-ut: "Shfaqini në Televizion"
Për tragjedinë e vjetshme
TIRANE - PD kërkoi që kaseta e SHIK-ut nga ngjarjet e marsit. “Do digjem shumë figura kur të publikojmë materialet sekrete”, tha dje për Gazetën Shqiptare Vili Minarolli, sekretar i Marrëdhënieve publike në PD. Ndërkohë burime të sigurta nga selia e demokratëve saktësuan se bëhet fjalë për pamje të arkivuara filmike që vërtetohen lidhjet e pushtetarëve të sotëm me krerët e bandave të Jugut. Të pakënaqur nga relacioni përfundimtar i komisionit Ngjela në Parlament duket se demokratët do të japin versione të tjera për tragjedinë e marsit. “Në ato kaseta ka pamje që të llahtarisin”, tha dhe Ylli Vejsiu, deputet i PD që nuk ka pranuar të bëjë publik emrat e të implikuarve. PD i ka kërkuar TVSH që të transmetojë të plota materialet që do t’i shërbejnë nga zyrat e saj. Në rast të kundërt demokratët kërkojnë se do të gjejnë forma më të hapura publikimi.
Ne faqen 3
Sulm me helme kundër banorëve të Vlorës e Fierit
Braho reagon pas Ngjelës: Ja si do veprohej
helme kundër banorëve të Vlorës e Fierit
TIRANË - Sulm me helme mbi Vlorën e Fierin? Lajmi i bujshëm ka dalë dje, dukej kur Spartak Braho ka deklaruar edhe planin që ka ekzistuar për ofensivën e vdekjes kundër këtyre qyteteve. Ka qenë një skemë ushtarake ajo që ka fjekur në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes por që nuk dihet se përse nuk është bërë realitet. Socialisti Braho ka bërë të ditur një ditë më parë në Parlament se nëse këto lëndë helmuese lufte do të përdoreshin mbi këto qytete atëherë për popullsinë e tyre do të kishte dëme të konsiderueshme deri në veprimin masiv të njerëzve. Lajmi në fjalë shtiet të ketë tronditur popullsinë e zonave të jugut e cila gjithsesi ka qenë në dijeni të një plani të tillë por jo deri në detajet që u thanë në Kuvend.
Në faqen 6
Operacioni i Alisë Athina jep vizion për procedurat
Ish-presidenti merr vizën
TIRANË - Ramiz Alia merr vizën greke. Qeveria helene i ka dhënë të drejtën ish-Presidentit për t’u operuar në Selanik.
Sot në mbrëmje pritet që 73-vjeçari Alia të mbërrijë në spital, ku do të kryhet ndërhyrja në zemër.
Ramiz Alia fiton të drejtën për të kaluar kufirin grek. Megjithëse pa pasaportë ndërkombëtare, Presidenti i fundit komunist, ka marrë dje vizën e hyrjes në shtetin fqinj. Humanizimi ka fituar mbi rregullat dhe kështu ai do të ketë mundësinë për t’u operuar në spitalin e Selanikut. Sot në mbrëmje, pritet që Alia të shtrohet në spital. Të shtunën apo të dielën, 73-vjeçari do të operohet në zemër nga kardiologu Panayotis Spirou. Ditë më parë, ky doktor ka vizituar në Tiranë, Alinë dhe ka vendosur për ndërhyrjen kirurgjikale. Ky operacion, sipas kardiologut, ishte i domosdoshëm për jetën e ish-Presidentit. Disa javë më parë, Spirou ka operuar me sukses në zemër një tjetër politikan grek.
Para pak ditësh Ramiz Alia pati një atak kardiak, i cili e rëndoi tepër gjendjen shëndetësore të tij. Mbasi u shtrua në spital, gjendja e tij u përmirësua, por mjekët e kanë parë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme në zemrën e dobësuar të Alisë.
Policia kap 27 klandestinë
TIRANË - Ndalo hen 27 klandestinë në brigjet vlonjate.
Në aksion i policisë, ka vënë pengim mbi këta persona, teksa ata përgatiteshin të niseshin drejt Italisë. Sipas të dhënave, klandestinët kishin ardhur nga qytete të ndryshme për të hipur në gomonen që ishin gati për t’u nisur.
Kanë qenë 23 persona nga Lezha, 3 nga Shkodra dhe 1 nga Puka që janë ndaluar dje nga drejtoritë e policisë së Vlorës. Pas tragjedisë së fundit të Otrantos, policia ka organizuar aksione të shumta përgjatë vijës bregdetare. Pasndalimeve në Kavajë, dje është bllokuar nisia e gomoneve dhe në Vlorë.
Në faqen 6
Varg masash gjatë kufirit
TIRANË - Vendoset të ngrihet “stuhia” antikontrabandë.
Një mbledhje e gjatë dje në Ministrinë e Brendshme, me gjithë drejtorët e drejtorive të policisë, ka përcaktuar angazhimin më të madh kundër trafikuesve, për të gjithë llojet e mallrave. Duke filluar që sot, drejtorët do të përcjellin në bazë urdhërat e ngritjen e postblloqeve të shumta dhe kontrollin e plotë mbi rrugët nacionale, mbi vijën bregdetare apo kufitare. “Kontrabanda vazhdon, ndërsa trafiket e tjera të paligjshme po vazhdojnë me të njëjtin ritëm”, ka qenë konkluzioni i qendrës, që ka kërkuar nga drejtorët shpjegime të hollësishme mbi situatën reale në qytetet e tyre.
Në faqen 9
Metalurgjiku shpëton nga defekti i rëndë
ELBASAN
Braho reagon pas Ngjelës: Ja si do veprohej
Sulm me helme kundër banorëve të Vlorës e Fierit
Ish-presidenti merr vizën
Operacioni i Ali-së Athina jep viston për procedurat
VLORE
Policia kap 27 klandestinë
KONTRABANDA
Varg masash gjatë kufirit
Nxënësit Prefektit: Duhet të na mbroni
FIER
Në faqen 5
Mariza Lino premton ndihmë për qytetin
DURRËS
Në faqen 7
Zemërimi i Kolës: Te Tirana ka rënë bomba atomike
POLEMIKA NË KLUBIN E KRYEQYTETIT
Në faqen 11
“A ka shpresë për mua?”
Të dielën në TVSH, ora 12.00
Në faqen 2
Kola dhe Minga në festën e lamtumirës