Azem Hajdari para hetuesve: Çfarë ndodhi në Milot?
Azem Hajdari
TIRANË - Azem Hajdari merret i pandehur nga Prokuroria. Dje, për katër orë, deputeti pa imunitet ka dhënë shpjegimet dhe iu është përgjigjur pyetjeve të parapërgatitura nga hetuesit, mbi ngjarjen e Milotit. Akuza që i është komunikuar është ajo e “kundërshtimit dhe pengimit të punës së hetuesve të shtetit dhe fyerja për shkak të detyrës”. Hajdari nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa ka refuzuar dhe mbrojtjen me avokat. Kërerë të organit të akuzës thanë dje se “nëse krijohet baza ligjore, mund t’i kërkohet Parlamentit, leja për ta marrë në pyetje dhe mbi çështje të tjera hetimore”.
Në faqen 7
Ushtria në alarm: Po ndjekim Kosovën
Ushtria në alarm:
Po ndjekim Kosovën
TIRANË
Zbulohet spiuni i Ushtrisë
Është Lufti Asneka Drejtori i Logjistikës
Në faqen 12
TIRANË
Zhdukje misterioze e dy fëmijëve
Prej 15 ditësh kërkohen nga policia e familjet
Në faqen 4
PËR PËRGJAKJEN E MARSIT
Ngjela nis hetimet
TIRANË - Ushtria shqiptare marshon drejt Veriut. Ministria e mbrojtjes ka bërë të ditur dje se në krahinen verilindore të vendit gadishmërinë e shkallës së parë në të cilën janë vënë efektivat ushtarake në të gjithë vendin. Sipas burimeve të Ministrisë bëhet e ditur se në fakt do të thotë përgatitje për kundërpërgjigje në rast të një agresioni apo të përshkallëzimit të situatës në Kosovë. Sipas informa-
... në një grupi të Shtabit të përgjithshëm i cili ka bashkë veprimin me komandat respektive po ndjek dhe po vlerëson situatën në vijimësi. Sipas
Lajmi i fundit: Luftë në Drenicë
TIRANË - Në Drenicë forcat ushtarake serbe vazhdojnë operacionet luftarake të ushtrisë serbe kundër popullsisë civile dhe të pambrojtur shqiptare. Edhe pse në orët e pasdites së djeshme pati një qetësim të përkohshëm të sulmeve, forcat serbe kanë ndërmarrë ofensivën duke bombarduar me topa fshatin Perkaz i Poshtëm. Sipas njoftimeve nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, forcat ushtarake serbe. Pas qetësimit të situatës në orët e pasdites sulmi ka filluar sërish. Forcat serbe të ushtrisë kanë sulmuar fshatin LLaushë por deri dje në mbrëmje nuk kishin mundur dot të hynin në këtë fshat. Familjet shqiptare po mbrohen me të gjitha mjetet, për të ruajtur shtëpitë, pronën e gjj-thçka. Familje të tera të zonave të pushtuara janë...
Mit ingu i djeshëm në Tiranë (Foto: Hektor Pustina)
Natë bombash në Korçë
Superaksion i specialëve. Ndalo hen 19 të dyshuar
Natë bombash në Korçë
Valë shpërthimesh terrorizon qytetin
KORÇË - Terror në Korçë. Qyteti kalon një nga netët e tij më të frikshme dhe gdhihet i ngrirë nga frika e shpërthimeve të tritolit dhe të krismave të kallashnikovit. Dy shpërthime tritoli në qendër të qytetit dhe më pas të shtënat e shumta, kanë mjaftuar për të ngjallur panik e ankth, e për të alarmuar nga ana tjetër policinë, e cila po kalon momente të vështira përballë krimit. Specialët patrullojnë në qytet, ndërsa janë shoqëruar në polici 19 persona. Shpërthimet dhe krismat, konsiderohen si kundërpërgjigje ndaj aksionit të forcave speciale. Dita e djeshme është zbardhur plot komente për natën e frikshme, ndërsa policia e ka drejtuar gishtin mbi bandat rivale konfrontimet e të cilave janë bërë të shpeshta ditët e fundit dhe kanë destabilizuar jo pak situatën e qytetit.
Në faqen 5
Alimuçaj para gjyqit: Sërish arrest shtëpie
Kreu i VEFA mohon
TIRANE - Alimuçaj paraqitet në gjykatë. Në seancën e djeshme gjyqtarët i bënë me dije të pandehurit të VEFA-s ndaj akuzës së ngritur.
“Kompania ime i ka patur dyert e hapura për administratoret”, është shprehur në sallën e gjyqit i mituri i pandehuri Alimuçaj. Gjykatësi Deda nuk ka ndryshuar vendimin e arrestit shtëpiak të vendosur një ditë më parë. Që prej kohëve të shumta të vilës së presidentit të kompanisë huamarrëse, do të shtohet dhe një polic. Vehbi Alimuçaj është shprehur të shpjeguar pretendimet e tij përpara trupit gjykues. Megjithë raportin mjekësor të paraqitur nga bosi i VEFA-s, gjykata vendosi arrestin shtëpiak në mungesë të tij.
Në faqen 6
Partizani lë kampionatin: Shkak ngjarja e Elbasanit
Kryesia klubit jep vendimin
TIRANE - Partizani braktis kampionatin. Një njoftim i ardhur nga ngulb i të kuqe ka tronditur të gjithë. Shumë herë është përfolur një gjë e tillë nga skuadra të tjera më parë, por tani ajo është bërë realitet nga skuadra që ka me shumë tituj.
“Duke marrë shkas nga fenomenet antisportive të manifestuara ndaj skuadrës tonë në Elbasan, ku dhuna e shoqëruar me presione, nga elemente që sportin e shohin dhe duan ta vendosin nën zotërimin e pasioneve dhe biznesit të paelijshme të pamoralshëm, duke krijuar këto të përsëritura shpesh këtë kohë e fundit dhe duke konsideruar vendimin e Komisionit disiplinor të FSHF-së të padrejtë e të njëanshëm staff drejtues vendosi:
1- Të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet e Kampionatit të Futbollit në shenjë proteste për të gjitha veprimet antisportive të manifestuara në dëm të këtij ekipi.
2-Për të parandaluar çdo anomali dhe keqinterpretim në rrethët e tifozëve ne vendosëm të zhvillojmë edhe ndeshjen e radhës me Teutën, e cila do të shërbejë edhe si përshëndetje me gjithë tifozët tanë, që aspironjnë për një futboll të pastër e dinjitoz, brenda konceptit të rivalitetit sportiv.
3-Në sigurojmë të gjithë të interesuarit se trajtimi, stërvitja dhe të gjitha impenjimet e tjera të marra ndaj ekipit do të vazhdojnë normalisht, për të ruajtur të paprekur përgatitjen fizike të tij.
Një deklaratë e firmosur nga ana e stafit drejtues, e cila ka bërë që Musata të thoët vetëm dy fjalë. “Është shumë e rëndë, le të presim një herë edhe vendimin e Apelit..” Megjithatë tashmë ajo është shkruar do të zbatohet. “Ne jemi gati të luajmë edhe në kategorinë e dytë, nëse një masë e tillë gjykohet e drejtë nga FSHF-ja, por të paktën ndershmërisht” - kanë deklaruar nga stafi i Partizanit.
Dritan Lundra
Andreotti sot në Tiranë
PËRKUTON QEVERINË E PAJTIMIT
TIRANE - Xhulio Andreotti mbërrin në Tiranë. Ish kryeministri italian i disa qeverive, politikani i suksesshëm, njeriu me procese të hapura dhe senatori i përjetshëm mbërrin për të dhënë në dy orë një temë mbi historinë, politikën, gazetarinë dhe pajtimin kombëtar.
Ka qenë një ftesë e nisur nga drejtori i “Dita Informacion” Shpëtim Nazarko ajo që ka mbërritur në vilën e ish kryeministrit italian. Andreotti nuk ka hezituar të kthehet përgjigjen “OK” për të mbajtur një temë mbi pajtimin kombëtar. Anëtar i shoqatës “Il Triangolo” Andreotti konsiderohet si një ndër bashkëthemeluesit e kësaj shoqate ndërkombëtare për miqësinë dhe bashkëjetesën mes popujve të zonës së Mesdheut.
Njeriu që ka drejtuar prej vitesh qeverinë italiane, politikani i rangut të parë në shtetin fqinj është hera e dytë që vjen në Shqipëri. Tri vjet më parë ai është takuar në takim të ngushtë me Spantak Ngjelën dhe Azem Hajdarin. Ndërkohë që sot senatori i përjetshëm pritet të vihet në qendër të vëmendjes së gazetarëve dhe të politikaneve shqiptarë të cilët gjithashtu do të kenë se çfarë të mësojnë nga demokristiani Andreotti. Ish kryeministri italian edhe pse vjen në Shqipëri mban me vete një mal akuzash të bëra nga prokuroria italiane në lidhje me bashkëpunimin e tij me segmentë të mafias italiane.
Serbët deklarojnë: "Do ndërpresim sulmet, kemi vrarë Adem Jasharin, kryetarin e UÇK-së"