Gazeta Shqiptare
6 janar 1999
Plumba truprojës Majko
Atentat në mesnatë në derën e shtëpisë
Atentat truprojës së Majkos. Dy persona të armatosur kanë ngritur kurthin pranë shtëpisë së numrit dy të grupit të shoqërimit të Kryeministrit. Kundërpërgjigjja e menjëhershme e oficerit ka bërë që të dështojë plani i qëlluesve, të cilët janë larguar me shpejtësi. Kanë mbetur të mistershme arsyet e sulmit të së hënës mbi shoqëruesin e kreut të Qeverisë. Çështja e rëndësishme ka impenjuar ekspertët më të mirë të antikrim it. Sipas zëdhënësit të drejtorisë së policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.15 të 4 janarit, në momentin që Vasillaq Sato po udhëtonte me një xhip fushatëradë me targa të huaja.
Kongresi Amerikan “harron” të thërrasë Mejdunin
SHBA fton Kryeministrin
Në faqen 5
Kongresi Amerikan “harron” të thërrasë Mejdunin. SHBA fton Kryeministrin. Në faqen 5
Një hipotezë mbi politikën e jashtme
Mirosh Sako
Tashmë është e njohur se në historinë e zhvillimit të shtetit shqiptar gjatë këtij shekulli politika e jashtme ka synuar orientime të ndryshme të cilat në përgjithësi kanë qenë rezultante e zhvillimeve të brendshme jo të suksesshme. Kështu në kohën e mbretërisë ato tentuan sa Lindjen dhe sa Perëndimin, midis Londrës dhe Romës, Vjenës dhe Parisit, Beogradit dhe Budapestit etj. Në kohën e shkurtër të qeverisjes demokratike të Nolit, i ndodhur para një rrethimi nga vendet rujaliste ai zgjodhi si referencë Lidhjen e Kombeve dhe Moskën. Qeveria e Hoxhës, duke e orientuar politikën e jashtme nga Lindja, tentoi në një periudhë të shkurtër për një orientim Perëndimor, duke shfrytëzuar Parisin, Romën, Athinën dhe Ankaranë, por që nuk arriti dot ta vendosë vendin në gjenezën e tij më afër Perëndimit. Në përgjithësi mund të themi se nuk u arrit dot një politikë qoftë me Lindjen apo me Perëndimin, e cila do të ndihmonte zgjidhjen e problemit nacional. Sigurisht zhvillimet në politikën e jashtme kanë ndjerë edhe influencën e interesave të vendeve me të cilat u zhvillua partneriteti ose u synua ai, por edhe ndikimin e këtyre interesave nga jashtë-brenda.
Vijon në faqen 5
Nano i shtrin dorën Demaçit
RIKTHIMI
Shell i diplomacisë Paskal Milo, e kryetari politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi, kanë dalë dhe bashkë para gazetave pas një takimi që zhvilluan në Ministrinë e Jashtme, të cilin Milo e konsideroi historik. Demaçi po ashtu kërkoi tur qendrimet e Tiranës.
Në faqen 4
PANO TAÇI, POETI REBEL QË E RRENOI KOMUNIZMI
DOSSIER
Në faqet 12-13
BUSHAT KËRKON NJË VEND NË QEVERINË E KOALICIONIT
SURPRIZA
Në faqen 2