17/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 shkurt 1999

SAZANI RREZIKON KOKEN E NUMRIT 2 TE RENDIT

PAS VIZITES MAJKOS Në faqen 2

TAKIM I FSHEHTE MES GODOs DHE MEIDANIT

PER KOSOVEN Në faqen 3

Zani në Romë për Festat

NJE GAZETE ITALIANE DENONCON QEVERINE SHQIPTARE PER LIRIMIN E “BOSIT” TE VLORES Zani në Romë për Festat Por Myrteza Çausi tregon nga qelia... Në faqen 5

Gjak në mes të Tiranës

Në faqen

Pr ishet Kanuni: Do vrasim hajdutët

Fshati i Shkodrës vendos për vetgjyqësi Mblidhen pleqtë: “Shteti i liron gjithnjë, ne do bëjmë ndryshe” “Hajdutët na “nxinë jetën”, por tani dimë ne si të shpëtojmë prej tyre: do t’i vrasim. Dobësia e shtetit po na çon në vetëgjyqësi”. Kështu kanë vendosur të parët e fshatrave të Komunës së Dajçit, pas vjedhjeve të shumta që kërcënojnë ditë e më tepër shtëpitë e tyre. Por nuk ka qenë vetëm dobësia e shtetit, por dhe neglizhenca e mos përfillja e vetë organeve të pushtetit lokal dhe atyre të rendit që kanë rikthyer dhe një herë ligjet e Lekë Dukagjinit në Shkodër. Në faqen 16

Harta politike pas takimit Majko-Berisha

Mirosh Sako Nga gjithë vendet Lindore evropiane që hyjnë në v orbitën demokratike këtë dhjetëvjeçar, vetëm Shqipëria kaloi perturbacione të paparashikuara me dëm edhe për vetë fatet e çështjes nacionale. Do të thonim se vështirë është të gjendet në kontinentin plakë një zonë tjetër ku e kaluara të projektojë në të ardhmen në mënyrë ciklike drama të t’jera. Prandaj ndodhta takimi Majko-Berisha do të dëshironim të afrohej me dëshirën e shkrimtarit për një thirrje për ringjalljen e fisnikërisë së humbur. Duhet pranuar ndodfta për ndonjë grupim paksa me dhimbje por të moderuar i PS u treguan përsëri më të çliruar dhe me kurajo më të madhe civile për të përballuar me një opinion tejet të rënduar. Sigurisht për këtë atyre ua dha institucionalizimi që po verifikohen tashmë prej kohësh pas çlirimit nga doktrina, që për mendimin tim është fitore e dyte e PS në rrugën e reformimit, pas asaj të distancimit nga një parti e tipit misionare dhe nga ana tjetër reflektimi i diversitetit të mendimeve që shtypi ka dëshirë ta konsiderojë ndarje në klane por që lideri i saj, Nano, e ka stigmatizuar pa ekuivoke “nuk na intereson uniteti i partisë”. Ky pozicion po i jep asaj gjithmonë e më tepër shanse për t’u komportuar në mënyrë më elastike dhe për të reflektuar më me shpejtësi në realitetin politik shqiptar. Askush të mos mënjanojë në këtë kohë kompeticion favorin demografik që e ka majta shqiptare se ndryshe do të gabonte në zgjedhjet për llogari të partisë së vet. Ndodfta duhet pritur që viti 1999 të sjellë akoma procese të reja reformimi në PS që do të kishte pasojë rikthimin e të humburve që erdhën nga poshtë e lartës. Nga ana tjetër, ideja se në gjirin e PD ekziston një grup moderatorësh të cilët do ta realizojnë këtë zhvillim me takimin Majko-Berisha tregoi se nuk ishte një ide reale, por më tepër e ndërtuar nga media. Rolin e moderatorit edhe në këtë rast, ashtu siç pritej, e mori Berisha. Kjo dëshmoi se problemi themelor në PD nuk është ndarja në moderatorë dhe konservatorë, por ekzistenca e një grupi konformistësh, madje do të thonim që përbën pjesën më inkoherente saj dhe me dëme për të ardhmen e vetë kësaj partie. Institucionalizimi nga Berisha i mundësisë për takime me grupe apo forca të veçanta brenda një partie, siç ishte takimi me grupin Majko-Meta nuk e dëmtoi PS, por i krijoi asaj hapësirë dhe eksperiencë të re si mund të komportohen zhvillimet e reja dhe krizat që krijojnë kohë, duke alternuar grupime të ndryshme brenda saj, për të ruajtur vazhdimërinë e qeveris[?]jes e qeverisjes. Ndërsa të ashtuquajturit moderatorë nuk e treguan këtë kapacitet. Vijon në faqen 4