PARLAMENTI SHQIPTAR VENDOS: DO TË GODASIM FORT NËSE SERBET NA SULMOJNË
Dritëro Agolli: Të armatosim kosovarët
PARLAMENTI SHQIPTAR VENDOS: DO TË GODASIM FORT NËSE SERBET NA SULMOJNË PS e PD bashkohen me UÇK Dritëro Agolli: Të armatosim kosovarët Majko e Berisha shtrijnë duart për Kosovën “E sëmura e Ballkanit” dhe deliri i disave Koçi: Blindoni rendin në kufi Serbët tentojnë të rrëmbejnë kufomat Beogradi: Njeriu i OSBE “non grata” Në faqet 3-4-5-6
Dënohet me vdekje supervrasësi
Dënohet me vdekje për vrasjen e vajzës 2-vjeçare, vjehrrës, dy vëllezërve që ktheheshin nga Italia dhe të një policit. Gjykata e Faktit të Vlorës ka dhënë dënimin kapital.
Dënohet me vdekje për vrasjen e vajzës 2-vjeçare, vjehrrës, dy vëllezërve që ktheheshin nga Italia dhe të një polici. Gjykata e Faktit të Vlorës ka dhënë dënimin kapital. Gjatë të katër seancave, nuk ka pasur asnjë moment ku gjykata të kapë...
Në faqen 18
Trafiqet e zeza të Shqipërisë
DOSSIER
Fillimet e krijimit të organizatave kriminale në gadishullin e Ballkanit. Si dhe pse u shndërrua Shqipëria në një qendër të pastrimit të parave, trafikut të klandestinëve, trafikut të armëve, prostitucionit. Gjithçka nën vështrimin e gazetarit francez
Në faqet 12-13
Grekët ndihmojnë kontrabandën
NË SARANDË
“Grekët janë bashkëpunëtorë të anijes kontrabandiste që u kap në brigjet e Sarandës, pasi kishte shkarkuar qindra tonë klandestinë”. Ky ka qenë pohimi i bujshëm i një prej oficerëve kriminalë, pohim që relativisht ka arritur të zbardhë misterin e trafikut të fundit në Jug.
Në faqen 19
“Ballkanit” dhe deliri i disave
Këto ditë opinioni publik shqiptar dhe jo vetëm ai u trondit thellësisht nga masakra e serbëve në Raçak, një nga aktet më të shëmtuara dhe më barbare që mund të kryhet sot në kontinentin tonë dhe që tregon edhe njëherë se sa e ulët dhe e papranueshme është ajo ideologji ultranacionaliste dhe ultrafetare që i vë popullsitë ose grupet e caktuara të saj kundër njëra-tjetrës.
Dhe kjo u bë fill pas deklaratës së trim-oshe, aq edhe të djallëzuar të ministrit të jashtëm të Serbisë, një vend në të cilin do ta quanin me plot gojën “e sëmura e Ballkanit”. Një nga studiuesit më të paanshëm të historisë së Ballkanit thotë se “deri tani, kjo histori është e mbushur me të dhëna që dëshmojnë për vepra të skajshme mizore, jo vetëm ndaj rivalëve të barabartë, por edhe ndaj individëve të pambrojtur, kundërshtarëve të mundur ose robërve... Shpeshherë këto mizori nuk janë drejtuar vetëm kundër personave që mbanin përgjegjësi për akte të padrejta ose brutale, por me tepër kundër civilëve, të cilët nuk kanë pasur asnjë mundësi për t’u mbrojtur.” Metodat terroriste dhe masakra e fundit kundër popullsisë shqiptare vërtetojnë edhe njëherë se sa pak ka ndry-
Vijon në faqen 2