Erdhën avionët e luftës
NATO TERHIQET NGA KËRCËNIMET, UÇK IRRITOHET DHE MERR PENG PESË CIVILË SERBË
SHBA zbarkon arsenalin në Durrës
Në faqen 5-7
Zbehet akuza për të imershmin e Vlorës. S’ka dëshmitarë
Përtej Zërit të Vetëm
OPINION
Çerçiz Loloçi
Nëse edhe Rugova do të pranojë ftesën e Presidentit Meidani për të vizituar Shqipërinë, mund ta quajmë të plotë ciklin e takimeve mes politikanëve shqiptarë në dhe-un amë dhe në Kosovë. Ngutja e politikanëve shqiptarë për të formuluar Zërin e Vetëm, vjen si një reagim ndaj këshillave të komunitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht të administratës amerikane, e cila posedon edhe një variant zgjedhjeje të çështjes shqiptare. Pra, mund të pohohet se janë në një mendje institucionet e larta në Shqipëri, institucionet e vetëshpallur në Kosovë, madje edhe krerët politikë radikalë të përfaqësuar nga Demaçi e Qosja. Pra në rresht për një edhe Meidani-Majko, edhe Rugova, edhe UÇK, madje edhe partitë shqiptare në Kosovë që nuk pranojnë legjitimitetin e zgjedhjeve parlamentare.
Pavarësisht nga përkatësitë politike, pavarësisht nga ndarjet programore apo vizionet qeverisëse, partitë politike në Perëndim e kanë edhe praktikë të përhershme po edhe detyrim institucional që për probleme madhore të jenë në unison. Kjo e vërtetë e thjeshtë, mirëshit i ka munguar klasës politike shqiptare për shumë kohë e sidomos përgjatë këtij shekulli. Në një pamje tjetër, pra në kontekstin aktual të zhvillimit të ngjarjeve, Zëri i Vetëm duket se justifikohet me pranimin e një plani ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kjo zgjidhje që s’njihet ende në detaje, vlerësohet nga analistë të ndryshëm si një zgjidhje e statuskuosë, pasi edhe plani më i tejkaluar (ndërkombëtar) nuk nis nga pavarsia, por nga statusi, autonomia dhe therma të tjera të ngjashme me këtë. Në ndarë të parë lufta, agresioni. Pas masakrave në Bosnjë, makina ushtarake serbe arriti të kryejë qetësisht një terror të jashtëzakonshëm, duke kryer spastrimin etnik në gjindra mijëra shqiptarë të shpërngulur. Në ndarë të dytë, propaganda dhe diplomacia serbe, për fat të keq, ka qenë dhe mbetet tepër superiore në aleanca të dukshme e të padukshme strategjike në krahasim me “flugerit” tonë diplomatik.
Në ndarë të tretë, Serbia luan gjithashtu edhe me një kartë të fundit: atë të copëzimit të Kosovës, ska shpjegohet edhe me rishfaqet e media të ushtrisë serbe në troje të pasuna në rang evropian. Përpos Zërit të Vetëm, dallohen edhe një element i ri në politikën shqiptare: ndërhyrja e NATO-s për ndaljen e gjakderdhjes së pafajshme. Por kushdo e di fort mirë se kjo tragjedi kosovare, zor se mund të marrë mbështetjen e këtij formacioni të fuqishëm ushtarak.