SEKRETARJA E SHTETIT LESHON ALARMIN: PO FAILIMENTUAN BISEDIMET PER KOSOVEN...
SHBA: Shqipëria në rrezik
Ollbrajt Majkos: I pasigurt integriteti i vendit
Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Madëlen Ollbrajt, i ka kërkuar ndihmë Majkos për të siguruar pjesëmarrjen e gjithë faktorëve shqiptarë të Kosovës në bisedimet që pritet të fillojnë në Rambuje. Ollbrajt i ka lënë të kuptohet se vendosja e paqes është dhe në interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë. Madje sipas saj, nga vendosja e paqes në Kosovë varet në një farë mase dhe integriteti territorial i vendit tonë. Majko do takojë Klintonin
Në faqen 4
Shqipëria protektorat kulturor
Edi Rama
Shqipëria protektorat kulturor
“Kundër skafeve një protektorat kulturor”. Edi Rama, në një intervistë për ANSA-n e ka quajtur të kotë idenë se lufta kundër skafistëve mund të realizohet vetëm nëpërmjet imponimit të forcave policore
Në faqen 4
Shqiptari që themeloi Olimpiadat
DOSSIER
Lojërat Olimpike (LO) konsiderohen më të vjetrat dhe më me vlerë në të tëra veprimtaritë sportive ndërkombëtare.
Lojërat kanë një pasuri e trashëgimi të madhe historike. U krijuan nga grekët e lashtë shumë kohë përpara lindjes së Krishtit dhe u zhvilluan...
Në faqen 12-13
“Vrava babain se më shiti dy motrat si prostituta në Itali”
Masakroi të atin: Ja tragjedia e familjes Canaj nga Fieri
“Shiti të dy motrat jashtë të dhe nga turpi që i kishte hedhur familjes mbi kokë unë e vrava”.
Kështu ka rrëfyer në polici historinë e tij tragjike 20-vjeçari Alban Canaj, i cili sipas uniformave të antikrimit, ka vrarë duke u gdhirë e hëna gjakftohtë-sisht me një plumb prapa qafë të atin 50-vjeçar Kujtim Canaj, teksa ky ka qenë duke ruajtur bagëtinë e familjes në fshatin Povelçë. Pas vrasjes tragjike në këtë fshat, grupi i policisë kriminale që ka bërë ekspertizën dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, ka marrë në komisariat...
Në faqen 19