06/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 shkurt 1999

Serbia bojkoton paqen Kurth me pasaportat

Napolon ROSHI Normalisht sot, në Kështjellën Rambuje, pranë Parisit, me fjalën e hapjes të Presidentit të Francës, Zhak Shirak duhet të nisë punimet kon-

Qeveria armatos pronarët

Dje vendimi Shteti armatos biznesmenët. Një vendim i Këshillit të Ministrave, i dalë dje, ka përcaktuar disa kritere për armatosjen e njerëzve të biznesit, pronarëve të ndryshëm që jetojnë të rrezikuar për shkak të aktivitetit të tyre. Ka qenë Ministria e Rendit ajo që është bërë iniciuese deri në realizimin e këtij vendimi, duke marrë si meritat për mbrojtjen që po u ofrohet tregtarëve shqiptarë, por ashtu edhe duke bërë të mundur në një farë mënyre kontrollin mbi një pjesë të armatimit që ndodhet prej dy vjetësh jashtë magazinave e depove të ushtrisë. Në faqen 2

Napoleon Kociba

Normalisht sot, në Kështjellën Rambuje, pranë Parisit, me fjalën e hapjes të Presidentit të Francës, Zhak Shirak duhet të nisë punimet konferenca për paqen në Kosovë. punimet konferenca për paqen në Kosovë. Delegacioni shqiptar është një përfaqësimin e tij më të lartë, më të plotë e më dinjitoz-Rugova, Bukoshi, Qosja, drejtuesit e UÇK-së dhe të pavarur. Delegacionin jugosllav do ta kryesojë zëvendëskryeministri i Republikës së Serbisë, Ratko Markoviç. Në përbërje të tij janë zëvendëskryeministra federativë dhe përfaqësues të kombësive në Kosovë. A thua se konflikti nuk është ai shekullor midis shqiptarëve, që përbëjnë 90 për qind të popullsisë së Kosovës dhe Serbisë, që e mban Kosovën të okupuar, por midis... Është krejt e natyrshme që një përbërje e tillë e delegacionit do të ngjallë kundërshti. Përbërja e delegacionit është manovra e parë e Beogradit, që u detyrua të pranojë të shkojë në Rambuje, nën trysninë e ndëshkimit të NATO-s. Manovra e dytë është moskryesimi i delegacionit nga vetë Millosheviçi. Është më se e qartë që, edhe nëse arrin të hapet sot konferenca e Rambujesë, delegacioni serb do të krijojë probleme, që, në pragun e goditjes së sigurtë ajrore të NATO, do të ndryshojë për të... Vlon në faqen 5

PROKURORIA Bufi pengon hetimin ndaj KESH

Ministria e Bufi vonon dokumentacionin e tenderave të zhvilluar në lidhje me Korporatën Energjetike, duke e bllokuar hetimin e Prokurorisë së Tiranës. I publikuar me bujë në shtyp hetimi mbi KESH-in është dukur si një masë serioze që do të vinte më shpatulla pas muri... Në faqen 7

Italia paralajmëron: Do djegim gjithë skafet që do bllokojmë

Parlamenti italian, gati masat kundër trafikut të klandestinëve Një ndryshim në ligjin për emigracionin, do të parashikojë një qëndrim më të egër ndaj skafistëve. Pas sekuestrimit mjetet lundruese nuk do të nxirren më në ankand, ashtu siç veprohej më parë, gjë që u jep mundësinë skafistëve që t’i merrnin sërish në duar. Propozimi i ri parashikon që skafet të përdoren nga policia ose në rast të kundërt të shkatërrohen. Kjo është gjetur si një nga zgjidhjet e problemit të trafikut të paligjshëm të klandestinëve. Në faqen 6

Kështjella e Rambujesë pranë Parisit, ku sot pritet të zhvillohen bisedimet Beograd-UÇK

RAMBUJE RREZIKON TË DESHTOJË. DJE DELEGACIONI I UÇK U BLLOKUA NË PRISHTINË: “S’KENI DOKUMENTA”