ALARMI I INVESTITOREVE SHQIPTARE E TE HUAJ: SHTETI PO NA FALIMENTON
Në faqen 8
Tradhtia
EDITORIAL
Carlo BOLLINO
Një armik i kamufluar po kërcënon me vdekje Shqipërinë. Nuk është anglez, nuk është italian, nuk është amerikan, as grek dhe serb, por ka të gjitha këto kombësi së bashku. Është një armik i mërshëm, që ka goditur dhe herë të tjera në botë, duke shkaktuar superfuqi politike si Rusia apo superfuqi ekonomike si Indonezia. Është një armik që ka kërcënuar dhe Evropën dhe që tani po nxjerr armët e tij ndaj Shqipërisë. Ky është Fondi Monetar Ndërkombëtar, një kuçedër me mijëra kokë dhe pa një tru, një kuçedër me një trup shumë të fuqishëm, por pa shpirt.
Paraqitet me maskën e “shpëtimtarit”, tregon se është një doktor që kuron ekonomike të sëmura, por përdor vetëm një ilaç që e përdor pa dallim për të gjitha sëmundjet dhe për të gjithë pacientët pa dallim, dhe pa modifikuar dozat. Dhe ne e dimë se kanceri nuk mund të kurohet njësoj si gripi dhe një fëmijë nuk mund t’i japësh të njëjtën sasi ilaci si një njeriu të fortë, që rrezikon të vdesë. Ky armik i çmendur erdhi në Shqipëri para shumë vitesh, ka bërë shumë dëme dhe tani vendosi ta godasë në zemër vendin. Fondi Monetar Ndërkombëtar, që deri në 1997 asistoi pa thënë asgjë për mashtrimin kolosal të piramidave, vetëm sepse ndërkohë inflacioni qëndronte i ulët (dhe kjo i mjaftonte), lëshoi javën e shkuar një tjetër bombë të tmerrshme dhe Shqipëria përsëri është e shtrënguar ta asistojë e pafuqishme ndaj këtyre eksperimenteve delirante dhe vdekjeprurëse.
Arma e fundit e Fondit Monetar është ligji i ri i Tatimit mbi të ardhurat, i aprovuar tri ditë para Vitit të Ri, kur shumë prej deputetëve ishin me pushime. Ministrat ishin të hutuar dhe njerëzit mendonin si të organizonin festën e fundvitit, kështu askush nuk vuri re aprovimin e këtij ligji. Por tani ky ligj ka nisur të…
Vijon në faqen 8
CIA shet Rugovën
Në Internet bisedimet sekrete me Klinton
Në faqen 4
“Ja ç’bëra në SHBA”
Rrëfimi
Pandeli MAJKO
Në takimet me presidentin Klinton, me sekretaren e shtetit Olbrajt, me sekretarin e mbrojtjes Kohen, me prokuroren e përgjithshme Reno, me sekretarin e tregtisë Delli, me shefin e CIA-s Tenet, me kongresmenët e Senatit Doli, Gillman, Engel dhe me kongresmenë e zyrtarë të tjerë të lartë të administratës së SHBA-së, si Malloy dhe Hollbruk, sipas drejtimeve përkatëse, ne vumë në dijeni bashkëbiseduesit tanë mbi problemet dhe zhvillimet brenda vendit, për ecurinë e institucioneve demokratike, për situatën ekonomike e financiare, për rendin publik dhe mbrojtjen e vendit, dhe për frymën e dialogut në funksion të uljes së tensioneve artificiale politike në vend, të normalizimit të punës së institucioneve të ligjshme dhe të përparimit në zgjidhjen e problemeve të qenësishme për interesat e prekshme të të gjithë shqiptarëve.
Në të gjitha takimet u ndalëm veçanërisht në çështjen e Kosovës. Parashtruam vlerësimet dhe qëndrimet e qeverisë shqiptare, në zbatim edhe të rezolutave përkatëse të Kuvendit të Shqipërisë. Ne theksuam domosdoshmërinë e vazhdimit të angazhimit të drejtpërdrejtë të SHBA-së dhe në zgjidhjen e këtij problemi madhor. Si pjesë të procesit, theksuam domosdoshmërinë e largimit të forcave ushtarake serbe nga Kosova dhe praninë atje të forcave të NATO-s, për të garantuar zbatimin e marrëveshjes së pritshme të Rambujesë.
Duke folur për politikën e fqinjësisë së mirë që ndjek qeveria shqiptare, ne u ndalëm veçanërisht dhe theksuam ndikimin pozitiv që ka kjo vetëm për Shqipërinë, por dhe për situatën në rajon, zhvillimi i marrëdhënieve tepër të ngushta që vazhdojmë të realizojmë me Italinë dhe Greqinë, shtimi i marrëdhënieve me Republikën Ish-Jugosllave të Maqedonisë dhe intensifikimi i marrëdhënieve miqësore tradi-
Vijon në faqen 4
Masakrohen dy fëmijë vlonjatë
TRAGJEDIA
Vret aksidentalisht ndërsa luan shokun e tij 11-vjeçar dhe më pas me një plumb e shkrehu pistoletën edhe mbi kokën e tij. Kështu është mbyllur një duket lola makabre për dy fëmijë në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, në pallatin 1423 në pjesën e ish-portokalloreve të NB Ullishtes…
Në faqen 19
Edi Rama stuhí për Kombëtaren
PAS NDESHJES
E mora sot në drekë letrën tënde dhe duke dashur t’u jap përgjigjen që Ju meritoni ven…tosa ta bëj publikisht dhe ta filloj me një kërkesë publike ndjesë në emër të Qeverisë shqiptare për gjendjen e turpshme ku Ju e gjetët stadiumin “Qemal Stafa”, një baltovinë e vërtetë…
Në faqen 22
* Shorti i fundit për të gjitha gazetat e shitura që nga data 2 Shkurt.
* Një çmim edhe për GAZETASHITËSIT
Rregullorja
1. Ruaje këtë kopje të gazetës me numrin tënd të garës
2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte.
3. Të hënën 22 Shkurt, shorti i dytë në TV Klan për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN.
* Me tepër informacion në faqet e brendshme të gazetës.
Gazeta Shqiptare
ju dhuron
ITALINË