13/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 shkurt 1999

BERISHA I SEMURE MUNGON NE MITING

PER LIGJIN HAJDARI Në faqen 2

Kadare: UÇK si Skënderbeu ynë

ZHDUKEN DHE 20 SHQIPTARE TE TJERE NE KOSOVE: U EKZEKUTUAN NGA SERBET Në faqet 5-6

Kryeministri dhe Djajte

EDITORIALI Fatos ÇOÇOLI Vizita e Kryeministrit në ferrin dantesk të spitaleve tona urojmë të mos i ngjajë aventurës jashtë oborrit të sarajit të tij të butë, që sheh papritur se si jetojnë hyzmeqarët e babait. Urojmë po ashtu dhe që Kryeministri të mos tutet nga ndjenja e boshllëkut me njerëzit që e rrethojnë, njëlloj sikurse e ndjeu boshllëkun komisari i Vlorës, Sokol Koqiu, dhe u desh të vepronte kundër vullnetit të tij. Urojmë të mos u përkullet buzëqeshjeve servile dhe të mos bëjë pre’ e pseudo-këshilltarëve që e dizinformojnë. Urojmë të ruajë atë sinqeritet carmato[s] dhe vëzhgim të mprehtë që e bënë të ngjisë katër e nga katër shkallët e karrierës politike. Po zoti Kryeministër. Ju jeni i vetmi, njëlloj si komisari i Vlorës. Ju nuk mund të mbështeteni te zyrtarët e mësu[s]ar me një mijë abuzime dhe mjeshtra të dizinformimit. Po të bini në kurthin e tyre, do t’i largoheni atij realiteti që iu tronditi kur vizituat spitalet e Tiranës. Ju nuk mund të mbështeteni te drejtorët Drejtorish që nuk besojnë kur u kërkoni një rrugëdalje nga problemet, që janë njerëz armiqësorë dhe paaftë. Këta njerëz ju vënë mina me sahat në çdo hap që hidhni. Ministrja Meksi kërkon detajim planesh për investime nga dikasteret dhe ato vonojnë, se asnjëherë nuk kanë menduar seriozisht për punë të mirëfilltë dikasteriale, por vetëm për rrugë jashtë shtetit dhe zarfe biznesmenësh në kërkim të një licence apo leje. Ju nuk mund të silleni si paraardhësi juaj, që u mjaftua me diskutime dhe kur pa kënetën që e Vijon në faqen 2

Shën Valentini, VIP-at shqiptarë rrëfejnë dashurinë e tyre të parë

Në faqet 12-13 Shën Valentini, VIP-at shqiptarë rrëfejnë dashurinë e tyre të parë

Angjeli qetëson investitorët

LIGJI TATIMĖVE “Ligji i Tatimit mbi të ardhurat nuk do të shtrëngojë, por nëne dhe pika të caktuara të tij do të plotësohen me akte nënd-ligjore”. Kështu është shprehur dje ministri i Financave, gjatë takimit me një delegacion të Unionit të Investitorëve Italianë të kryesuar nga nënkryetari Rizzo. Në faqen 9

Anullohet Shqipëri Rumani

FUTBOLL Ndeshja e Shqipërisë kundër Rumanisë më 3 mars nuk do të zhvillohet. Një faks njoftoi drejtuesit federatës rumune nga FSHF ka konfirmuar këtë fakt. Ajo qenë ora 12.00, kur sekretari Stavora bashkë me presidentin, në bashkëkëpunim e mirëkuptim edhe me federatën e Kombëtares... Në faqen 22

Si e “dogji” KESH-i shtëpinë shkodrane

Skrumb e hi pas tensionit të lartë Vetëm kur kanë dëgjuar erën dhe kanë parë fllotën e tymit të dalë nga trarët e shtëpisë, e kanë kuptuar se po digjeshin. Me shpejtësi kanë arritur të dalin jashtë dhe kanë mundur të marrin vetëm disa sende të vogla personale. Në faqen 15