20/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 shkurt 1999

Klinton: Ose marrëveshje ose Kosova e pavarur

LAJMI I FUNDIT Klinton: Ose marrëveshje ose Kosova e pavarur Millosheviçi deklaroi pak orë më parë se nuk do të lëshonte asnjë pëllëmbë Kosovë edhe nëse NATO do bombardon­te Në faqen 5

Tik-taku i bombardimeve

The Washington Post Tik-taku i bombardimeve William Drozdiak Me tik-takun e orës që shkon drejt kurbës së fundit, ultimatumit të shtunës, Shtetet e Bashkuara kërkuan dhe mbështetësit e tyre evropianë janë duke menduar të rinovojnë kërcënimin e bombardimeve NATO në minutën e fundit të bisedimeve për të nxitur paqegjësuesit jugosllavë dhe udhëheqësit etnikë shqiptarë të pranojnë marrëveshjen për paqen në zonën vullkan shpërthyese të Serbisë, në Provincën e Kosovës. Stermullari i të gjitha problemeve për të pranuar nga zgjidhje në bisedime për paqë 12-ditore që po zhvillohen gjatë Parisit mbetet kundërshtimi i udhëheqësve serbë të Qeverisë së Beogradit për të pranuar që 28.000 forcat paqeruajtëse të tërhiqen nga NATO, në tokën serbe. Në përpjekje për të thyer kokëfortësinë, plani i sekretarit të Shtetit Madeleine Albright, për të ikur për në Francë të premten për të bërë një përpjekje kundërpërtej të bindur palën jugosllave-serbe të ndryshojë qëndrimin mbi trupat paqeruajtëse. Burimet e diplomacisë evropiane thanë se një ultimatum sulmi final ndaj Presidentit jugosllav Millosheviç, i cili ushtron një kontroll të plotë mbi delegacionin jugosllav në bisedimet e Rambujesë, do të përfshijë lloje nga më të ndryshmet të armatimit: si 430 avionë luftarakë të NATO-s, duke përfshirë F-117 avionë ushtarakë spiunë dhe B-52 bombardues, të cilët janë gati për bombardime dhe ndëshkues në zonat ushtarake në qoftë se negociuesit refuzojnë një marrëveshje. Bombardimi i NATO-s do të fillojë nga goditjet për të nxjerrë jashtë funksionit sistemin e mbrojtjes së forcave jugosllave dhe do të përqendrohen goditjet kundër bazave paraushtarake të ushtrisë serbe të cilat kanë ndërmarrë ofensivën kundër forcave guerile shqiptare separatistëve në Kosovë që gjatë vjetit që kaloi. Oljbrajt tha se po në telefon dje me Millosheviçin dhe i shpjegoi kërkesën e madhe që po merr përseripër. “Ai duket të ketë një goditja nga ajri do të ndodhë, sulmi do të jetë i rëndë, dhe ai do të jetë i humbur nëse nuk i vlerëson gjërat siç duhet” Vijon në faqen 5

Qyteti Studenti gdhihet në gjak

DESHMON SHOQJA E NGUSHTË: UNË E GJETA TË VDEKUR Qyteti Studenti gdhihet në gjak Masakrohet vajza e Prokurorit Në faqen 7

Everts: Të gjashtët do lirohen

TAKOVA RAKIPIN Më fund besohet se është arritur kompromisi për zgjidhjen e konfliktit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe PU-së “Arlëm nē në tjetrën lë qëndrimeve që mund të pranohen nga të gjitha palët”, konfirmon për Gazetën ambasadori i OSBE, pas takimit që zhvilloi me prokurorin... Në faqen 2

Apartament luksoz në Tiranë për pesëniakët nga Peqini

Lindin pesënjakët, por sigurojnë një apartament në qendër të kryeqytetit. Fillimisht banesa e re do të merret me qira vetëm për një vit e gjysmë dhe me vonë janë anëtarët e fondacionit që do të vendosin nëse do të blejnë një shtëpi të përhershme... Në faqen 11

Shorte nëne?

Edhe ditën e diel gazeta do të shoqërohet me numrat e Lojës së Madhe

Majko dje me Klosin pas katër muajsh armiqësi

Në faqen 3