25/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 shkurt 1999

Mijëra pasaporta shqiptare për terroristët e Bin Laden

CIA KONFIRMON: SHQIPËRIA NJË NGA 7 SHTETET KU DO HIDHET NË ERË AMBASADA E SHBA Në faqen 7

Qeveria e re e Kosovës Kryeministër Krasniqi i UÇK

Qeveria e re e Kosovës Kryeministër Krasniqi i UÇK Në faqen 5

Kush fiton ushtarët e PS

Arian ÇANI Socialistët po çlirohen së fundi nga plogështia që i kish mbërthyer prej disa muajsh. “Kush do drejtojë partinë, përse dhe dorëheqjen Fatos Nano, bëri mirë që iku, do bënte më mirë të qëndronte...” dhe komentet kanë vazhduar kështu pa fund deri pak ditë më parë kur mes krerëve të PS u shfaq pothuajse hapur qëllimi i dy apo tre grupimeve kryesore - është pak si herët për t’i quajtur “klane” - brenda kësaj partie: PS-në do ta drejtojë ai grupim, i cili do të fitojë zemrën e bazës, pra votën e atyre qindra njerëzve të cilëve iu referua Fatos Nano gjatë ikjes së tij nga kolltuku i Kryetarit. Në ndryshim me ushtarët e UÇK, të cilët janë të veshur me rroba ushtarake e me një qëllim krejt tjetër, dy grupimet rivale në PS do të synojnë të krijojnë sa më shpejt dhe sa më shumë ushtarë, të cilët janë, me fjalë të tjera, delegatët e ardhshëm të Kongresit socialist. Një Kongres i cili për nga rëndësia, ka nisur të mobilizoje që tani, disa muaj para mbajtjes së tij, krerët më të lartë të kësaj partie. Ruci, një nga njerëzit më të besuar të Nanos, ka lëshuar tashmë sinjalin e qartë se para Kongresit, do të duhet të bëhen edhe një herë zgjedhjet e kryetarëve lokalë në rrethe. Një iniciativë e kundërshtuar menjëherë nga Lgjsi, njeriu i Majkos, i cili la të kuptohej se asnjë përçarje nëpërmjet bazës nuk do të lejohet të ndodh në partinë e tij. Sigurisht që të dyja palët i referohen situatës partiake, ndonëse ky dokument kaq i rëndësishëm për jetën e çdo force politike thotë qartë se zgjedhjet e kryetarëve të rinj lokalë bëhen një herë në dy vjet. Në rastin konkret, ato janë bërë vetëm para 8 muajsh, gjë që mund të rrezikojë seriozisht grupin e Nanos në këtë betejë. Grupi i Nanos do synojë sigurisht të rimarrë drejtimin kryesor të PS. Por sfida e tij e parë dhe fitore që ai i kërkon të arrijë, janë pikërisht ndryshimi i krerëve aktualë lokalë dhe zëvendësimi i tyre me lojtarë të përzgjedhur nga ai. Sepse para tetë muajsh, kur në gjithë rrethet e vendit u zhvilluan konferencat e PS, Nano ishte Kryeministër dhe Kryetar partie, por në fakt këtë të fundit e drejtonte Pandeli Majko. Dhe siç ndodh rëndom në jetën politike të një partie - dhe kjo jo vetëm në Shqipëri - shumica e këtyre krerëve lokalë janë zgjedhur dhe votuar nën frymën dhe referencat e Kryeministrit aktual. Ndërsa po ravijëzohen qartë dy grupimet rivale brenda PS në luftën për të fituar kreun e saj, Zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëri nga njerëzit me shumë influencë në bazë, duket vërtet më i tërhequr në këtë histori. Deri tani Meta nuk është përfolur si kandidati i sigurt për postin e Kryetarit të ardhshëm, ndonëse 29 qershori ’99 është ende larg. Loja sapo ka filluar, ajo pritet të jetë e ashpër, por kësaj here, shanset nuk janë të barabarta për të gjithë.

Shorti i Gazetës Flet fituesi

Shorti i Gazetës Flet fituesi Në faqen 20

Rokfeler shpëtoi shkodranët

NGA MALARIA Po të pyesësh shkodranët nëse ndonjë dikë mbi një shëtitje që i thonë “Shpella e Mushkës”, shumë prej tyre nuk mund të japin një përgjigje të saktë. Por që “Shpëtia e Mushkës” të jetë ndërtuar me paratë e Rokfelerit, as që u shkonte ndërmend. Në faqen 15

8 Marsi, shorti tretë

Rregullorja 1. Ruaje këtë kopje të gazetës me numrin tënd të garës 2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte. 3. Të hënën 8 Mars, shorti i tretë në TV KLAN për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN • Më tepër informacion në faqet e brendshme të gazetës. Gazeta shqiptare ju dhuron ITALINË Numri juaj i garës për sot SERIA EF 15261

Njoftimi i Revistës “Klan”

Revista “Klan” njofton lexuesit e saj se sot, ditën e enjte ora 2030 në TV Klan hidhet shorti i dhuratave të ofruara nga kjo revistë.