26/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 shkurt 1999

Kadare: Kosovën po e djegim vetë

RAUNDI I DYTË: RAMBUJE ZHVENDOSET NË EVREUX TË FRANCËS Kadare: Kosovën po e djegim vetë Në faqet 3-5

Si mund të shpëtojmë PS

EDITORIAL Ilir META Një hartë e botuar dje në gazetën tuaj lidhur me raportet gjeografike të tre “grupimeve rivale” për Kongresin e ardhshëm të PS-së sikur donte të institucionalizonte “ndarjen” e përfolur aq shumë brenda PS në prag të Kongresit të ardhshëm. Por një hartë e tillë është deri diku e besueshme për lexuesin e thjeshtë, por edhe për socialistët e bazës që për të njëjtin problem dëgjon disa qëndrime të ndryshme, dhe pasi hutohët, nuk do të besojë se kjo është ndarje apo luftë për pushtet, por ka dëshirë të ngushellohet me mendimin e mirë se po thellohet më tej demokracia në Parti dhe se gjërat do të rregullohen një ditë. Duket qartë se të gjithë ne, drejtuesit e Partisë Socialiste po abuzojmë me shpresën e mirë të 1 milion votuesve të PS-së “udhëheqja” do të gjejë zgjidhjet më të mira, por ja të presim edhe pak. Edhe durimi pak e nga pak po soset. Situata e vështirë ekonomike e sociale në të cilën gjendet vendi, ndërlikimi i mëtejshëm sjell krizën në Kosovë, a thuase ka mangut edhe gjendjen në të cilën është partia jonë e socialistëve shqiptarë. Zhvillimi i Kongresit të tretë në qershor, si doqoftë bart edhe një shpresë të cilën duhet hatë shndërrojmë në besim dhe jo në zhgënjim; atë se socialistët do të jenë në gjendje të reflektojnë për dy vitet e para të qeverisjes së tyre në mënyrë që të krijojnë besimin e duhur në elektorat se më mirë do të qeveriset në dy vitet e ardhshme. Socialistët nuk duhet të kenë nevojë për një garë individësh apo grupesh, se kush bën më shumë delegatë apo rrethe me vete për në Vijon në faqen 4

Paratë e mafias shqiptare 123 milionë $ në Bankat e Italisë

DOSSIER Paratë e mafias shqiptare 123 milionë $ në Bankat e Italisë Në faqen 12-13 Paratë e mafias shqiptare 123 milionë $ në Bankat e Italisë

Gratë shkodrane me divorce fallso

Në faqen 11

Transformatori nga Kina ngec me trenin në tunelin e Lezhës

Transformatori i ardhur nga Kina për Hidrocentralin e Fierzës ngec në tunelet e Lezhës. Njerëzit e Drejtorisë së Hekurudhave s’kanë marrë parasysh lartësinë e tuneleve kur kanë vendosur që gjeneratorin 125 tonësh të kalonte me tren poshtë tyre. Në faqen 14