09/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 mars 1999

Zani: Lamtumirë Burg

GJITHÇKA NGA GJYQI I DJESHËM DHE PROFETËSIA E NËNËS SË MYRTEZAIT . Zani: Lamtumirë Burg. Përse lirohet i famshmi i Vlorës. “Nëse rreth gjykatës ditën e hënë do të ketë shumë policë, ndaj Zanit do t’i jepet një dënim i rëndë, por nëse numri i policëve do jetë si zakonisht, atëherë Zani do lirohet”. Sigurisht njeriu që ka thënë këto fjalë s’ka qenë profet, por thjeshtë vetë nëna e Zanit, e cila duket se e ka parandier lirimin e djalit të saj nga burgu. Dhe vërtetë ujërat kanë rrjedhur ashtu siç i ka parashikuar gruaja plakë nga Vlora, kur pas përfundimit të konkluzioneve përfundimtare të prokurorit është kërkuar nga akuza që kapua i Çoles të dënohet vetëm me ditët e paraburgimit. Në faqen 9. Nano-Majko dueti filloi. Në faqen 3.

Ku i fshehin paratë shqiptarët

EKONOMI . Ku i fshehin paratë shqiptarët. Niveli i depozitave të kursimeve të popullatës në muajin shkurt në Bankën e Kursimeve ka arritur në 118 miliardë lekë të reja ose mbi 750 milionë USD. Të gjitha këto para “flenë” në kasafortat e Bankës, pse ajo është ndaluar nga Banka e Shqipërisë... Në faqen 10.

Thaçi sot në Washington

GARANCIA . Thaçi sot në Washington. Kryetari i delegacionit provizor të Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur sot drejt Washingtonit, ku do të takohet më disa prej autoriteteve më të larta të SHBA, nga të cilët pritet të marrë garanci për nënshkrimin të marrëveshjen së paqes që ofroi Grupi i Kontaktit në Rambuje. Në faqet 4-5.

Berisha: Gati për zgjedhje

DJE KRYESIA . Berisha: Gati për zgjedhje. Berisha përgatit PD-në për zgjedhje të reja. “Vendi po përjeton një katastrofë të pamohueshme, prandaj duhet të përpiqemi të parashtrojmë alternativa tonat që t’u dalë zot perspektivave të ardhshme, të cilat kërkojnë sakrifica nga të gjithë”. Në faqen 2.

Stacioni fundit i prostitutave

. Stacioni fundit i prostitutave. Gjirokastra stacioni i fundit ku kalojnë prostitutat shqiptare për në Greqi. Shteti i policisë kriminale në komisariatin e policisë në Gjirokastër, Muhamet Dyrmishi, thotë se Gjirokastra është trampolina e kalimit të femrave të ardhura nga qytete të ndryshme të Shqipërisë... Në faqen 17.

Konsullatë italiane me kushte

. Konsullatë italiane me kushte. “Italianët janë të gatshëm të ndërtojnë konsullatë në Durrës, por me kusht që atyre të jepet ndërtesa në të cilën është vendosur Drejtoria e Përgjithshme e Hakurudhave”. Kështu ka thënë dje kryebashkiaku i Durrësit Arqile Gorea, sipas të cilit, pas negociatave të shpeshta me qeveritarët... Në faqen 16.

nesër shorti i tretë

. Rregullorja. 1. Ruaje këtë kopje të gazetës në numrin tënd të garës. 2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte dhe të diel. 3. Të hënën 8 Mars, shorti i tretë në TV KLAN për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN. • Më tepër informacion në faqet e brendshme të gazetës. i d(h)unë iTALiNë. Gazeta Shqiptare. Numri juaj i garës për sot. SERIA EF. 191284.